Rreth Artikullit

Autori

Myrvete Shehu tregon historine e saj .

LOTË TË ÇAMËVE

 

Kush është komuniteti i te debuarve nga Greqia me 1944? Mbi 100 mijë çame janë shperndare ne qytetet e  Shqipërisë dhe kërkojnë pas 56 vjet eksodi, rikthimin ne tokat e tyre. Rikthim qe vazhdon te kundërshtohet me force nga autoritetet . Por qe ka filluar te kërkohet gjithnjë e më me force .

Myrvete Shehut kanë nisur t'i bëjnë shumë vizita kohët e fundit. Po interesohen ca si tepër për te. Vijne njerëz qe e pyesin për shendetin. Plaka 71 vjeçare mbahet me mirë se cilado prej bashkemoshatareve te saj. Por janë shtuar kohët e fundit edhe ata qe vijnë për te dëgjuar historite e saj aty ne një apartament te vogël, ne katin e peste te një pallati ku banon prej vitesh se bashku me familjen e njerit prej djemve. Një shoqate qe grupon camet refugjate ne Shqipëri, prej pak kohësh ka nisur një fushate te re për mbledhjen e deshmive te njerëzve qe kanë pare me sytë e tyre ngjarjet e qershor-nentorit te vitit te largët 1944. Nga krahina e Camerise qe ndodhet ne Veri te Greqise, u spastruan me dhunë rreth 23 mijë shqiptare myslimane, nga 60 mijë qe ishte numri i pergjithshem i minoritetit shqiptar, ortodoks dhe mysliman atje. Myrvete Shehu është njera prej te
mbijetuarave. “Linda ne Paramithi, një qytet qe atëherë kishte rreth 10 mijë vete, shumica çame ortodokse por edhe shumë myslimane si dhe pak greke.

Im atë ishte Haxhi Shehu, hoxha i qytetit”, tregon Myrvetja. e moshuar e cila me 1944 ishte një vajzë 15 vjeçare, ka një kujtese te  habitshme për gjithçka qe ndodhi ne qytetin e saj atë vere te nxehte. Gjerat kanë ndryshuar gjatë këtyre dekadave dhe se bashku me to edhe strukturat etnike, shifrat, statistikat dhe politikat e jashtme. Por ata njerëz te cilët prej mbi gjysmë shekulli vazhdojnë te jenë refugjate lufte ne një atdhe qe është i tyri, por qindra kilometra larg vendit te origjines, akoma vazhdojnë ta permendin tragjedine qe i ka kapluar.

Myrvete Shehu duke treguar vendin e masakrave Paramithia ishte një qytet qe nuk ndryshonte thuajse fare nga qytetet e tjera shqiptare me 1944. Gjermanet ishin ne tërheqje e sipër dhe trupat greke te ushtrise  republikane (EDES) qe tashmë i kishte kthyer armet pushtuesit pas një bashkepunimi te gjatë me ta kundër te majteve te EAM-it, po pergatiteshin të merrnin ne dorezim qytetin me te rëndësishëm te banuar nga
minoriteti çam ne Greqi. Por pazari ishte bërë me sa duket pikërisht ne momentin kur EDES-i kishte vendosur te bashkohej me aleatët kundër gjermaneve. Gjenerali famekeq Zervas, qe ishte edhe komandant i EDES-it u kishte kërkuar britanikeve qe ne kembim te bashkepunimit kundër gjermaneve, trupat e tij te lejoheshin te “largonin” shqiptarët qe kishin bashkepunuar me gjermanet ne Cameri. “Gjenerali Zervas, jo vetëm qe largoi bashkepunetoret e nazisteve nga Çamëria siç kishte kërkuar, por ai e spastroi atë zone nga shqiptare me një zell dhe metoda te
tilla qe vetëm ballkaniket mund t'i kuptojnë”, do t'i shkruante pak kohe pasi kishte përfunduar gjithçka, Foreign Office-it koloneli Woodhouse – një nga anetaret e Misionit Britanik ne Greqi.

