Rreth Artikullit

Autori

Zaptimi i Mesologjës – Poezi te vjetra nga Çameria

Olsi Jazesxhi

Poezi çame mbi luftën greko – osmane të fillim shekullit të 19 kur shqiptarët shtypën terrorizmin grek. Poezia i kushtohet luftës së Mesollongjisë ku osmanët me në krye Ibrahim Pashain humbën. poetit faj në këtë humbje kishin donmetë që ju sollën belanë muslimanëve.

Hamd e shuqre pa nihajet
Zotërisë,Perëndisë
Që n'arriu,na dha hidajet
Në besë të turqërisë

Edhe salavat,edhe selam
Përmbi hazrenë Muhamed
Ja Rab,të jetë mudam
I pasosur kurr' ebed

Pas hamdas e besmelesë
Edhe pas salavat e selam
Epi nusret halifesë
Q'është veqil në dini

Ja Rab,umrë sulltanit
T'ia shtoç edhe nusretnë
Q'i për hakë dushmanit
Ruanë edhe gjith' ulqenë

Që nisi e bëri tertib
E dërgoi Rumelinë
Kaurrit i erdhi galib
I shtrëngoi e u dha Frëngjinë

Rumelija si ezhderi
U përpoq ditë dhe natë
Ndose pse iku asqeri
Ndose mbet dhe pa armatë

Mashallah,hallall i qoftë
E dëftoi trimërinë
Zoti mos e turpëroftë
Që dajandisi urdhinë

Dhe më në bisht bëri sebeb
Zotërij' e Perëndisë
Q'i vate fermani dovlet
Vezirit Arabërisë

Edhe ai bëri itaat
Çunq ka mansib Misirrë
Tertibnë e bëri ifrat
Nisi e dërgoi të birrë

Elif,Allah,erdh vadeja
Dhe sahat i Perëndisë
Në dizet e një seneja
Nusret ju dha Turqisë

Ba – Bajraku i shehadetit
Hipi malë minaresë
Kriqi ra në fund të detit
Kuarrët i prunë në besë

Ta – tajin bëri sulltani
' e Arabërisë
Açik i vate fermani
‘Epu nizam kaurrisë!'

Tha – thirri veziri vetë
Haxhi Ibrahim Pashanë
‘Trimërija njihetë
të lëftoç me din dushmanë!'

Xhim – Xhaiz e pa dovleti
Na dërgoi dhe donmenë
Irz në faqe s'na mbeti
Veçë të vëmë takatnë

Dhe ata bënë tahminë
Anë mb'anë,ngado qenë
Kriqinë deshnë t'e ngrinë
Të ulinë shehadetnë

Perëndija s'e pa xhaiz
Edh' na dërgoi belanë
Mesolongjia u batërdis
Ç'ishin brënda nishan z'dhanë

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.