Rreth Artikullit

Autori

PARAMITHIOTET DHE GJUHA E TYRE!

 

Ne memorandumin e delegateve shqipetare te Lidhjes Shqipetare te Janines drejtuar Salsberit me 12.05.1879,butuar ne(Blue Book,Grecce, Nr.1, 1878,dok.225) ku protestohej per vendimet e padrejta te kongresit te Berlinit te vitit 1878,qe i shkeputi padrejtesisht Shqiperise etnike mjaft toka citojme:”Greqia u zgjerua per afro 9275 km2 toke shqipetare.Popullsi a e Epirit ne 1879 perbehej prej 650.000banoresh dhe prej tyre 74.000 grekofoles,deshmi kjo qe mund te provohet jo me origjinen greke por me mungesen e nje alfabeti te shqipes.”
Keta 74.000 banore qe flisnin gjuhen greke ishin shqipetare etnike, te flakte,qe ne ate kohe jetonin ne qytetin e Paramithise dhe ne malesine e ketij qyteti,ne Sul e diku tjeter.
Po cila eshte kronologjia e shfaqjes se gjuhes greke ne banoret e qytetit te Paramithise? Si arriti greqishtja t'i zere vendin gjuhes shqipe ne gojen e atyre njerezve qe s'reshten asnje cast se luftuari per shqiptarizmin? !
Flitet per paramithjotet, banoret e kryeqendres se Camerise,informacio ni per te cilen ne opinionin e sotem shqipetar eshte ende i paket,ndaj per te sqaruar shfaqjen nder ta te gjuhes greke,duhet ti referohemi kronologjikisht historise.
Po tu referohemi autoreve te lashte greke si Straboni:”Kufiri verior i kombesise greke dhe i gjuhes greke fillon ne bregun jugor te gjirit te Artes.Po kete perserisin dhe autoret e tjere greke si Herodoti dhe Tukididi qe e etiketojne popullsine e atehershme jo helene me termin “barbare”.Ky emertim i atehershem ishte i barazvlefshem me fjalen i “huaj”.Tukididi duke folur per heladen thote se ajo nuk ekzistonte me pare dhe se “emrin” ja dhane asaj ,sipas emrave te tyre fiset e ndryshme,me teper pellazget.Albanolog u austriak Hahn ne vepren e tij “Studime shqipetare” botuar ne Vjene ne vitin 1854 thote:”Iliret kane qene nje nga deget themelore te popullsise se sterlashte ballkanike,qe qendronte me vete,pa asnje lidhje fisnore me greket e vjeter dhe se ilirishtja eshte nje gjuhe pellazgjike ne kuptimin e gjere te fjales.”
Ishin po keta historiane te ndritur te greqise se lashte si Herodoti,Tukididi, Straboni, e tjere qe Epirin e konsideronin pa asnje ekuivok si territor te banuar nga ilire.Greket e lashte ua njihnin fare bukur menyren e jeteses ketyre fiseve,pasurine dhe vlerat morale te tyre dhe ushqenin nderim dhe tolerance ndaj kesaj popullsie dhe fese se saj.Greket antik nuk i ngaterronin kojnete dhe formacionet shteterore epiriote me ato greke.Madje as perfaqesuesit e shquar si Pirroja e te tjere nuk i bene eline dhe as me pak nuk i futen ne Panteonin frek.Edhe ne periudhen e bizantit etnia e epirioteve mbeti po ajo qe ishte me gjithe ndryshimet ne strukturen sociale dhe politike.As gjuha,as zakonet e epirioteve nuk u perzien me ato te grekerve.Makrostruk tura bizantine dhe pse si gjuhe zyrtatre kishte greqishten,megjithe se kishte dhe gjuhe te tjera zyrtare nuk i asimiloi aspak etnite qe jetonin ne te.Ajo ishte mjaft tolerante ne shume aspekte dhe kanonet e pergjithshme administrative e sociale nuk munden te zhduknin autonomine dhe vecorite e popujve qe jetonin ne bizant.
Loran Pukevili(1770- 1838)konsull prane oborrit te Ali Pashait ne studimet e tij mbi epiriotet permend qe nje pjese e ketij ilir quhet Eamis.Prej ketij populli rrjedh dhe mori emrin popullsia came.Megjithate te tjere studiues kembengulin qe popullsia came e mori kete emer ne lashtesi nga lumi Thiamis.
Ne vitin 1320-1362,perandori bizantin Jan.VI Kantakuzeni ne vepren e tij ka shkruar per konfliktet direkte me shqiptaret kete e theksojne dhe historiane te tjere si Laoniku,Dukas, Franza,e tjere.Keta historiane tregojne se shqipetaret ishin forca kryesore politike,luftarake e gjysmes se dyte te shekullit te XIV.
F.S. Noli tregon per ndikimin e fese katolike ne shqiperi,pas ardhjes se kryqtareve dhe dominanteve veneciane dhe napoletane,si kunderveprim i bizanteve dhe i serbeve.Ne shekullin e XV kishte rreth 18 peshkopata te ritit latin.Ajo luajti rol ne bashkimin kombetar dhe ndihmoi lidhjet shqiptare me boten e krishtere evropiane.Ne kete kohe perfaqesohet katolicizmi nga Zenebishtet e Gjirokastres, Mazareket e Camerise,Shpatajt e Nartes(1354) ne kete kohe Gjergji i pare Balsha ngjall nje perandori Iliriane e cila ishte pese here me e madhe se shqiperia sot,duke u shtrire nga Kosturi ne jug,Dalmaci, Shebenik ne veri,Adriatiku ne perendim,duke perfshire nje pjese te madhe te Maqedonise ne Lindje.
Ne jug pertej Gjirokastres niste despotati i Nartes,i cili permblidhte tere Camerine dhe zgjatej pertej Etolise,Akarnanise deri ne zemer te greqise.
Ne vitin 1354 luften e pavaresise kunder serbeve,bizantineve ,napolitaneve, grekerve e deklaron ne jug Pjeter Losha nga Mazreku i camerise dhe Gjin Bue Shpata i Artes,po cam.Keta te dy me kalorsine e tyre te shpejte,te lehte dhe te manovrueshme pushtuan dhe debuan cifligaret bizantin dhe greke nga krahinat e Akarnanise,Etolise dhe te Thesalise.Historian i bizantin me origjine greke Laonik Halko Kondili ndermjet te tjerave thote:”Shqipetaret nen udheheqjen e Gjin Bue shpates,marshuan drejt lindjes,nenshtruan Thesaline dhe nje pjese te Maqedonise,sulmuan akarnanine,kapen dhe vrane sundimtarin e saj Isakun”.Ne vitin 1358 u be beteja ndermjet shqipetareve nen udheheqjen e Gjin Bue Shpates deh forcave bizantine e aleateve te tyre te udhehequr nga despoti i tyre Nikofor.Beteja u zhvillua ne vendin e quajtur Aspropotam(Akeolas) dhe perfundoi me shpartallimin e plote te forcave bizantine dhe aleateve te tyre.Beteja te tjera u perseriten kunder shqiptareve ne vitet 1380-1384-1385; te gjitha u fituan prej tyre.Ne 1385,ne betejen me shqiptaret vritet despoti serb i Janines,Thoma Preluboviçi.Vendin e tij e ze Izaul Buendelmondi me origjine Italiane.Izauli i trembur nga rritja e fuqise se shqiptareve pergatit nje ushtri me mercenare turq dhe greke dhe ne vitin 1390 sulmon Gjin Bue Shpaten,por shpartallohet prej tij dhe terhiqet me panik.Izauli i drejtohet prape per ndihme Sulltan Bajazitit I.Keshtu vazhduan disa beteja te udhehequr nga komandant te zot turq si tirmurlashi, Melkushi, Joan Uroshi dhe nga Karl Toko.Te gjitha betejat perfunduan me fitoren e shqiptareve. Ne vitin 1396 Gjin Shpata thyen perseri ushtrine turke te derguar nga sulltan Bajaziti me ne krye komandantin grek Evronozi.Ne 9 prill 1399 ne nje beteje ne Mesopotam te Delvines shqiptaret e shkaterrojne ushtrine e Izaulit duke e zene rob vete ate dhe arkondet e tij.
Me 29 nentor 1399 kryezoti cam Gjin BUe Shpata nderroi jete.Me 1403 djali i Gjin Bue Shpates,mavrik Shpata pushtoi Janinen,te cilen e mban deri ne vitin 1418,kur vritet ne lufte  me Napoletanin Karl Toko.Ketu merr fund sundimi i Shpatajve te Camerise qe mbreteruan per 60vjet.Noli per kete kohe ka shkruar:”Kur u permbysen Balshet dhe Shpatet,te tjere kapedan shqiptare zune vendin e tyre per t'u bere balle sulmeve turke
”Bera keto sqarime per te argumentuar se qe nga lashtesia deri ne vitet e pushtimit turk;edhe ne ato raste kur kane qene te detyruar te pranonin pushtetin e ndonje pushtuesi,haraç in,popullsia came e ka dhene ne maje te shpates,duke ruajtur te paprekur doket,zakonet, gjuhen,autoktoni ne e tyre.Kete e verteton edhe regjistri kadastral i vitit 1582-1583 i Kazase se Delvines,i perkthyer nga origjinali turqisht nga orientalisti i shquar i vendit tone Vexhi Buharaja,me 25 prill 1973.
Ne kete regjister kadastral shkepusim regjistrin e Sanxhakut te Delvines,te vitit 1582-1583,ku perfshihen edhe 64 fshatra.Aty jane te regjistruar  te gjithe kruefamiliaret dhe te pamartuarit, meshkujt dhe vejushat e cdo fshati.Po citojme dicka nga ky regjister.Fshati i Sharatit,katund cam,disa kilometra nga bregdeti jon.Faqja 246 po botojme emrat e mbiemrat e fshatrave te ketij fshati qe jane perfshire ne kete regjister osman:Nik Nikoli,Nikol Gjini,Dol Nika;Pal Gjini,Kost Mehilli,Gjik Ded Zhupo,Gjok Qesari,Martin Kohemeni,Nikolla Zhupo,Lisimad Meladeni,Dhimo Kolo,Ded Gjini etj.Nga keto emra vecojme emra te periudhes ilire:Emri Dhimo eshte shkurtim i emrit Dhimiter.Ky shkurtim i tille gjendet vetem ne gjuhen shqipe.(origjine pellazgjike) .Sipas Nermin Vlores ky emer rrjedh nga Dhe-Miter,qe do te thote dhe-nene.Emri Kost buron nga Kostandin eshte emer i pashquar me prejardhje Ilire.Ne shqip ka dhene Koçi,Koço,Kostandin, Kondi,Kosta dhe Ndini.Dede rrjedh nga Dida,emer vetjak ilir.Studiuesi H.Krane na kallzon se Dida eshte emer ilir.Maksimilijan Lamberci emrin Deda e sheh si reflektim  nga antroponimi me i hershem ilir Dida.Sipas R.Docit,ai gjendet ne formen e hershme edhe sot,buze lumit Kline;shtepite e Didajve ne Dide te Prizrenit.Po ti shtojme ketyre dokumentave toponomastiken e Camerise te ruajtur me kujdes deri ne vitin 1944 arrijme ne konkluzionin se ne gjithe hapesiren came,natyrshem edhe ne ate te Paramithise, deri ne fillim te shekullit 17-te e 18-te pushtuesi osman ndaj popullsise came ndoqi politiken mikluese.Per ti bere per vete kleret e fiseve me te permendura u dha atyre tituj dhe ofiqe dhe ua shtoi cifligjet ne zoterim,po asnjehere nuk ja arriti qellimit.Camet edhe pse u muslimanizuan asnjehere nuk e pranuan pushtimin turk.Agallaret e pasur te camerise ne ate kohe ishin vendosur ne qytetin e Paramithise, i cili per nga pozita gjeografike ishte pothuaj ne qender te camerise.Paramithia ishte e fortifikuar me kala.Fuqia ushtarake e krereve te Paramithise ishte e tille sa ne rast lufte mund te mobilizonin dhe te mbanin ne kembe nje ushtri prej 3mije ushtaresh.Deshira per pavaresi nga turqit i kishte ndergjegjesuar parine e qytetaret e Paramithise se per te ndertuar nje shtet te pavarur nga perandoria turke krahas te qenit luftetar duhet te ishte dhe i mesuar.Mungesen e nje alfabeti shqip duhet ta kene ndjere tek hodhen syte nga te nxenit e gjuhes greke.Kete e deshmon dhe fjalori greqisht-shqip i shkruar ne dialektin cam i Marko Bocarit.Per hartimin e ketij fjalori Marko Bocarin e  ndihmoi i ati,xhaxhai dhe vjehrri.Te dhenat tregojne se fjalori u shkrua nga Marko Bocari ne pranine e Pukevilit,me 1809 ne Korfuz.Fjalori permban 1494 fjale shqip dhe 1701 fjale greqisht,te parenditura alfabetikisht deh te shkruara ne alfabetin grek.Ky fjalor na ndihmon te veme re se greqishtja si ne Suk si ne Paramithi sapo kishte filluar te mesohesh.Kjo shpjegonte me mosperputhjen e formave gramatikore( ne shqip folja eshte ne kohe tjeter nga folja ne greqisht).Mungojne teresisht shenjat e pikesimit.Pamvaresi sht mangesive,lenda qe permbledh fjalori eshte e mjaftueshme per te hedhur drite mbi dialektin cam deh vecanerisht ne te foluren e banoreve te Paramithise, te fundit te shekullit te 18-te dhe fillimit te shekullit te 19-te.Grupet e vjetra kl,gl,karakteristik e edhe sot ne dialektin cam gjenden ne nje numer te mire fjalesh ne fjalor:klishe( kishe),i glate(i gjate),glisht( gisht),klumesht( qumesht), gluhe(gjuhe) .
Ne fjalor ka nje numer te mire fjalesh qe vijne prej autoreve tane te vjeter:kuvend, psheh,petki, smunde,kulet, shpirt,perse, marmur,mund..
Ne fjalor gjendet dhe nje numer fjalesh me interes per te kuptuar ngritjen kulturore,juridike te qytetareve te asaj kohe.Kete e shohim tek termat ligjore,gjuhesore qe permenden deh ajo c'ka ka me shume rendesi eshte perdorimi i fjaleve te sferes kuptimore-abstrakte :kerkim,madhesi, i pa pune,i pa mase,nderim, lajthim,gezim, dhurim,deshirim.
Pra fjalori i Marko Bocarit verteton se ne kryeqendren e Camerise,Paramithi krahas gjuhes shqipe kish filluar te perdorej deh greqishtja,thjesht si domosdoshmeri por te perdorur alfabetin e saj per te pervetesuar dijet e perparuara te kohes.
Ne 1804 camet hyne ne aleance me Teodor Bithgurin e Ali Farmaqin per te krijuar nje shtet te pavarur.3mije came rroken armet..Po qellimi i tyre per rrethana te caktuara nuk u arrit.Kaq i madh ishte ndikimi i parise se Paramithise ne jeten politike te kohes sa sundimtari i Janines,Ali Pashe Tepelena,preferonte t'i kishte aleate sesa kunder.Clirimi i Serbise,Greqise, Bullgarise nxiti ne shpirt te paramithioteve deh te gjithe popullit cam deshiren per ta afruar sa me pare diten e pavarsise.Femijet e familjeve te pasur te paramithioteve filluan te studionin ne shkollat me te mira greke dhe turke.Kjo dha dhe rezultatet e saj.Ne paramithi filloi te grumbullohet elita e intelektualeve cam.Nga radhet e kesaj inteligjence dolen figura te tilla si Abedin Dino,Ali Dino emrat e te cileve kane mbetur ne enciclopedite e shume shteteve te botes.Ne 1878 ndodhi ajo qe s'duhej te ndodhte.Kongresi famekeq i Berlinit i shkeputi Shqiperise 9275 km2 toke shqiptare.Popullsia e Epirit ne kete kohe sic e kemi cituar me lart perbehej prej 650.000 banoresh.Prej ketyre 74000 flisnin greqisht.Keta greqisht foles ishin te qarkuar ne nje rreth ku shtrihet Suli dhe Paramithia e diku tjeter.Po ndothte ajo qe ndodhte ne sferat aristrokate ruse te shekullit te 18-te,ku frengjishtja ishte bere gjuhe e salloneve.Kjo vertetohet me dukurine se fshatrat shume afer camerise flisnin vetem shqip dhe pse kishin lidhje dhe krushqie me paramithiotet, te cilet edhe brenda nje fisi kishin familje came te krishtere dhe myslimane.Ne kete kohe ne boten shqiptare dhe ne ate evropiane e pertej,personalitet e si Abedin Dino e Hasan Tahsini ngiten lart emrin e camit.
Abedin Dino njohes  e zoterues me themel i dhjete gjuheve te huaja beri karriere te ndritur ne perandorine Osmane,sa arriti edhe ne postin e Ministrit te Jashtem.Po Abedin Dino ne rradhe te pare ishte shqiptar,liridashes deri ne flijim.Ne krye te Komitetit te Lidhjes Shqiptare per Jugun,Abedin Dino perpiqet te realizoj qellimet e vendimet e Lidhjes.Ishte largepamesia e tij, i diversionit grek ne Lekures te Sarandes.Ne saj te veprimtarise se tij,luftes heroike te popullit cam,Cameria nuk ra ne duart e grekeve.
Ne vitin 1895,kete personalitet te kultures se kohes,Akademia frenge e dekoroi ,e dekoraten “Palme”.Ne gjurmet e ketij atdhetari te madh eci i vellai,Veseli dhe i biri Rasih Dino si dhe personalitete te tjera te dala nga kjo familje e nderuar..Me 1911-1912 atdhetaret cam i kerkuan qeverise greke t'i mbeshteste ne kryengritjen antiosmane,ashtu sic kishin bere camet ne revolucionin grek.Qarqet zyrtare te athines vune kusht”qe kryengritja qe behej vetem ne veri te Shkumbinit”duke shprehur haptazi qellimet e tyre aneksioniste. Shovinistet grek nuk u mjaftuan vetem me fjale,por ndermoren veprime luftarake per arritjen e qellimit.Me urdher te Venizelles ceta te medha andartesh u drejtuan ne janine,Paramithi deh gjirokaster per te “mbrojtur popullsine kunder cdo ideje shqiptare”.Po andartet u shpartalluan si ne Cuke te Sarandes,ne Janine e sidomos ne Paramithi.Ne nje raport drejtuar komandes ushtarake greke ne thuhet:”2000 came sulmuan fshatrat e Frarit dhe u perleshen me trupat tona andarte,te cilat kerkojne perforcime urgjente”.
Camet u detyruan te mbrojne me gjak cdo pellembe te truallit te tyre.Ne nje telegram drejtuar Ismail Qemalit thuhej:”Ka tete dite qe Cameria perleshet pa meshire me armikun deri brenda ne qytet.Vendin e shume burrave te shquar e kane zene grate,te cilat marrin pjese direkt ne luftime”.Kur zhvillimi i ngjarjeve rivuri ne tryezen e bisedimeve ne Londer ceshtjen e ndryshimit te hartes ballkanike,delegaci oni shqiptar i kryesuar nga paramithioti Rasih Dino;mbrojti me vendosmeri pikepamjet e qeverise se perkohshme te Vlores.
Ne memorandumin qe ai paraqiti,nder te tjerat thuhej:”Populli shqiptar ka vuajtur nen sundimet e huaja.Ai eshte i bindur se e meriton respektin e kombeve perendimore, perparimin e te cileve deshiron ta zbatoje ne nje toke qe nuk kerkon tjeter vecse te shkoje perpara.Shqiperia eshte thellesisht e vendosur qe te behet nje element ekuilibri dhe paqeje ne Ballkan,meqe deshiron te bashkepunoje edhe ajo ne vepren e perparimit boteror dhe te zere vendin e vet ne gjirin e popujve te qyteteruar”( AIH.D.23- 36,DOK.NR. 36-98,date; 02.02.1913) .
Propozimet qe iu paraqiten Konferences se Londres per zgjidhjen e konfliktit,nuk i pranuan aleatet ballkanike.Me 13shkurt 1913 rifilluan luftimet ne te gjitha frontet.Ne 6mars,greket pushtuan Janinen.Ushtria Greke,e shoqeruar nga banda te medha andartesh,pushtoi camerine.Nje terror i pashembullt per te vendosur “hemogjenitetin etnik grek”.
Me dhjetera fshatra te Paramithise si Gardhiqi,Dragomia, Kamini,Karbunari e tjere u shkretuan;qindra shtepi u dogjen,u prishen lidhjet telegrafike, rruget,urat. Qe ne ditet e para te pushtimit u grabiten mbi 25000kafshe te trasha.Ne nje telegram qe i dergonin Ismail Qemalit perfaqesuesit e Camerise dhe te Delvines njoftonin:”Ata( greket)dhunojne nderin e grave,therin femijet ne sy te prinderve,ç'ka s'e kane bere as barbaret e mesjetes
. nga keto poshterime nuk shpetojne as te krishteret qe deklarojne se jane te kombesise shqiptare,vepra qe spajtohen me parimet e qyteterimit( AQSH f.71 D.2,dok,85-53, fl.12-13) “
Bandat kriminele vrane pa gjyq atdhetaret paramithiote Subbi Dino,Fuat Pronjo,Alush Gjyzeli e dhjetra te tjere.Me 19 mars 1913 nen kryesine e mitropolitit te Paramithise u be nje mbledhje e fshehte ne te cilen merrnin pjese Themistokli Ringa,me cilesine e kryetarit te organizates shoviniste”Ethniqi Eteria”,komandanti i Garnizonit Dhimitriadhi dhe prefekti i Floros,te cilet pergatiten listen e ekzekutimit te 78 atdhetareve me me influence te qytetit dhe 18 fshatrave per rreth.Per vrasjen e tyre u ngarkua udheheqesi i bandave Delianaqi.Atij ju vune ne dispozicion edhe 140kriminele nga Popova,Letrohori, Selani,Llabanica etj.Te 78 shqiptaret i mblodhen ne Skupice dhe nen preteksin se i kerkonin autoritetet te bisedonin per administrimin e krahines deh kthimin e pasurive te grabitura nga andartet,i cuan ne greminen e Liverit(afer Selanit)dhe i masakruan ne menyren me barbare.Jehona e ketij krimi makaber u perhap shpejt ne te gjithe Camerine.Ne Paramithi zija kishte shokuar burrat,te cilet heshtnin si te murosur.Grate vec cirrnin fytyren me klithma.Nuk nxirrnin nga goja asnje fjale.Krimi i peshtire u kishte peshtirosur gjuhen me te cilen merreshin vesh.Kurre me qarte ne ndergjegjen e paramithjoteve nuk ishte shpalosur konkluzioni i hidhur se alfabeti grek,vete gjuha greke qe aksidentalisht ishte bere gjuha e tyre,ne shpirt dha rezultat tragjik.Instiktivis ht vajtimi i 78atdhetareve u be vec ne gjuhen e shpirtit;vajtimtare t u zgjodhen gra te aferta me viktimat qe qanin vetem ne gjuhen shqipe.Ishte ajo dite e vrasjes makabre te 78krereve atdhetare,qe i beri paramithiotet te dilnin ne konkluzionin se shkujdesja kolektive deri ne harrimin e gjuhes nuk justifikohej me mungesen e alfabetit shqip.Qe nga ajo dite hapja e shkolles shqipe per paramithiotet u be nje aspirate,nje klithme e gjakut.E per kete tanime duhej te punohej ne cdo ore.Dhe ja paramithiotet ende greqishtfoles te etur per te artikuluar shqipen zgjodhen nje menyre tradicionale. Me 1917,kur gjithe Evropa ishte e perfshire ne Luften e Pare Boterore,mijera luftetare paramithiot ngriten ne Paramithi flamurin tone kombetare.Ne kete dite te shenuar kreret paramithiote te krishtere dhe myslimane i dhane fjalen avokatit Spiro Calluka te shpaloste shqiptarizmin duke mbajtur nje fjalim.Spiro Calluka i perseriste femijeve te paramithioteve: “Mesoni,mesoni ne shkollat shqipe.Shqiperia ka shume nevoje per ju.” Qeveria greke e vendosur per te arritur qellimin e saj per helenizimin e tokave te aneksuara padrejtesisht, me 30janar 1923 hyri ne marrveshje me qeverine turke per shkembimin e popullsise myslimane came me greket e Azise se Vogel.Kjo e thelloi me teper revolten e cameve.Rrethet patriotike came  e ngiten  zerin e protestes ne forumet me te larta te asajt kohe,”ne keshillin e kombeve”.Kjo beri qe ne shtator te vitit 1924 me vendim te keshillit te kombeve te anullohej marreveshja greko-turke ne baze te traktatit te vitit 1920,qe kishin miratuar Fuqite e Medha.Pas kesaj greket e Azise se Vogel qe me force kishin zaptuar shtepite dhe pasurite e cameve ne disa fshatra myslimane te paramithise u detyruan ti linin shtepite e cameve dhe te zhvendoseshin ne Maqedoni.Pas kesaj,camet e vecanerisht paramithiotet, u vune nga qeveria greke ne nje survejim te eger.Vrasjet e patrioteve u bene te zakonshme.Pushtimi i Shqiperise nga fashistet ne 7prill1939 u prit me indinjate nga camet.Qeveria greke ne mobilizmin e pergjithshem te popullsise te saj nuk i perfshiu camet.Popullsia came nuk u perfshi edhe ne mobilizimin e pergjithshem qe qeveria greke beri ne 1940.
Me 28Tetor 1940,Italia i shpalli lufte Greqise,po ate dite qeveria e Metaksait filloi arrestimet dhe internimet e cameve myslimane.Ky akt i qeverise greke i acaroi me teper marredheniet e qeverise greke me camet.Kunder ketij akti te qeverise greke u ngriten dhe camet ortodokse.Pas internimit te pare te pjesshem erdhi dhe internimi i dyte i cameve qe mori te gjithe meshkujt nga 18vjec e lart.Ky internim i cameve ose “eksodi” i quajtur nga greket eshte deri ne imtesi per nga kriminaliteti dhe sadizmi shteteror,ashtu sic u quajt nga te gjithe ne ate kohe “Matheuzeni grek”.Kur meshkujt cam i moren “eksodi”,banditet grek kunder pleqve,femijeve, grave te mbetura kryen krime makaber si:vrasje ne mes te dites femijesh dhe pleqsh dhe perdhunime vajzash dhe nusesh.Nga fundi i muajit maj te vitit 1941,meshkujt mysliman cam qe shpetuan nga torturat e “eksorise”,u kthyen ne shtepite e tyre.Banditet andarake qe kishin kryer krime ndaj familjeve came nga frika e hakmarrjes ishin fshehur skutave.frika lexohej edhe ne fytyrat e cameve ortodokse.Po camet me logjike dhe te mencur nuk i identifikuan andaret kriminele me camet ortodokse,perkundra zi u hoqen friken vellameve ortodokse duke i marre ne mbrojtje.Pushtimin e greqise nga italia fashiste e nga gjermania naziste,camet, e vecanerisht paramithiotet e priten edhe si te keqen e tyre.Te rralla ishin rastet kur individ te renduar nga dhimbja e te afermve te masakruar u hakmorren me vetegjyqesi. Shumica e cameve u mobilizuan ne organizatat anti-fashiste te EAM-it.Ne kete organizate benin pjese cam ortodokse dhe myslimane,qe luftonin krah per krahe me arme ne dore kunder fashizmit e nazizmit.Ne nje nga ditet kur shumica e djemve myslimane paramithiote kryenin detyrat e EAM-it,larg paramithise, pikerisht me 27 qershor 1944, greke te armatosura deri ne dhemb,si hijena te pabesa thithen gjak paramithioti. Per te ilustruar kete barbari te papare po shkepus nje pohim nga goja e nje historiani grek deshmitari i ngjarjes;Jani Sharra te botuar ne vepren e tij:”Istoria tis periohis Igumenitsis( 1500-1950) “:-“Ere e keqe ku ishin perqendruar grate e femijet e Sali Afuzit-vdekje femijesh;pamje te tmerrshme te grave myslimane qe terhiqeshin zvarre dhe perdhunoseshin gjysme te vdekura”.Po masakrat,djegjet dhe çnderimet e popullsise se pambrojtur nga bandat terroriste te Napoleon Zerves ne Paramithi,u kundershtuan nga vellezerit tane came ortodokse.Kur nje oficer nga te Zerves po masakronte nje vajze te re came duke e terhequr prej leshrave,Spiro Calluka,megjithese ishte plak;sulet perpara dhe e godet me bastun oficerin.Per kete veprim human,humanisti, modeli i njerzores u denua me vdekje me 5korrik 1944 nga keshilli i Gjykates Ushtarake greke te perbere nga Aristidh Kranjai,Vasil Kamare,Kristo Stravropullos e sekretar K.Miconis.Theksoj Calluka u denua me pushkatim nga nje Gjykate greke.Pra ishte nje gjenocid,nje terrorizem shteteror,nje paburreri,nje njolle e turpshme ne historine e njerezimit shperngulja me barbari nga trojet e lashta stergjysherore te asaj popullsie martire,brenda te ciles bejne pjese dhe paramithiotet qe sot,pas 62vjetesh larg vendit ame.flasin aq embel gjuhen shqipe,edhe pse s'e kane harruar gjuhen greke.
Kur thellohesh ne kete dukuri,pranine e gjuhes greke per afro nje shekull si gjuhe komunikimi tek paramithiotet, pa luhatur asnje grime tek ta krenarine e te qenit shqipetare te lind pyetja:a eshte kjo dukuri,luks i popujve te pavdekshem qe lindin te vdesin ashtu sic i ka bekuar Perendia mijera vjet me pare?!Riperseris paramithiotet, sot pas 62vjetesh,megjithes e flasin embel gjuhen e tyre te lashte shqipen,do te vazhdojne te flasin greqishten per t'ju thene vellezerve came ortodokse qe i mirepresin ne cameri e ne Paramithi se “ATO U KTHYEN NE TROJET E TE PAREVE SI SFIDANTE PRO PAQES”
SHKRIM I POETIT DHE SHKRIMTARIT CAM KADRI ALI

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.