Rreth Artikullit

Autori

NGA HISTORIKU I SHQIPTARËVE TË GREQISË

Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kulturore,
gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike,
kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbërit.
Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse, shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit . Disa historianë grekë, evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarë grekë ose si u pëlqen grekëve “vorioepiriotë”.

Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, Kryengritjen e vitit 1821,
fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehët, dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të
shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik-kombëtar grek. Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.

Është e vërtetë, që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me arvanitasit myslimanë dhe luftuan kundër njeri-tjetrit, pra, një luftë
fetare. Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të ishin turq dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin
arvanitasit ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas2. Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për
mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t'i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u
vranë në pabesi mbas themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që t'i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.

Arvanitasit janë një realitet në shtetin Grek. Ata kanë luftuar në Kryengritjen e vitit 1821 bashkë me grekët kundër ëve turq, për
formimin e shtetit grek. Arvanitasit e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati
Arvanitohori pranë Tirnovas, Bullgari. Ata ishin: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami3. Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe
pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821-it, ishin arvanitë4. Që arvanitasit mbajtën
peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë.

Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjergj Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.
Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të
kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre. Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”5.

Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës evropiane. Në vitin 18506, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga varësia e Fanarit të Stambollit. Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte kryeministër i Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i Shtatë Ishujve me Greqinë. Dhimitër Vulgari, mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t'u bashkuar me të. Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin shqiptar në ato vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga fara arvanitase veçojmë: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Diomidhi, Kiço Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.

Për krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që
themeluan Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës Simon Sina, i cili i bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë më 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina, më 1885 [7]. Nga gjiri i familjeve arvanitase dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj. Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar Ballkanin në shekujt e mëparshëm. Piktorë të huaj, të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase, mbushën tablotë e tyre me këto tema.

Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanitas gjenden nëpër muzetë e mëdha të Evropës dhe kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë por, nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar. Nga fara arvanitase, dolën shumë piktorë, disa prej tyre me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i njohur edhe nga papa Piu II, mbret i Albanisë dhe i Maqedonisë më 1458, si dhe lufta shekullore e kombit të arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet e tyre shekullore etj. Disa nga këta piktorë arvanitas me famë janë: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenj me famë kanë prejardhje shqiptare ngase kanë deklaruar vetë që janë nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese arvanitase si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia8, etj, që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sot nga arvanitasit.

Kështu, një popull me shpirtin luftarak dhe artistik, që nga gjiri i tij kanë dalë heronj, politikanë, akademikë, piktorë etj, është e natyrshme të
shprehej edhe në vargje poetike letrare. Në shekujt e kaluar, gjuhës shqipe, i bëhej një luftë e ashpër për ta zhdukur nga kujtesa e popullit të saj.
Por, edhe ky qëllim dashakeqës nuk u arrit, sepse, populli arvanitas diti ta ruajë gjuhën në kujtesën e vet. Mënyra se si është ruajtur gjuha shqipe
është interesante për faktin se nuk shkruhej në masën e gjerë të popullatës arvanitase, nuk e lanë të tjerët që gjuha shqipe të shkruhej! Kështu,
populli arvanitas zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij.
Këngët arvanitase u përkasin teksteve të këngëve dhe poezisë së lirikave të vjetra arvanitase, këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të
njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore.Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkroi “Historinë e Shtatë Ishujve” të
vitit 1866, na vërteton se Suliotët që ishin në Korfuz9, kur pastronin armët, këndonin këngët arvanitase për heronjtë e tyre. Në këngët arvanitase
të Suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden në me titull “Bleta Shqiptare” të autorit
Thimi Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri.

Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, në veprën e tij me titull “Attika und seine Heutigen” ndër të tjera shkruan: “Nga ç'di unë, këngët popullore greke, u janë përshtatur këngëve të vjetra arvanitase të dashurisë, lirisë dhe atyre kaçake”10. Kështu u bë greqizmi gjuhësor, ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh duke humbur identitetin e saj të vërtetë shqiptar. Në tetor të vitit 2003, pas një pune 17 vjeçare kërkimesh, muzikologu dhe këngëtari i njohur arvanitas Thanasi Moraiti botoi antologjinë e parë të teksteve të këngëve arvanitase të Greqisë me titull “Antologjia e këngëve arvanitase të Greqisë”, një libër shkencor, me vlera të mëdha historike dhe kulturore për kombin e arbërit. Kjo antologji, është fryti i një pune shumëvjeçare të mundimshme dhe të lodhshme e cila përmban në vete jo vetëm një njohje të thellë të antologjisë së gjuhës, por edhe të njohjes së thellë muzikore. Bëhet fjalë për një vepër e cila vjen të mbushë një boshllëk të madh, më në fund kënga dhe poezia muzikore popullore arvanitase është e regjistruar dhe kjo më e pakta e asaj që ekziston, por mbi të gjitha është hedhur baza e saj. Dhe kjo është një nga punët me anë të së cilës duhet të mbërrijmë dhe të zgjerojmë horizontet tona edhe më tej por, përmbledhje të letërsisë arvanitase në një antologji letrare nuk ka të botuar e as nuk është zbuluar deri më sot.

Nga kërkimet e mia tetëvjeçare nëpër arkivat historike greke dhe nëpër bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste
poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike. Njëra nga këto poema është shkruar në vitin 1571 nga poeti luftëtar, Manoli Blesi në gjuhën italiane,
por me shumë greqizma. Disa strofa të poemës, për herë të parë i gjejmë në librin e Kostandinos Biris “Arvanitasit Dorjenët dhe Grekët e rinj”, dhe në librin “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” të autorit Aristidh Kola. Në vargjet e poemës, përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve në Qipro. Poema e shkruar; në italisht nga arvanitasi Manol Blesi më 1571, ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën, përveç strofave të botuara në librin e Kostandin Birit dhe Aristidh Kolës.

O të varfër Luftëtarë…
si do t'ia bëjmë nga këtu dhe mot
të shkojmë me këmbë gjer në Qipro
të luftojmë tok
O të varfër Luftëtarë

4
Ku është tani Kelmendi madhështor
Kapedan i Ushtrisë
dhe ai i Gërbeshi burrëror
që i bëri turqit me u dridhë
bashkë me Gjinin e Frasqisë
Mbushur shpirt e fshehtësi…

5
Ku është Shtini dhe Kanaqi,
Meksi, Lopësi dhe Barbati
me Andruço mustaqelliun,
Petro Bua dhe Stamatë
që së bashku porsi Maçok
shkonin të gjithë në grackë;
O të varfër Luftëtarë…

41
Dhe hymë në dimër
do të rikthehemi në verë
me këtë shoqëri kaq të mirë
të Kalorësve dhe të Qitësve
trima dhe luftëtarë të zotë
siç bënin dhe me të vjetrit tanë
O të varfër Luftëtarë….. __________________

Tags:

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.