Rreth Artikullit

Autori

Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

Pas sulmeve te pafundme qe banditet dhe kusaret Suliote te vargmaleve te Sulit kryenin mbi banoret te fshatrave te ultesires, dhe pas taksave te pafundme qe ata i vinin fshatrave çame nen kercenimin e shfarosjes, Ali Pashe Tepelena mos duruar me kete gjendje kaosi vendosi qe te mbledhe gjithe bejleret, çame dhe toske per te sulmuar Suliotet. Menjehere pas perhapjes se lajmit se Ali Pasha po mbledh nje ushtri te madhe per te rrethuar Sulin, Arqipeshkvi i Artes Ignaci i shkruan nje te krishtereve te Kasiopise qe ti shkojne ne ndihme Sulioteve nen, kercenimin e shkisherimit. Ai i shkroi gjithashtu shefave te Armatoleve ku nder te tjera i thoshte : Kurajo Metropolitane, mos bini ne lojen e gjarperinjve. (Me fjalen gjarperinj ai nenkuptonte muslimanet, dhe njerezit e Ali Pashes, sepse armatolet ishin vene ne sherbim te tij.) Ndersa nje nga prifterinjte e fetareve Sinaite te Shen Katerines se Sinait, (sekt ky i ne Janine) shkoi ne malet e Sulit dhe ju kerkoi Sulioteve qe te dorezonin armet dhe te binin ne terma paqesore me Ali Pashane. Por ata i thane te largohej se ndryshe do ta pushkatonin. (1) Jerotheosi, arqipeshkvi i Janines u perpoq gjithashtu qe ti bindte Suliotet, por pa rezultat. Edhe kryeprifti i fshatit te Gliqit ne lindje te Paramithise morri te njejten pergjigje, dhe bile u detyrua te largohej per ne Parge, nga frika e kercenimeve qe i bene Suliotet. Ne vitin 1800 Suliotet qe kishin humbur nje pjese te mire te komandanteve te tyre, gjate luftrave te shumta kunder Aliut, nen drejtimin dhe urdhrat e priftit Samuil, i cili prej vitesh ishte orkestruesi kryesor i sulmeve dhe karnazheve gjakatare te bera nga Suliotet, mbi fshatrat çame, filluan sulmin ndaj keshtjelles se Velanit, ne jug te Paramithise, dhe ne veri te Dhrohomise. Samuili organizoi planin e sulmit te keshtjelles, qe mbahej nga 180 çamer muslimane nen urdhrat e bejlereve, çame qe benin pjese ne aleancen e madhe Ali Pashiane kunder Sulioteve. Gjate sulmit ai kendonte psalme, se gjoja Mitokokali, qe ishte krahu i tij i djathte eshte njeriu i Dites se Gjykimit i ngjallur nga vullneti hyjnor per te rrenuar kalane e Velanit. Sonte naten kendonte ai me nje ze profetik muret e Velanit, do te bien si muret e Jerikos ne bibel. Nuk i kerkoj Zotit veçse 200 burra, disa fuçi barut, dhe disa gra te forta Suliote per te transportuar ne malet tona gjithe mallin e muslimaneve vazhdonte ai. Ata u leshuan si ujq te uritur qe e shikojne nga malet e larta gjahun e tyre, duke e sulmuar kur bariu eshte ne gjume, dhe duke e shqyer dhe gjakosur deri ne vdekje. Ndoshi ashtu si e kishte parashikuar Samuili i cili municionet dhe fuçite e pafundme te barutit i merrte nga Francezet, nepermjet Parges ose Korfuzit, duke i kaluar ato neper male, dhe rruge te fshehta. Samuili bashke me disa Suliote gerrmuan nje tunel te fshehte deri afer keshtjelles dhe pasi i kaluan ne te fuçite e barutit hodhen te ere keshtjellen e mbajtur nga çamet. Pasi nje pjese e murit te keshtjelles hidhet ne ere rruga hapet per Suliotet, te cilet i mbyllin çamet akoma me ne brendesi te keshtjelles dhe