Rreth Artikullit

Autori

Masakra në Çamëri

 

Kastriot Dervishi – Masakra në Çamëri

Ka dalë në qarkullim libri “Masakra në Çamëri”, i autorit Kastriot Dervishi, botim i shtëpisë botuese “55“. Ky libër sjell dëshmi të të mbijetuarve dhe dokumente arkivore mbi masakrën çame në vitet 1944 -1945. Duke shfrytëzuar arkivat e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Arkivit Qendror të Shtetit, autori Kastriot Dervishi na jep një përmbledhje prej 235 faqesh, të atyre materialeve, që na e japin qartazi se çfarë ka ndodhur në Çamëri. Ndonëse autori ofron informacion të përgjithshëm mbi krahinën e Çamërisë, pretendimet greke dhe fillimet e përndjekjeve në këtë krahinë, në faqet e këtij libri flitet kryesisht për ngjarjet e viteve 1944 – '45. Ishin vitet kur kulmoi përndjekja ndaj popullsisë çame, me qindra vrasje dhe shpërnguljen me dhunë të popullsisë. Autori anashkalon çdo lloj komenti në lidhje me këto materiale, duke e lënë lexuesin të dalë vetë në përfundime.

Për të futur lexuesin në një rrjedhë normale të leximit, libri hapet me disa informacione enciklopedike rreth Çamërisë, të marra nga Fondi nr.200 ( Instituti i Studimeve Shqiptare ) i Arkivit Qendror të Shtetit. Në të ofrohet një informacion mbi vendndodhjen gjeografike, etimologjinë e emrit Çamëri dhe ngjarjet më kryesore që lidhen me këtë krahinë, që nga islamizimi, sundimi nga Ali Pashë Tepelena, përfshirja në pretendimet e “Megalo Idesë”, mbetja jashtë kufirit shqiptar, etj. më tej vijojnë pjesë studimesh nga autorë të ndryshëm për Çamërinë, duke përfshirë këtu pjesë nga Enciklopedia e Sami Frashërit, apo mendime të Lord Bajronit.

E më tej vijojnë dokumente nga arkivat shqiptare që dëshmojnë për masakrat në Çamëri, duke nisur me vrasjet e para në qytetin e Paramithisë në 27 qershor 1944, për të vijuar me Filatin në muajin gusht e për të vijuar me kalvarin e emigrimit drejt Shqipërisë, ku shumë të mbijetuar vdiqën gjatë rrugës nga uria, të ftohtët e sëmundjet. “Sot populli çam paraqet një numër prej afro 18 mijë vetë. Pra një e pesta humbi nga masakrimet dhe vdekjet që u ndoqën në emigrim”, – shkruhet në dokumentet e Ministrisë së Brendshme. Me t'u vendosur në Shqipëri, e cila e sapodalë nga Lufta Antifashiste po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike, përfaqësues të popullsisë çame nisën njëra pas tjetrës memorandume e letra organizmave të huaja, si Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleatë në Londër, Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Sekretarit të Shtetit në Uashington DC, etj, ku kërkojnë riatdhesimin sa më të shpejtë, shpërblimin për humbjet, gëzimin e të gjitha të drejtave demokratike, si dhe gjykimin dhe dënimin e të gjithë përgjegjësve të kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Por nuk mungojnë edhe raportet e popullor shqiptar mbi gjendjen e popullsisë çame, që me gjithë fatkeqësinë e kësaj të fundit, nuk e shihnin dot jashtë ngjyrimeve politike. “Përsa i takon gjendjes politike mund të themi se ndër ta është bërë fare pak punë politike. Ata kanë kuptuar deri diku vijën e drejtë të Frontit tonë Popullor, por nuk janë në gjendje të rezistojnë para korrupsionit që mund të bien nga njëri çast në tjetrin. Koshienca revolucionare i mungon krejt. Janë shumë të shtypur.

