Rreth Artikullit

Autori

PATRIOTIZMI SHQIPTAR DHE… REZOLUTA ÇAME

Sapo festuam 100 vjet shtet. Shqiptarët mbushën sheshet e festuan jo vetëm në qytetet e Shqipërisë, po anë e mbarë botës ku flitet shqip e rrjedh në vena gjak shqiptari. Kënduan, kërcyen, uruan, u njohën nga afër me Rita Orën, e panë dhe shijuan me duar e këmbë tortën e pavarësisë, fishekzjarrë, gjithandej kuqezi. Por pa kaluar akoma ethet që na mbërthyen teksa shikonim në ekrane e lexonim editoriale e qoka pa fund të politikbërësve tanë për 100-vjetorin e pavarësisë, thuajse u përlotëm. Të ishin vërtet aq patriotë, apo e donte zakoni?! Teksa flitet çdo ditë e më shumë për rezolutën çame dhe mundësinë e votëbesimit të saj nga deputetët, të zgjedhur për të përfaqësuar këtë patriotizëm në Parlamentin shqiptar, më në fund do ta shohim se sa kuqezi do të jenë kur të ngrenë kartonët dhe të japin votën për këtë rezolutë. Po të shfletosh programet e partive të ndryshme që na kërkojnë votën sa herë duhen mbushur kutitë e votimit, shumica prej tyre e kanë në programet e tyre, por se sa të vetëdijshëm janë e këtyre programeve edhe kjo do të shihet nga mbarë populli në momentin e votimit të kësaj rezolute. E ç'është kjo rezolutë e përfolur kaq shumë? E thënë thjesht për ta kuptuar të gjithë, miratimi i të të mohuara të komunitetit çam, miratimi i së cilës na afron më shumë me Europën, na bën të ndihemi më krenarë e të tregojmë para gjithë botës, që shqiptarët janë popull me dinjitet dhe nuk e lejojnë nëpërkëmbjen. E si mund të guxojnë përfaqësuesit e këtij vendi të jenë kundër të drejtave të popullit të tij, të mbajnë peng dinjitetin e një komuniteti, të drejtën dhe amanetin e mijëra njerëzve që u përzunë nga streha e tyre, u plaçkitën e u lanë në mëshirë të fatit. Si mund të mos u bëjnë përshtypje lotët dhe barku bosh i qindra foshnjave, të drejtën e mohuar të rriteshin e lumturoheshin në vendin e tyre apo pleqve e plakave të cilëve iu mohua e drejta të mbyllnin sytë në strehën e ngritur me aq mund e djersë. A mund të quhet shqiptar ai që mendon ndryshe, ai që jeton e paguhet me taksat e popullit shqiptar, por lobon kundër kësaj rezolute? Kemi votuar ne politikanë që dalin kundër vullnetit të popullit të tyre? Do ta shohim kur kjo rezolutë të shkojë në Parlamentin “shqiptar”? Çështja çame është tashmë e njohur për të gjithë. Ka vite që përfaqësues të këtij komuniteti e kanë ngritur këtë çështje brenda dhe jashtë vendit. Kanë prezantuar dhe bërë publike pikat e kësaj rezolute. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata “Çamëria”, e kanë pasur kryefjalën e fjalës çështjen çame, jo vetëm në kohë fushate por, çdo ditë dhe . Çështja çame sot është çështja e secilit nga ne, e të gjithë atyre që flasin e mendojnë shqip, është çështja e të gjithë shqiptarëve. Kjo është sprova para së cilës nuk duhet të trembeni për të votuar PRO, por duhet të ndiheni krenarë që po ju jepet mundësia për të qenë njëzëri më të bashkuar se kurrë, për të drejtën dhe shpirtin e atyre që veç një Zot e di se si i mbyllën sytë. A mund të jesh kundër popullit tënd kur ai të thërret për t'i dhënë një dorë? Jo! Është më e drejtë të votosh për të drejtën e vendit tënd pa menduar se ç'thonë “komshinjtë”? A nuk është më mirë të shohësh nga “porta jote e brenda”? Është bërë punë kolosale nga diplomatët tanë ndër vite për të ruajtur një fqinjësi të mirë, sidomos me vendet që ndajmë të njëjtët kufij, por sot, kjo punë po kaq e madhe duhet bërë për të mbajtur të bashkuar shqiptar. Sot ky popull nuk duhet të dyshojë për votën pro rezolutës çame, por duhet të shohë një mbështetje “all inclusive” me 140 vota! Si një qytetare e thjeshtë dhe dashamirëse e vendit tim, mendoj se është koha t'i themi PO kësaj rezolute dhe madje të falënderojmë nismëtarët: Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri, Tahir Muhedeni e shumë mbështetës të tjerë, falë të cilëve mbarë populli u njoh me vuajtjet e këtij komuniteti të shkaktuara nga shteti grek. Këta nismëtarë nuk kërkojnë asgjë më shumë, veçse çka i takon këtij komuniteti, mbështetje dhe dinjitet nga ata që ndihen vërtet shqiptarë! Vota PRO nuk është mëshirë po një detyrim i madh dhe shumë i vonuar për shqiptarët e Çamërisë! Kush politikan mund t'i mohojë një të drejtë popullit të tij? Të ketë akoma diktatorë të fshehur që u kemi dhënë të drejtë vote në Parlament dhe përfaqësi lartë e poshtë nëpër botë, të na përfaqësojnë? Is show time! Por deri në festimet e 200-vjetorit të pavarësisë do jetë festë e , por do jetë shumë vonë!

Comments are closed.