rreth 60 prej tyre i dogjen te gjalle. Pasi lajmi i shkaterrimit te kalase afer Velanit, dhe lajmi se Suliotet ishin shume afer Paramithise i shkoi Aliut ne Janine, ai u çmend nga inati, dhe trishtimi. I nervozuar ai hapi dritaret e pallatit te tij dhe filloi te ulerinte fort perpara oborrit te pallatit : A nuk ka me besimtare muslimane? Deri kur o race e turpshme do te vazhdoni te beni nje jete te tille te felliqur(duke ju nenshtruar kusareve suliote)? A do te lejoni ju nje grusht kusaresh te pikellojne muslimanizmin ? A mos do te prisni qe ata te vijne tju marrin edhe Janinen ? Te gjitha ata qe jane bijte e islamit te vijne menjehere dhe te bashkohen nen flamurin tim!(2) Ali Pasha pasi mblodhi 14.000 trupa me shqiptare muslimane filloi fushaten e tij te gjate te luftrave kunder kusareve Suliote. Pasi disa vitesh lufte,Suliotetqe tashme nuk merrnin me provizione dhe municione nga Parga dhe pas largimit te Francezeve, ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga trupat e Aliut ne malet e Sulit. Parga tashme smund tju vinte me ne ndihme, dhe malet e tyre ishin te shkreta, dhe smund ti afronin atyre asgje me teper sesa nje vdekje nga uria. Samuili me se koti i drejtonte qiellit lutje, dhe i jepte zemer njerzve ne ane moment, kur nje ze i pare therret per kapitullim. Duhet te kapitullojme vazhduan te ngrihen zera te tjere, skemi rruge tjeter. Zerat qe therrisnin per kapitullim u bene shumice, aq sa Samuili i nervozuar kerceu nga vendi dhe tha : Ata qe duan te behen skllever le te kapitullojne, ata qe besojne ne Diten e Gjykimit, le te rreshtohen nen flamurin tim. Por tashme askush si degjon me perrallat e Samuilit. Te gjithe Suliotet i kerkuan Foto Xhavelles qe te kerkoje nga Veli Pashai (djali i Ali Pashes qe mbante te rrethuar Suliotet)nje armepushim, dhe nje kapitullim. Menjehere Veliu ju pergjigjet pozitivisht duke ju propozuar amnistine e meposhtme tekstualisht te shkeputur nga libri “Historia e rigjenerimit te Greqise.” (Histoire de la regeneration de la Grece 1843)ALLAHU(eshte)Paqe dhe Falje,Une, Veli Pasha i Delvines, djali i Aliut, djali i Veliut, djali i Muktarit, djali i Salih Tepelenes, Valiu i Thesalise, Deverenghi Pasha, anetar i keshillit suprem te Portes se Larte, te Monarkut te monarkeve, te Sulltanit te Lavdishem qe shperdan kurora te arta, qe mbreteron mbi tronet e botes me lejen e tij, i akordoj te krishtereve te Sulit aktin e meposhtem :(1)Suliotet do te kene lirine te dalin nga vendi i tyre me armet e tyre, bagazhin, municionet, plaçkat dhe gjithçka ata do te duan te marrin me vete per te shkuar ose jashte Shqiperise, ose brenda saj, sipas deshires se tyre.(2)Angazhohem te paguaj personalisht te gjitha kafshet e transportit qe do te duhen per transportimin e tyre, te plaçkave te tyre, te kafsheve te tyre, te pleqve, grave, famijeve, te plagosurve, dhe gjithçka tjeter deri ne vendin qe ata do te duan te shkojne.(3)Te gjitha pengjet Suliote qe mbahen te burgosur me urdher te babait tim do te lirohen.(4)Ata Suliote qe duan te jetojne ne Shqiperi, dhe te banojne me ne do te gjejne prona, toka, fshatra, gjithçka falas, mbrojtje, siguri, dhe miresi prane meje dhe babait tim.