Olsi Jazesxhi
PLEVNA (shkruar pas vitit 1878 në përkujtim të betejës së Plevnës ne Bullgari)
Elif – Evel,do bëj bejan,
Do them si nglan vakia
Për një dovlet,për një sulltan
osman Pasha Konjallia
Ba – bëri hunere shumë
osman pasha dajandësi
Atje në Plevnë dhe Tunë
Shumë moskovë i feleqisi
—–
Tha – thanë të gjithë:Allah Medet
Për Osman Pashanë në Plevnë
Veç do ketë ndonjë qeramet
Që i bën këto hunezë
Ha – Havalenë ja morri
Osman pashai me pak asqerë
nga Plevna moskovin e nxorri
Jyrysh mbi si ezhotë
——–
Ajn – Osmani dolli përpara
I dha asqerit gajret
Në kloftë tagadiz nga rabiu
Pa sual vemë në xhenet
Gajn – Gajret bëri asllani
Posi imami në Qofe
Ja morri ibret dushmani
E hiri në shumë gajle
Trackbacks/Pingbacks
[…] Marre nga https://ggn.wba.mybluehost.me/cameriaime/mulla-aga-rahmani-poezi-te-vjetra-nga-cameria/ […]