Rreth Artikullit

Autori

CIKEL POETIK PER ÇAMERINE – Agim Desku

POEZI
CIKEL POETIK

Agim DESKU

ÇAMËRIA

Sonte
Për çfarë të shkruaj
mbrëmjeve me zjarrr lirie
Çka i duhet pranverës ky zjarr
që vërbon sytë e nënave.

më thuaj Ti, Atdhe
ç`të shkruaj sonte
për lirinë time
pa Çamërinë

JO.
Nuk e nënshkruaj
kurrë pasaportën
pa miken çame.

Nuk e dua lirinë i vetmuar
pa flamurin kuq e zi
të valvitur me shqiponjë
në Çamëri.

As kokën pa tokën
denbabaden iliro-dardane
që ma vodhën zotnat e .
Kur kishte heshtur
diku në dhe e diku të.

Sonte
jam zgjuar të shkruaj vargje
që ngacmojnë heshtjen
e njeriun tonë
ta zgjojnë
ëndrrat për liri.

Që na shtrohet pallateve
ngjyrë gri
Gjysmëgotash herë të zbrazura
metropoleve evropiane.

Të dehur ngrenë dolli
për fjalën tonë të heshtur
Sikur edhe unë i dehur
me shekuj
edhe pse i robëruar
me fjalë e me shpirt.

Sonte
kam të drejtë të jetoj
e të kërkoj liri për Iliri
ku denbabaden
isha zot vetë,
isha iliro-dardan
isha Çamëri,
isha Kosovë e Tetovë
isha Preshevë e Malësi
isha vetë Iliri
isha Shqipëri.

Sonte
jam vetë zot e Kastriot
jam Mic Sokol e Adem Jashar
jam Kosovë e Rugovë.

Sonte
jam Preshevë e Tetovë
jam Malësi e Çamëri
Sonte
jam shqiptar e jam Shqipëri.

Fjalë e pathënë

Në sytë e mi
kur bie shi pranverave
vijnë zotnat
të luftojnë me ëndrrat
që m`i vodhën buzëqeshjet
e vargut të lirë
për fjalën e pathënë
që s`ma kthyen kurrë
as kur isha roje
në Kullën e bacë Ademit.

Erdha në pritje të tim biri
që t`i gjëjnë gurët e Kosharës
e t`i kthejnë në murët e Rozafatit
aty ku ishin shekujt e Bogdanit
që gostitnin miqtë
në amfiteatrin e Apollonisë në Durrah
duke shijuar tragjeditë ilire
në skenat e Dardanisë
aty ku nuk bie kurrë përdja
e aktit të parë ,as të dytë.

Më thuaj zot për aktin e tretë
ku do të mbetem unë e ti.
Në cilin varg do të takohemi
me atdheun e brezave të mi.
Po , nuk vritet bre,
me asnjë çmim nuk matet.
Ai jeton në secilën zemër
të njeriut me plis të bardhë
nëpër secilën fole të shqipeve
deri në Çamëri,
ku zotnat do ta shkruajnë
emrin tim
në çdo faqe lapidari.

Sonte
a do të mësohem
me buzëqeshjet çame,
me këngët,me lotët
për pak liri,
për pak atdhe shqip,
për pak Shqipëri.

Për emrin Shqipërim
që lind çdo ditë
me flamur kuq e zi
Dhe vdekjen e kërkojnë
diku nëpër folet e shqipeve
Si fjalë të pathënë
për uratën e zotnave.

Në pritje të më bekojnë
me formulën e pagëzimit
me emrin e bijëve të mi ushtarë
që i thyen gurët në Koshare.

Të takohemi vetëm pranë luleve
që nuk dinë ç`është pikëllimi,
duke ngritur dolli
me verë dashurie
me miken time V(democraci)
Që të dytë vdesim ngapak
për atdhe
e për ma të bukurën e fjalës dashuri.

Edhe për diçka
që burimin e kanë
të krojet e zanave
aty ku pinte ujë
edhe bacë Ademi.

Ku Nënloket tona
rrisnin burra atdheu
e thurnin balada trimërie.

Për lirinë u zunë
me shekujt e djallit
pa lot në faqe
si shqipe mali.

Dhe kujtojnë fjalët e pathëna
me të vetmin emër,
lapidar e
Nënë e Atdhe
që mundin çdo fjalë
e çdo dashuri.

PRANVERAT SHQIPTARE

E kam pёr zemёr
ta dua Shqipёrinё
deri nё Preshevё,Malёsi
e Çamёri pa liri.

Nё Kosovё
si nё Shkup e Tetovё
jemi Shqipёri.

e kam pёr uratё
t`i lutёm Zotit
t`i ruaj shqiptarёt
nga tё kёqijat e shpirtit tё vetёvetёs.

Nga kjo pikё e dobёt e jona
Dhe shёroji paqi uratёn o zot
nga mendjemadhёsia
apo nga vuajtjet
e robёrimit shekullor.

Nga liria e vonuar
e pёrgjysmuar
pa lirinё e Çamёrisё.

Pas shumё viteve
e kuptoj
Fishtёn dhe Konicёn
qё e deshtёn Shipёrinё
ma shum sё vetёn.

Sot
i kuptova edhe martirёt
Pёrse u bёnё Atdhe e Shqipёri
tё ndritur nё pёrjetёsi.

Emra tё shkruar
me shkronja ari
Ushtri çlirimtare.

Nё secilёn zemёr
e emёr
tё fisit tim
shqiptar
Edhe nё Malёsi,
Preshevё
E Ç A M Ë R I.

Tags:

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.