“Me 26 qershor 1944, tellalli kishte lajmeruar se greket do të hynin ne qytet te nesërmen, por kishin thënë se do të vazhdonim te jetonim siç kishim jetuar deri atëherë”, tregon Myrvete Shehu, deshmitare okulare e ngjarjeve. Ajo mban mend se te nesërmen askush ne kryeqendren e cameve nuk u shqetesua për trupat e crregullta te gjeneralit Zervas qe zune me shpejtesi pikat strategjike te qytetit dhe te rrethinave te tij. “Kujt i vajti mendja?”, thotë Myrvetja. Por ndërkohë gjërat ishin percaktuar. “Kur trokiten tek ne ishte pasdite”, kujton ajo. “Isha vetëm me babain dhe kur hapem deren pame se ishin tre vete.

Dy paramithiote ortodokse dhe një tjetër nga një fshat aty pranë. Na folen greqisht dhe kerkuan qe im atë të shkonte me ta. Babai pranoi por kur edhe unë desha qe te shkoja me te, ata me rrahen ne sytë e tij me kamzhik dhe me urdheruan të mos dilja nga shtëpia.
Kur u kthye ime me, shkoi tek dhespoti, kryeprifti i Paramithise por ai na i preu shpresat. Kishin nisur te grumbullonin edhe burrat e tjerë ne të gjitha shtepite e myslimaneve”, tregon gruaja qe ka pare me sytë e saj masakren e pare dhe me te renden te kryer ne pabesi te plotë nga greket. “I mblodhen ne oborrin e shkolles.
Shtepia jonë ishte fare pranë dhe gjatë gjithë nates degjuam te frikesuara sa s'ka klithmat e llahtarshme te torturave dhe gjymtimeve. Disa gra qe u thirren një jave me vonë nga greket për te pastruar shkollën nga te vdekurit, thanë se sterkalat e gjakut te te ekzekutuarve arrinin deri ne lartesite e mureve te oborrit. Kufomat u lane jashtë për dekompozim ne atë qershor pervelues dhe vetëm pas shumë ditesh i groposen diku”, kujton me tmerr plaka. Vecanerisht mbi disa nga te vraret ishin kryer makabritete te vërteta.

“Tim atë qe gjatë kohës se pushtimit gjerman, si hoxhe qe ishte, e kishin caktuar ne kryesine e qytetit e varen ne një cengel. Ngaqe ishte i beshem, përdoren thikat për t'i prerë here pas here ndonjë cope mishi dhe talleshin me njëri-tjetrin siç bëjnë kasapet kur shesin bagetite: A do një thele nga Haxhi efendiu? Sa kile do? E do kofshe apo do melci? Urrejtja e atyre njerëzve s'kishte kufi”, kujton e perlotur 71 vjecarja. Gjithçka ndodhi brenda nates se 27 qershorit ndonëse dridhmat e masakres vazhduan për muaj me radhe. Apelit perfundimtar i mungonin 703 burra e
dhe 212 gra e fëmijë vetëm ne Paramithi. Shifra totale e te vrareve edhe ne qytetet e tjera, , Parge, Margellec, Gumenice dhe ne rreth 68 fshatra te rrafshuara pertoke i kalonte te 2000 vetet. Po kaq e mbase edhe me shumë vdiqen ne dimrin e eger te vitit 1944 ne kampet e atyperatyshme qe u ngriten ne Tiranë, Vlore, Delvine, Sarande, Fier dhe ne qytetet e tjera shqiptare.

Myrvetja mban mend se askush nga moshataret e saj ne qytet nuk e mendonte se do të ndodhte kështu. “Fqinje e shtepise sone ishte një familje greke me te cilët shkonim shumë mirë. Ata me strehuan ne oxhakun e shtepise se tyre për shumë ditë”, tregon ajo. Me ne  fund se bashku me te emen, Myrvetja vendosi te marrë ne sy rrezikun dhe te largohet nga qyteti. “Ikem  zbathur përmes pronave tona. Nuk kishim asgjë me vete.
Por pranë një ullishteje na kapen përsëri po ata qe kishin ardhur për te marrë babain dhe na mbajten te  burgosura për 6 muaj rresht se bashku me 400 gra e vajza te tjera te Paramithise. Perdhunimet vazhdonin rregullisht dhe te vetmit qe afroheshin për te na dhënë diçka për te ngrënë ishin anglezet. Me në fund, ne nentor, aty nga data 8, na vune përpara dhe pasi na pyeten nëse donim te iknim ne Kajro apo ne Shqipëri,
na vune ne marshim me këmbë drejt Konispolit”. Vargjet e refugjateve qe nisen te hyjne ne Shqipërinë qe po pergatitej te clironte kryeqytetin, nuk shkaktuan bujen qe do të bënin nëse e gjithë kjo do të ndodhte ne kohe paqeje. Ne ato ditë ishin te shumte ata qe leviznin ne te dy anet e kufirit dhe ishte e vështirë te dalloheshin te masakruarit nga gjermanet ne tërheqje, nga fatzinj si camet qe ishin vënë përpara nga greket. “Ndërsa ecnim ne këmbë, disa oficere dhe ushtare greke na shoqeronin dhe na prinin udhën”, tregon Myrvetja. “Karvani ynë u nis me 150 vete nga
Paramithia. Ne fund kishim mbetur vetëm 75. Të tjerët kishin vdekur udhes nga te ftohtet dhe uria. Pasi kapercyem malet e Verves, greku na tregoi ne një drejtim: ‘Pate, ine i patridha sas' (Shkoni, ai është atdheu juaj). Ne Konispol na prisnin partizanet e Shqipërisë”.

“Bashkepunim me pushtuesit”. Ky është arsyeja me te cilën greket justifikojne akoma spastrimin e dhunshem te Camerise me 1944 dhe 1945. Por Akademia e Shkencave te Shqipërisë nuk mendon kështu. Beqir Meta, një studiues i Institutit Historik te Akademise sone, thotë se abuzimi me çështjen e bashkepunimit te cameve me gjermanet ka qenë dominues gjatë gjithë këtyre viteve. “Vërtetë një gjysmebatalion me çame, ai i Nuri
Dinos, u bashkua me gjermanet, por ata ishin ne total vetëm 300 vete dhe vepruan ne Shqipëri dhe jo ne Greqi. Pastaj kolaboracioniste pati edhe ne radhet e grekeve. Vete gjenerali i ushtrise Republikane greke EDES, Napolon Zerva, ishte për një kohe te gjatë bashkepunetor i gjermaneve derisa anglezet e binden te bashkohet me aleatët”, thotë historiani Meta. Ai ka përgatitur edhe një studim në lidhje me marrdheniet shqiptaro-greke, ne kuadrin e Akademise se Shkencave.
“Kemi rreth shtatë vjet qe kemi filluar të merremi me  problemin çam”, thotë Meta. Nga ana e tij, Luan Omari,shefi i departamentit te shkencave shoqërore thotë se midis akademise sone dhe asaj greke, ende vazhdon lufta e ftohte. Arsyeja është pikërisht kembengulja e pales sone për t'u marrë me studimin e çështjes çame.
“Ata nuk pranojnë asnjë lloj bashkepunimi me ne për sa kohe qe ne do të kërkojmë te zgjidhet problemi i Camerise”, thotë profesor Omari. Megjithatë, vete anetaret e komunitetit çam ne Shqipëri nuk janë fort te kënaqur me mënyrën sesi Akademia e ka shtruar problemin e tyre ne Platformen e Zgjidhjes se çështjes kombëtare qe u botua plot buje me 1998. Kryetari i shoqerise “Çamëria”, Hilmi Saqe, thotë se mënyra e
bute e zgjidhjes se çështjes siç e propozon Akademia – ajo e konsideronte te zgjidhur problemin e shqiptareve te Greqise me hapjen atje te disa shkollave shqipe – është madje shumë me e bute edhe se versioni me i moderuar qe kërkojnë vete camet. Megjithatë, së fundi po shfaqen shumë shenja qe tregojnë se po ndodh diçka qe mund te hape sërish kapitullin e problemit çam qe deri dje konsiderohej i mbyllur mes Shqipërisë dhe
Greqise. Për here të parë pas vitit 1923, parlamenti shqiptar e mori sivjet ne shqyrtim çështjen çame me anë te komisionit te tij te puneve te jashtme. Për here të parë një kryeministër shqiptar, e hapi temën tragjike te Camerise ne një takim me kolegun grek.
Permendja e problemit çam nga kryeministri Meta ne takimin me grekun Simitis për pak sa nuk çoi ne acarimin e radhes se marrdhenieve mes dy vendeve.
Ndërkohë organizata e cameve ne Shqipëri ka nisur te forcohet shumë kohët e fundit dhe ka hapur dege ne te gjitha qytetet e Shqipërisë, ne Kosovë, ne vendet e Evropes dhe së fundi edhe ne SHBA. Çamët besojnë se pas zgjidhjes se problemit me të madh shqiptar, atij te Kosoves, tani ka ardhur radha e tyre qe te rikthehen ne shtepite e braktisura këtu e 56 vjet me pare.

Të shperndare thuajse ne të gjitha rrethet e Republikës, te dhenat për numrin e tyre janë kontradiktore dhe të ndryshme nga një burim ne
tjetrin. Nëse shifra zyrtare e cameve qe hynë ne territorin shqiptar me 1944-45 ishte rreth 23 mijë vete, shoqata qe grumbullon komunitetin aktualisht thotë se numri i tyre ne Shqipëri është jo më pak se 205 mijë pas te fundit qe vete shoqata i bëri popullsise çame me 1991. Studiuesi Beqir Meta i Akademise se Shkencave nuk beson nga ana tjetër qe numri i komunitetit çam ne Shqipëri te jetë me i madh se 100 mijë vete. Shumë me e madhe është përkundrazi vlera e pasurive çame. International Crisis Group, me qendër ne Bruksel dhe Washington, e vleresonte ne Mars te këtij viti ne rreth 2 miliarde dollare, pasurinë e tyre ne Greqi. “Ne e dimë se ky problem do të zgjidhet. Ka ardhur koha te zgjidhet. Çamët janë te vetmit refugjate lufte qe kanë mbetur ne Evrope. Ne kemi tapite dhe dokumentet e pronave tona atje te cilat ruhen edhe ne kadastrat e Greqise se veriut.
Qeveritë greke nuk i kanë prekur tokat tona sepse edhe ata vetë e dinë se ne një ditë do të kthehemi”, thotë Hilmi Saqe, kryetari i shoqerise “Çamëria” me qendër ne Tiranë. Ajo qe kërkojnë sot sipas tij camet e vendosur ne qytetet e Shqipërisë është e thjeshtë. “Kthim, ripronesim, demshperblim. Me e pakta qe mund te pranojmë është qe te kthehemi ne vendlindjen tonë dhe te gezojme jo më pak te drejta nga c'kanë edhe
greket e minoritetit këtu ne Shqipëri”, thotë kryetari. Myrvete Shehu, një nga anetaret e komunitetit çam qe i takon pjeses se atyre qe kanë
lindur vërtetë ne Greqi dhe qe ruajnë kujtimet e vjetra për tokat e tyre, nuk e pret me ndonjë optimizem te  papermbajtur për idenë e kthimit. “Nëse një ditë do të hapet kufiri dhe do të na lejojne te kthehemi, vërtetë kam dëshirë te shkoj, por vetëm sa për të parë edhe një here qytetin tim qe me bëhet shumë here ne gjume”, thotë 71 vjecarja. Ajo e di se mosha e saj e shtyre nuk mund t'ia lejoje luksin e nisjes se një jetë te re, nga e para ne tokën e saj. Sa për brezin e ri te cameve qe linden dhe u rriten gjatë këtyre 56 vjeteve ne Shqipëri, ata besojnë ne enderren e “atdheut te
begate” qe u kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe me te rriturit. Një ëndërr, e cila nëse do të realizohet,  do t'u siguroje natyrisht, me shumë prosperitet.

 

Artikull i publikuar hershem me Web .

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.