Tani në kohët e fundit klika e vjetër tradhtare ka lëshuar një shumicë parullash si p.sh: “Kur s'na mban dot Shqipëria le të na dërgojë në Turqi…” porsa i takon ngjarjeve të brendshme politike ata thonë, që çdo gjë është në interes të popullit, por neve nuk po shikojmë gjë. Simpatizojnë shumë Turqinë dhe e quajnë si një fuqi të madhe, ndërsa për bashkimin Sovjetik nuk kanë ndonjë simpati. Flasin mirë sidomos për amerikanët”. Kjo është një pjesë nga raportimet e kohës. Ndërsa në një procesverbal të mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së në 25 mars të 1949 flitet për pastrimin e popullsisë çame nga elementi reaksionar. Në fjalën e vet Mehmet Shehu thotë se nuk e kanë nën kontroll masën çame dhe se është e nevojshme dërgimi mes tyre i njerëzve të partisë. “Këtu kuptohet se sa larg është partia jonë nga këto masa. E rëndësishme është të veprohet me këta armiq të reaksionit, pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë partie, që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë. Këta të përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp”, – thotë Shehu. Më tej, gati gjysma e librit ofron dëshmi rrëqethëse të së mbijetuarve, që kanë parë me sytë e tyre t'u vriten të afërmit. Dëshmi për vrasje masive nëpër xhami, brenda shtëpive dhe përdhunime të grave dhe vajzave. Libri ofron statistika të së vrarëve, grabitjeve, dëmeve, si dhe lista e të gjithë fshatrave në krahinën çame, sipas përbërjes etnike.

Më poshtë do të japim disa prej dëshmive të dokumentuara botuar në këtë libër:

Dëshmi të të mbijetuarve

Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të gjitha anët Spatarin. Të premten pas dreke në orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund. Në mëngjesin e ditës tjetër grumbulluan të gjithë popullin tej xhamia e fshatit, nga ana tjetër ushtarët filluan të grabisin e të çnderojnë gratë, vajzat e plakat. 50 vjeçe mbasi e çnderuan dhe i morën paratë, i prenë flokët, veshët, e vranë në bahçen e saj, tek guri i Muçes. Në shtëpinë time qe familja e Sako Banushit nga Skopiana. Mbasi çnderuan gratë, i shpuan me thikë dhe në fund i vranë. Burrat që i kishin mbledhur në xhami, i shpunë në shtëpinë e Kocanit në Filat, ku i vranë në një gropë në fushën e Filatit…

Dervish Sulo nga

*  *  *

Më 18 1944 ikëm nga Filati dhe vajtëm në katundin Spatar, atje erdhën ushtarë zervista dhe më morën burrin pas tre ditë bashkë me gra të tjera shkuam në Filat për të parë burrat të cilët ndodheshin në burg . Në këtë kohë na vënë edhe neve burg ku na lanë një natë. Tjetrën ditë na morën dhe na shpunë në ikotrofie dhe burrat na i vranë në fushë të Filatit. Midis të tjerëve ishte edhe burri i jem Barjam vjet 48 edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Në burgun tonë të grave zervistat zgjidhnin gratë që u pëlqenin dhe i ç'nderonin. Për këtë vrasje dhe ç'nderime kaq ç'njerëzore kërkojmë nga ai komision që të shkojë në vend dhe të hetojë përsa sipër.

Azemi – Delvinë më 26 shkurt 1947

*  *  *

Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme.

Fatime Prenjo – Delvinë më 26 shkurt 1947

*  *  *

Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit 1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave, baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe vajzat tona pësuan ç'nderimet më ç'njerëzore, emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona nuk përshkruhen. Ne nuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të kombeve të bashkuara repartet tona partizane dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista.

Komisioni: Ismail Halili, Dine Mani, Ferik Meço, Idriz Bajram, Mehlika Meti –

Delvinë më 27 shkurt 1947

*  *  *

Unë Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944 kur hynë ushtarët e Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç, na burgosën në ikotrofio të Filatit ku nga uria vdiëq mëse 70 gra e çiliminj sepse racioni bukës që na jepesh ishte vetëm 50 gram në ditë. Këtu pashë me sytë e mi të torturoheshin pa mëshirë shumë gra nga zervistat dhe midis të tjerave gruan e Sherfi Sulejmanit 50 vjeçare e cila vdiq nga druri si dhe nanën e Hate Hallunit nga Filati. Mua më rrahën personalisht me kamxhik. E shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën 12 vjeç dhe këtu i vdiqën 6 fëmijë një e quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 çiliminj dhe doli vetëm. 50 ditë na mbajtën në ikotrofio dhe pastaj na përcollën për në Koske pasi na morën të gjitha plaçkat që kishim me vete. Në Koskë, ushtarë të Zerves ç'nderuan 10 gra, nuse dhe vajza nga konaku ku isha vetë. Nga këto e shoqja e Xhelo Galbaqit së bashku me mbesën dhe të reja të tjera nga Varfanji e Lopësi. Kërkoj që komisioni të shkojë në krahinat e Çamërisë dhe të hetojë rreth sa thash më sipër.