(5)Betohem se ky pakt eshte i shenjte, betohem se asnje nga Suliotet nuk do te preket, shahet, ngacmohet, apo gjykohet per ate qe ka kryer ne te kaluaren e tij. Nese e shkel kete pakt, apo nese shkelet nga ndonje nga ne, neshtrohem per veten dhe te mite qe te meritoj titullin e muslimanit apostat(qafir femohues, qe ishte kulmi i turpit te nje burri ne ate kohe, ishte me mire te vdisje sesa te quheshe i tille). Nese e shkelim kete pakt, le te na brakstisin edhe grate tona, qe do te benin betimin e madh. Si prove e besnikerise time nje kopje e ketij pakti do ti jepet Sulioteve, dhe Zoti me mallkofte dhe shkaterrofte nese e shkel ate.Shkruar dhe nenshkruar nga une dhe vellezerit e mi ne te armeve, muslimane sunite.Suli 12 dhjetor 1803 Veli Pasha Ali ZadeElmaz beu, Ismail bej Konica, Muhamet beu, Ismail bej Prronjo, Hasan bej Çapari, Ago beu, Abedin bej Zarkani, Omer beu, Meçe bej Bono, Haxhi Bido, Latif Hoxha, Hyse Toska, Abaz Tepelena. (3)Ne 15 dhjetor te 1803 Veli Pasha i dergoi nje leter kapedaneve te Parges duke ju kerkuar atyre qe ti strehonin Suliotet, dhe ti ndihmonin ata ne kalimin e tyre per atje ku ata deshironin te shkonin. Nen drejtimin e Foto Xhavelles Suliotet filluan te largoheshin nga vendi i tyre duke marre drejtimin e Parges. Nder prijesat qe i shoqeronin ata ishin edhe Dhimo Drako, Dhimo Zerva, Diamant Zerva, nga fshati Zerve i Sulit(nga fisi i Zervave te Sulit rrjedh edhe gjakatari Napolon Zerva i cili ne 1944 kreu masakren e kobshme ndaj çameve duke i masakruar ata pa meshire). Nje pjese tjeter e Sulioteve nen drejtimin e Kutzonikes, Jorgo Boçarit, Palaskes etj morren drejtimin e Zalongos. Nje pjese tjeter morren morren drejtimin e Etolise per tu bashkuar me armatolet e udhehequr nga Paleopullo.Ndersa Suliotet po largoheshin nga malet e tyre shqiptaret hyne ne malet e Sulit, dhe kryeprifti Samuil qe per disa dekada rresht kishte udhehequr luften kunder tyre, me dredhi i terhoqi ata per te vendi ku ai kishte fshehur gjithe fuçite e barutit qe perdornin Suliotet. Pasi i terhoqi ata deri atje ai ai i vuri zjarrin fuçive te barutit qe e hodhen e ate ne ere se bashku me nje grup te madh shqiptaresh muhamedane, qe e kishin ndjekur. Ai per kete u ndihmua edhe nga disa Suliote qe se kishin pranuar kapitullimin. Veli Pasha qe ishte dhe vete deshmitar i shperthimit dhe vrasjes se qindra muslimaneve shqiptare e konsideroi kete gjest si thyerje te marreveshkjes dhe te paqes.(4)Dhe vertete ajo ishte nje thyerje e qarte e marreveshjes se paqes qe ai beri me Suliotet. I trishtuar nga vdekja e shume njerezve te tij, dhe pas thyerjes se paktit te Sulioteve me kete gjest ai urdheroi qe te ndiqen dhe te vriten te gjithe Suliotet. Nese Suliotet nuk do ta kishin prere ne bese Veliun ai do ti kishte lene ata te iknin te qete ne punen e tyre ashtu siç ai vertete i lejoi. Edhe pse Suliotet qe ai i la te lire te largoheshin pas disa dekadash krime monstruoze te kryera prej tyre ishin larguar tashme dhe ishin larg, ushtrite e Veliut arriten nje pjese te tyre, dhe vrane gjithe burrat, por duke dashur te zene rob grate e tyre ato u hodhen nga shkembi ne Zalongo, akt ky i cili nga shkrimtaret