Rreth Artikullit

Autori

Ministria e jashtme greke kërkon të zhduki dhe shuajë çështjen çame përfundimisht

 

: Abedin Rakipi

Shoqata Çameria Bruksel

Zbulohet plani grek
Duke bere disa kerkime rreth deputeteve Europeane sot ne mengjes me ra ne dore nje raport i ministrise se jashtme ku flitet per çamet. Zoti M . TSAKAS qe eshte nje nder zedhenesit dhe gazetaret e akredituar te qeverise Greke deklaron faktin qe kur Eurodeputetja Doris Pack ne Parlamentin European kishte ngritur çeshtjen çame dhe i kishte kerkuar shtetit helen qe zyrtarisht te lejonte çamet te vizitonin vendin e tyre dhe te kishin mundesine te vendosnin nje tufe lule mbi varret e te pareve te tyre. Zoti TSAKAS panikon dhe ne raport ben pyetjen pas se ciles fshihet gjithe frika greke : ç'do te thote kjo ?

A po hapet rruga per nje rikthim te çameve ne çameri ? Keto dy pyetje paralajmeruese per qeverine helene zoti Stakas i shoqeron me pikepyetje te zgjatura qe tregojne qarte alarmin qe ai do ti japi diplomacise helene qe te reagoje sa me shpejt para se vertete çeshtja çame te beje buje ne arenen nderkombetare , gje kjo qe do te hapte nje debat te vertete diplomatik dhe politik te çeshtjes çame, debat nga i cili Greqia e di se do te dilte e humbur. Akuzat helene deri me sot kane penguar çamet qe te kthehen ne çameri dhe kane bere qe mos te hapet kurre kjo çeshtje ne arenen nderkombetare duke bindur Evropjane qe vertete çamet ishin bashkepunues me nazistet. Kjo gje ka ndodhur deri para disa vitesh kur çamet ju futen kerkimeve pafund neper arkiva dhe tani bindshem po provojne me fakte dhe prova historike se teza greke eshte fallco. Por fakti qe çamet po provojne qe teza greke eshte fallco nuk e tremb Greqine sepse ajo ka 200 vjet eksperience ne fushen e genjeshtrave historike. Ajo qe po alarmon Greqine nuk eshte fakti se çamet po provojne se kane te drejte por jane pasojat do ti duhet te perballoje Greqise nese bota e lire hap debatin e çeshtjes çame ne arenen diplomatike. Kjo do te thote qe ne qofte se hapet ky debat Europa qe deri dje i ka verberisht Greqise per kete çeshtje sot nuk do ta kete te veshtire te dyshoje dhe duke dyshuar te verifikoje vertete nese çamet ishin bashkepunetore me nazistet apo jo. Duke qene se mund ti dali genjeshtra hapur ne shesh Greqise jo vetem do ti duhet ta pranoje ate por edhe tju kerkoje falje çameve. Kjo do te sillte si rrjedhoje automatikisht edhe lejimin e kthimit te çameve ne çameri dhe demshperblimin financiar qe do ti duhej Greqise tja bente çameve per gjenocidin dhe keto 60 vjet shfrytezimi te pasurive te çameve. Dhe nje kthim i çameve ne çameri por kesaj here nen organizimin dhe mbikqyrjen e kombeve te bashkuara do te ripopullonte çamerine me qe greqia ndoshta sdo ti hiqte dot kurre me nga trojet e tyre fale mbikqyrjes dhe kushteve paqesore qe do te caktonin kombet e bashkuara. Greqia me nje levizje mund te kishte dale shah mat dhe do vihej ne banken e te akuzuarve per gjenocid dhe spastrim etnik.Kjo levizje ishte nderkombetarizimi dhe hapja e debatit ne arenen nderkombetare, sidomos parlamentit Evropjan. Tsakas dhe shume njerez te tjere te ministrive greke e kuptuan shume shpejt qe shoqatat çame desh i vune shah mat dhe per te mos i lene ata te levizin me bene gjithcka per izolimin e çeshtjes çame brenda Shqiperise. Ata mobilizuan gjithe apartheidin ortodoks dhe minoritar grek ne politiken Shqiptare qe te hidhet pashte rezoluta per çeshtjen çame ne parlamentin , gje kjo qe ishte goditje e forte kunder çameve nga qeveria e Tiranes dhe parlamenti i natyralizuar grek edhe pse ai te ate kohe perfaqesonte popullin shqiptar duke marre nje vendim qe Athina e priti me duartrokitje dhe shperblime te medha.
STAKAS vazhdon dhe me poshte ne raport ben pyetjen qe shfaq qarte dhe haptas planin grek per izolimin dhe zhdukjen perfundimtare te çeshtjes çame. Pyetja eshte : A ndoshta do ti sherbente Greqise qe kjo çeshtje te hapet ne nje kuader Evropjan ? A nuk duhet me mire qe Greqia ta parandaloje kete dhe ta hapi debatin vetem me Shqiperine si nje çeshtje qe duhet te zgjidhet vetem mes dy vendeve te prekura nga çeshtja ? Keto dy pyetje qe Stakas ja ben kolegut te tij Koumoutsakos tregojne gjithçka. Keto dy pyetjeshprehin qarte friken qe ka Athina nga hapja e kesaj çeshtje ne arenen nderkombetare dhe hedhin drite mbi taktiken qe po ndjek Greqia per zbutjen e çeshtjes dhe diskutimin e saj vetem me Shqiperine dhe ne asnje menyre ne nje kuader European. Athina e di qe ne kuvendin e Tiranes e hedh vallen me Buzuqi dhe i blen politikanet tane si fshatari bajgat e lopes ndaj edhe eshte e sigurt qe nga Shqiperia asaj nuk i vjen asnje rrezik nga hapja e çeshtjes çame prandaj edhe po ben gjithçka qe ta hapi ate ne nje konkekst vetem mes dy vendeve duke groposur keshtu perfundimisht shpresat e çameve per nje zgjidhje te drejte te çeshtjes se tyre. Ajo ne kete menyre eviton skandalin nderkombetar dhe varros njehere e pergjithmone shpresen per nje kthim te çameve ne trojet e tyre duke i dhene karte te verdhe planit te vorio-epirit.
Por pika me kulminante e skandalit eshte pergjigja qe Koumoutsakos i ben Stakasit duke i thene : Qeveria greke eshte pozicionuar dhe ka marre masa per kete çeshtje, nqs nje tdite parlamenti European hap kete çeshtje edhe ne do te pozicionohemi. Cilin pozicion dhe cilat masa ka marre qeveria greke per kete çeshtje ?
Ato jane te shumta dhe aq intelligjente sa po te mos kisha gjetur kete shkrim te ministrise se jashtme greke nuk do me kishte vajtur mendja kurre.
1) Hapja e debatit me Shqiperine qe çamet dhe shqiptaret te ushqehen me shpresa se pas debateve dhe studimeve dypaleshe do te bien dakort per nje zgjidhje dy qeverite perkatese. Ne kete menyre jo vetem shoqatat çame menjanohen dhe minimizohet roli dhe puna e tyre por gjithashtu ju mbyllen atyre shume dyer ne planin diplomatik dhe nderkombetar.
2) Organizimi i insitucioneve brenda territorit shqiptar per studimin e çeshtjes ne menyre qe çamet te vazhdojne aktivizmin e tyre ne nivel lokal dhe jo internacional gje kjo qe do ti largonte ata nga zgjidhja e vertete e çeshtjes dhe do ti bente vetem te aludoheshin kot pas perkedheljeve greke se do e zgjidhim çeshtjen perfundimisht duke i vene ata ne gjume
3) Infiltrimin e shoqatave çame nga agjente filogreke shqipfoles qe sherbejne si spiuna dhe influencues per vendimet e rendesishme qe mund te merren brenda partive apo shoqatave çame(levizje keto qe do te çonin ne ç'orientimin dhe dobesimin e efikasitetit te punes se shoqatave)
4) Futjen ne studimet e institututit, te akademikeve qe kane studiuar ne Greqi ( ne menyre qe te mos flitet me per gjenocidin dhe spastrimin etnik po te abordoheshin çeshtje dytesore si ato te arvanitasve dhe studimit te kultures arvanite duke evituar keshtu debatin e vertete te gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj çameve muslimane)
5) Aktivizimin e minoritareve greke ne Shqiperine e jugut per destabilizimin e vendit ne momente kapitale dhe krijimin e incidenteve (si ai i Himares dhe ai i Gerdecit) dhe gjithashtu perdorimi i deputeteve progreke ne parlamentin shqiptar.
6) Kontrollimin total te ekonomise shqiptare me ane te shoqerive greke te implantuara ne Shqiperi ( dhe automatikisht edhe te pushtetit vendor)
Keto jane vetem disa faktore qe te vijne ne mendje por ka edhe shume te tjere.
Nje fakt determinues qe bie proven e qarte te ketij plani te fshehte grek eshte edhe deklarat e Kryeministrit Berisha per gazetaret greke kur deklaron se çeshtja çame eshte thjeshte çeshtje pronash dhe do te zgjidhet miqesisht mes dy qeverive. Me sa duket Berisha po duplikon qendrimet e tija antiçame kur marrim parasysh faktin qe edhe ne votimin e rezolutes çame nuk morri pjese.
Kjo deklarate e Berishes kompleton dhe deshmon per dosjen e planit te fshehte grek ndaj çeshtjes çame dhe i jep ne dore Greqise çelsat e çeshtjes çame duke e mbyllur ate perfundimisht. Deklarata e Berishes jo vetem konfirmon qarte dhe hapur dy gazetaret greke te ministrise se jashtme por ai i lehteson punen Greqise duke qene se ai jo vetem si perkrah çamet sic duhet ta bente (duke qene se eshte i vendit tone dhe parfaqesuesi dhe mbrojtesi i te drejtave tone ). Ai jo vetem qe spo i mbron te drejtat natyrale te çameve por po i shkel ato hapur duke u bere me Greqine dhe taktiken greke per izolimin dhe mbylljen e çeshtjes çam. Prandaj shoqatat çame qe operojne dhe militojne per çeshtjen tone çame nuk duhet te presin me asgje nga Tirana zyrtare qe na ka shitur gjithmone te greku , por duhet qe tashme me shume se kurre te perkthejne dokumentacionin dhe ta bejne ate multigjuhesh ne menyre qe te interpelojme institucionet Evropeane dhe ato te drejtave te njeriut sepse koha pret si shpata dhe armiqte tane i kemi aq te forte edhe aq efikas sa jane infiltruar edhe mes nesh çameve, dhe po puthemi ndoshta pa e ditur me bijte e atyre qe therren baballaret tane ne çameri sepse ishin shqiptare dhe muslimane.
E Martë, 18 Gusht 2009; 21:10

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.