Melika Met Sali – Sarandë më 27 shkurt 1947

*  *  *

Unë Idriz Bajrami nga Karbunari Çamërisë vërtetoj se në shtator të 1944 trupat e Zervës të komanduara nga kolonel Kamara dhe nënkolonel Kranja hynë në fshatin tonë dhe vranë nanën time Luftie Bajrami vjeç 60 me 5 gra të tjera Mehani Isufi së bashku me nusen e djalit Saja (Gjylsim Vehipin) Kadrije Hamdinë dhe nanën e Simo Dodit nga Paramithia. Me këtë rast ushtarët zervista vranë 39 persona në fshatin tonë gra pleq dhe fëmijë, ndër të cilët Osman Pasha, Neime Rexhepi, Kadrie Metushi me 3 vajzat dhe të vjehrrën Mine Jahja, Zeqir Duli, Hajrije Xhemo dhe të bijën Mate, Fatime Xhaferin me dy të bijat, Dul Mellija, Shaqire Abedini, Sherif Feimi, Ramadan Jasini, Haxhi Aliago, Isa Omer, Hamide , Hajredin Mane, Haneme Tahire, Hasije Alush, Zubo Shpata e të tjerë të ndjekur nga trupat e Zervës dhe që strehoheshin në Karbunarë. Janë vrarë 6 veta në Kardhiq: Xhafer Lushi së bashku me gruan dhe me djalin Tafil Isai, Hadër Bazi dhe Lako Kasemi. Për këto krime të shëmtuara të kryera ndër fshatare të pafajshëm kërkoj që komisioni të shkojë në vende të Çamërisë për të hetuar të vërtetën mbi barbarizmat e pa mëshirshme të kësaj ushtrie.

Idriz Bajrami – Sarandë më 27 shkurt 1947

Ka dalë në qarkullim libri “Masakra në Çamëri”, i autorit Kastriot Dervishi, botim i shtëpisë botuese “55“. Ky libër sjell dëshmi të të mbijetuarve dhe dokumente arkivore mbi masakrën çame në vitet 1944 -1945. Duke shfrytëzuar arkivat e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Arkivit Qendror të Shtetit, autori Kastriot Dervishi na jep një përmbledhje prej 235 faqesh, të atyre materialeve, që na e japin qartazi se çfarë ka ndodhur në Çamëri. Ndonëse autori ofron informacion të përgjithshëm mbi krahinën e Çamërisë, pretendimet greke dhe fillimet e përndjekjeve në këtë krahinë, në faqet e këtij libri flitet kryesisht për ngjarjet e viteve 1944 – '45. Ishin vitet kur kulmoi përndjekja ndaj popullsisë çame, me qindra vrasje dhe shpërnguljen me dhunë të popullsisë. Autori anashkalon çdo lloj komenti në lidhje me këto materiale, duke e lënë lexuesin të dalë vetë në përfundime.  

Për të futur lexuesin në një rrjedhë normale të leximit, libri hapet me disa informacione enciklopedike rreth Çamërisë, të marra nga Fondi nr.200 ( Instituti i Studimeve Shqiptare ) i Arkivit Qendror të Shtetit. Në të ofrohet një informacion mbi vendndodhjen gjeografike, etimologjinë e emrit Çamëri dhe ngjarjet më kryesore që lidhen me këtë krahinë, që nga islamizimi, sundimi nga Ali Pashë Tepelena, përfshirja në pretendimet e “Megalo Idesë”, mbetja jashtë kufirit shqiptar, etj. më tej vijojnë pjesë studimesh nga autorë të ndryshëm për Çamërinë, duke përfshirë këtu pjesë nga Enciklopedia e Sami Frashërit, apo mendime të Lord Bajronit.

