Rreth Artikullit

Autori

Paralajmërimi i shpërfillur mund te shpetonte jetet ….

Fill pas masakrës që kryen bandat e Napolon Zervës kundër myslimanëve shqiptarë në Paramithi më 27 qershor 1944, paniku pushtoi gjithë banorët e Çamërisë. Sipas dokumenteve arkivore, Dhimitrulla, nje grua fisnike, e dërguar nga paria e Finiqit, shkon në Filat dhe lajmëron bashkatdhetarët çamë: “Të dashur vëllezër myslimanë! Jam e dërguar nga paria e Finiqit. Jam e t'u them: Mos dëgjoni fjalët e askujt! Të gjithë ju duhet të largoheni si njerëz, se vendimi është se edhe macet tuaja do t'i zhdukin”, (“Agapitemoi adhelfia othomani, ime opostelmeni apotin epitropi tou Finiqiou. Min akusete ta lloja tou kathena. Oli na fijete san anthropi, olla qe tis gatesas tha tin sfaksun…”).
Demi, një nga prijësit e Filatit dhe bashkëpunëtorët e tij e falënderuan vajzën për njoftimet që u përcillte nga miqtë e tyre dashamirës të krishterë dhe i thanë asaj t'u përcillte atyre mirënjohjen jo vetëm të parisë, por të gjithë myslimanëve të Filatit.
Paria e Filatit, me gjithë sinjalet tepër alarmuese që mori, nuk ndërmori asnjë veprim për të boshatisur qytetin dhe fshatrat dhe për të emigruar drejt Shqipërisë. Arsyeja ishte se informacionet që merrnin, ishin të turbullta dhe kontradiktore. Ato shpresonin shumë se krimet e Paramithisë nuk do të përsëriteshin në Filat, edhe për një fakt tjetër: Myftiu i Janinës kishte marrë premtimin nga Kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Lambert, se çamëve do t'u sigurohej jeta, nderi dhe pasuria. Këtë na e bën të njohur historiania, Georgia Kretsi, një njohëse e mirë e problemit çam në vitet 1913-1960. Ajo ka shkruar: “Myftiu i Janinës iu lut Kryetarit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që të ndërhynte për të liruar çamët që ndodheshin në kampet e përqendrimit të qytetit të Paramithisë e të Margëlliçit. Në vijim të artikullit të saj, historiania na bën të njohur përgjigjen që i jepet myftiut të Janinës, në gusht të vitit 1944, nga kryetari i Kryqit të Kuq, Lambert: (Georgia Kretsi, “The Secret.Post of the Greek-Albanian Borrlands. Cham muslim Albanians percpestives on a conflict over historical accountability and current rightes”, artikull në “Ethnologia ”, vol.6, viti 2003, f.183, cituar sipas Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë (AYE) 1943-1944/2, Lambert to the Comitte representing the muslims of Chameria, 08.07.1944).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.