Rreth Artikullit

Autori

“Neos Kuvaras” 1962

Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë,meqenëse Abdyl Frashëri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t'i jepet mbretërisë greke, është tokë autoktone shqiptare.

…Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; të  zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftëse negociatat tona
do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje.Duke bërë që batalionet e rregullta të
ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar veriut (në drejtim të Himarës)
për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir…  fakeqesisht ortodokset e Epirit nuk pranojne kërkesën greke ….”

“Moniteur Universale” 1879

“Zoti redaktor. Artikullit të botuar në gazetën “Republika Franceze” nuk i dhamë asnjë përgjigjje, sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive. Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kujtojnë privimin e kombësisë së tyre.

Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë. Nuk jemi savantë dhe as pretendojme për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër. Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti,Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit,Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë.

Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë ëve të sotëm,po pyesim ata që kane mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël, etj.

Sipas të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngijtur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të  tyre!!!

Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmonë se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Euvropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca.

Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar,ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët
shuma të majme,të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme.Ajo përpiqet të zgjasi një ngatërresë,e cila s'ka për të
mashtruar asnjë evropian.Po të ngulë këmbë greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura,të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të
drejtës së kombeve,shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe jane betuar të mos lëshojnë
asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë. Evropa nuk
do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të  inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia”.

Abdyl Frasheri

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.