E më tej vijojnë dokumente nga arkivat shqiptare që dëshmojnë për masakrat në Çamëri, duke nisur me vrasjet e para në qytetin e Paramithisë në 27 qershor 1944, për të vijuar me Filatin në muajin gusht e për të vijuar me kalvarin e emigrimit drejt Shqipërisë, ku shumë të mbijetuar vdiqën gjatë rrugës nga uria, të ftohtët e sëmundjet. “Sot populli çam paraqet një numër prej afro 18 mijë vetë. Pra një e pesta humbi nga masakrimet dhe vdekjet që u ndoqën në emigrim”, – shkruhet në dokumentet e Ministrisë së Brendshme. Me t'u vendosur në Shqipëri, e cila e sapodalë nga Lufta Antifashiste po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike, përfaqësues të popullsisë çame nisën njëra pas tjetrës memorandume e letra drejtuar organizmave të huaja, si Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleatë në Londër, Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Sekretarit të Shtetit në Uashington DC, etj, ku kërkojnë riatdhesimin sa më të shpejtë, shpërblimin për humbjet, gëzimin e të gjitha të drejtave demokratike, si dhe gjykimin dhe dënimin e të gjithë përgjegjësve të kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Por nuk mungojnë edhe raportet e pushtetit popullor shqiptar mbi gjendjen e popullsisë çame, që me gjithë fatkeqësinë e kësaj të fundit, nuk e shihnin dot jashtë ngjyrimeve politike. “Përsa i takon gjendjes politike mund të themi se ndër ta është bërë fare pak punë politike. Ata kanë kuptuar deri diku vijën e drejtë të Frontit tonë Popullor, por nuk janë në gjendje të rezistojnë para korrupsionit që mund të bien nga njëri çast në tjetrin. Koshienca revolucionare i mungon krejt. Janë shumë të shtypur.

Tani në kohët e fundit klika e vjetër tradhtare ka lëshuar një shumicë parullash si p.sh: “Kur s'na mban dot Shqipëria le të na dërgojë në Turqi…” porsa i takon ngjarjeve të brendshme politike ata thonë, që çdo gjë është në interes të popullit, por neve nuk po shikojmë gjë. Simpatizojnë shumë Turqinë dhe e quajnë si një fuqi të madhe, ndërsa për bashkimin Sovjetik nuk kanë ndonjë simpati. Flasin mirë sidomos për amerikanët”. Kjo është një pjesë nga raportimet e kohës. Ndërsa në një procesverbal të mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së në 25 mars të 1949 flitet për pastrimin e popullsisë çame nga elementi reaksionar. Në fjalën e vet Mehmet Shehu thotë se nuk e kanë nën kontroll masën çame dhe se është e nevojshme dërgimi mes tyre i njerëzve të partisë. “Këtu kuptohet se sa larg është partia jonë nga këto masa. E rëndësishme është të veprohet me këta armiq të reaksionit, pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë partie, që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë. Këta të përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp”, – thotë Shehu. Më tej, gati gjysma e librit ofron dëshmi rrëqethëse të së mbijetuarve, që kanë parë me sytë e tyre t'u vriten të afërmit. Dëshmi për vrasje masive nëpër xhami, brenda shtëpive dhe përdhunime të grave dhe vajzave. Libri ofron statistika të së vrarëve, grabitjeve, dëmeve, si dhe lista e të gjithë fshatrave në krahinën çame, sipas përbërjes etnike.

Më poshtë do të japim disa prej dëshmive të dokumentuara botuar në këtë libër:

Dëshmi të të mbijetuarve

Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të gjitha anët Spatarin. Të premten pas dreke në orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund. Në mëngjesin e ditës tjetër grumbulluan të gjithë popullin tej xhamia e fshatit, nga ana tjetër ushtarët filluan të grabisin e të çnderojnë gratë, vajzat e plakat. P.C 50 vjeçe mbasi e çnderuan dhe i morën paratë, i prenë flokët, veshët, e vranë në bahçen e saj, tek guri i Muçes. Në shtëpinë time qe familja e Sako Banushit nga Skopiana. Mbasi çnderuan gratë, i shpuan me thikë dhe në fund i vranë. Burrat që i kishin mbledhur në xhami, i shpunë në shtëpinë e Kocanit në Filat, ku i vranë në një gropë në fushën e Filatit…