aventuriere franceze qe levdonin Greqine u quajt edhe vallja e Zalongos. Ate qe shkrimtaret progreke franceze harrojne te shkruajne eshte se me qindra vajza çame u hodhen neper puse, kroje, shkembinj etj, per mos te rene ne duart e Suliotit Napolon Zerva dhe trupave te tij. Kjo eshte pra ngjarja e vertete e Kapitullimit te Sulioteve te cilet pasi u falen nga Veli Pasha vrane me qindra nga njerezit e tij, duke thyer keshtu paktin e firmosur prej tyre, gje kjo qe detyroi Veli Pashain, djalin e Ali Pashait, te hakmerret ndaj pabesise se tyre duke i perndjekur dhe vrare nje pjese te tyre. Ky shkrim denjon te tregoje qarte historine e vertete te kapitullimit te Sulit, i cili nuk diti ta mbaje fjalen e dhene, dhe siç e meritonte e pesoi. Eshte nje kunderpergjigje ndaj genjeshtrave dhe krijimeve historike te grekomaneveshqipfoles te cilet e deformojne historine tone duke e trajtuar kete ngjarje si nje pabesi te Ali Pashait qe sulmoi Suliotet dhe i preu ata ne bese pasi firmosi kete pakt me ta. Por historianet perendimore flasin ndryshe duke e treguar qarte ate qe ndodhi si per ti thyer hundet grekomaneve si Suliotit Arben Llalla i cili faktet historike i deformon duke i bere ato prosuliote dhe duke u kenduar kenge lavdie Sulioteve qe vete e prene ne bese Veli Pashen. Ate qe fsheh Arben Llalla eshte se edhe Napolon Zerva eshte Suliot nga fshati Zerve i Sulit qe gjendet ne jug te Zhirmiut dhe ne verilindje te Valanidhit. Ne lindje te ketij fshati shtrihet Filipjadha. Tushe Zerva, Dhimo Zerva, Diamant Zerva jane disa nga emrat e Sulioteve qe luftuan kunder Ali Pashes, çameve dhe toskeve. Jorgo Boçari, Marko Boçari jane disa nga emrat e fshatit Boçar te Sulit qe gjendet ndermjet Gliqise dhe Nikolices, qe luftuan kunder Ali Pashes dhe shqiptareve te tjere muslimane. Marko Boçari dhe shoket e tij i benin thirrje Pargariteve me 28.06.1821 me fjalet e meposhtme : “Pargarite! Gjarpri u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo ne bregdetin e Epirit…”. Tashme dihet qarte se per cilin flamur me kryq luftoi Marko Boçari ne 1821.(5)Ndersa pasardhesit e tyre jane Kolonel Dhimiter Boçari, i cili perfaqesonte Greqine ne komisionin e ndarjes se kufijve ne vitet 1913-1917. Ishin njerezit e Kolonel Dhimiter Boçarit qe vrane gjeneralin italian Telinin sepse ky disa fshatra kufitare shqiptare ja kaloi Shqiperise ne dem te Greqise. Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(6)Njerez si Arben Llalla dhe Isuf Hajredini me genjeshtrat e tyre progreko-suliote kerkojne te hedhin hi mbi te vertetat historike duke i deformuar ato dhe duke i dhene atyre ngjyra progreke ne dem te çameve dhe shqiptareve ne pergjithesi. Keta njerez qe ngrene te qiell vlerat e Sulioto-Arvaniteve duke shkelur me kembe gjenocidin e eger qe pesoi popullsia çame kerkojne te fshijne memorien e ketij gjenocidi duke e mbuluar ate me petkun e lavdise Suliote qe gjate dy shekujve te fundit me kryqin ne nje dore dhe thiken ne anen tjeter masakroi me qindra mijera çame dhe shqiptare te tjere muslimane.

ABEDIN RAKIPI

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

3 Komente per “Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet”