Rreth Artikullit

Autori

Paramithia – nga Sami Frasheri

Paramithi -Ajdonat

Është një qyteze, qendër kazaje ne krahinen e Camerise, e cila formon pjesen juglindore te Shqipërisë, varet nga vilajeti dhe sanxhaku i Janines. Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze një mali, ne anën e majte te lumit Vuvo d. m. th ne lindje te tij. Pozicioni i tij është i lartë, me ajër shumë te mirë dhe i rrethuar me e kopshte. Popullsia e tija arrin ne 2500 njerëz, thuajse te gjithë myslimane dhe .

Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat që perdohet ne gjuhën zyrtare për qytezen, e cila njihet nga vendesit me Paramithi, është marrë nga emri i sipermendur. Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjetër Uria. Është një qyteze ku zhvillohet mjaf tregeti dhe çdo vit me dhjetë shtator bëhet një panair i madh që vazhdon pesë ditë. Burnot i cilesise se lartë,i njohur me emrin burnoti i Janines, prodhohet nga duhani, që rritet ne këtë qyteze dhe ne vende te kësaj kazaje.

Qyteza bashke me kazane ka 64 fshatra, 40 nga këto janë ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne jug te saj. Ne juglindje te kësaj kazaje ndodhet nahija e Sulit, popullsia e se cilës është e njohur për qendresen e guximshme kundër Ali pashë Tepelenes. Toka e saj është malore, por ka edhe disa lugina e pllaja te . Toka e saj është pjellore, prodhon të ndryshme dhe duhan. Ka një popullsi afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve janë shqiptare e afro gjysma myslimane. Brenda kazase ka 22 xhami e mesxhide, 1 shkolle plotore, një medrese, 4 shkolla fillore kuranike, 3 punishte për regjien lekureve, 13 ura. Rrethi i kazase mund te pershkohet për 23 ore.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.