Dervish Sulo nga Spatari

* * *

Më 18 shtator 1944 ikëm nga Filati dhe vajtëm në katundin Spatar, atje erdhën ushtarë zervista dhe më morën burrin pas tre ditë bashkë me gra të tjera shkuam në Filat për të parë burrat të cilët ndodheshin në burg . Në këtë kohë na vënë edhe neve burg ku na lanë një natë. Tjetrën ditë na morën dhe na shpunë në ikotrofie dhe burrat na i vranë në fushë të Filatit. Midis të tjerëve ishte edhe burri i jem Barjam Azemi vjet 48 edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Në burgun tonë të grave zervistat zgjidhnin gratë që u pëlqenin dhe i ç'nderonin. Për këtë vrasje dhe ç'nderime kaq ç'njerëzore kërkojmë nga ai komision që të shkojë në vend dhe të hetojë përsa sipër.

Shabane Azemi – Delvinë më 26 shkurt 1947

* * *

Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme.

Fatime Prenjo – Delvinë më 26 shkurt 1947

* * *

Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit 1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave, baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe vajzat tona pësuan ç'nderimet më ç'njerëzore, emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona nuk përshkruhen. Ne nuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të kombeve të bashkuara repartet tona partizane dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista.

Komisioni: Ismail Halili, Dine Mani, Ferik Meço, Idriz Bajram, Mehlika Meti –

Delvinë më 27 shkurt 1947

* * *

Unë Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944 kur hynë ushtarët e Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç, na burgosën në ikotrofio të Filatit ku nga uria vdiëq mëse 70 gra e çiliminj sepse racioni bukës që na jepesh ishte vetëm 50 gram në ditë. Këtu pashë me sytë e mi të torturoheshin pa mëshirë shumë gra nga zervistat dhe midis të tjerave gruan e Sherfi Sulejmanit 50 vjeçare e cila vdiq nga druri si dhe nanën e Hate Hallunit nga Filati. Mua më rrahën personalisht me kamxhik. E shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën 12 vjeç dhe këtu i vdiqën 6 fëmijë një e quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 çiliminj dhe doli vetëm. 50 ditë na mbajtën në ikotrofio dhe pastaj na përcollën për në Koske pasi na morën të gjitha plaçkat që kishim me vete. Në Koskë, ushtarë të Zerves ç'nderuan 10 gra, nuse dhe vajza nga konaku ku isha vetë. Nga këto e shoqja e Xhelo Galbaqit së bashku me mbesën dhe të reja të tjera nga Varfanji e Lopësi. Kërkoj që komisioni të shkojë në krahinat e Çamërisë dhe të hetojë rreth sa thash më sipër.

Melika Met Sali – Sarandë më 27 shkurt 1947

* * *

Unë Idriz Bajrami nga Karbunari Çamërisë vërtetoj se në shtator të 1944 trupat e Zervës të komanduara nga kolonel Kamara dhe nënkolonel Kranja hynë në fshatin tonë dhe vranë nanën time Luftie Bajrami vjeç 60 me 5 gra të tjera Mehani Isufi së bashku me nusen e djalit Saja (Gjylsim Vehipin) Kadrije Hamdinë dhe nanën e Simo Dodit nga Paramithia. Me këtë rast ushtarët zervista vranë 39 persona në fshatin tonë gra pleq dhe fëmijë, ndër të cilët Osman Pasha, Neime Rexhepi, Kadrie Metushi me 3 vajzat dhe të vjehrrën Mine Jahja, Zeqir Duli, Hajrije Xhemo dhe të bijën Mate, Fatime Xhaferin me dy të bijat, Dul Mellija, Shaqire Abedini, Sherif Feimi, Ramadan Jasini, Haxhi Aliago, Isa Omer, Hamide Husnija, Hajredin Mane, Haneme Tahire, Hasije Alush, Zubo Shpata e të tjerë të ndjekur nga trupat e Zervës dhe që strehoheshin në Karbunarë. Janë vrarë 6 veta në Kardhiq: Xhafer Lushi së bashku me gruan dhe me djalin Tafil Isai, Hadër Bazi dhe Lako Kasemi. Për këto krime të shëmtuara të kryera ndër fshatare të pafajshëm kërkoj që komisioni të shkojë në vende të Çamërisë për të hetuar të vërtetën mbi barbarizmat e pa mëshirshme të kësaj ushtrie.

Idriz Bajrami – Sarandë më 27 shkurt 1947

Tags: , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.