Rreth Artikullit

Autori

Lufta e Fundit, Pronat e shqiptarëve në Greqi

 

Titulli i librit:
Autori: Mentor Nazarko
Shtëpia : Universiteti i Tiranës, 2007
Numri i faqeve: 236

Mbi Librin

Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj. – Vendime GJyqësore. – Lista e 700 pronarëve si dhe: – Dosjen e pronave të bektashinjve në Greqi.

 

Mbi Autorin

 

Mentor Nazarko, editorialist dhe pedagog në UET

Me studime të thelluara universitare në shkencat politike dhe drejtësi në , Mentor Nazarko ka eksperiencë të gjatë në gazetari, si dhe një karrierë të shkurtër politike në rolin e këshilltarit të Presidentit të Republikës (1997-2002).

Ky është libri i tij i parë.

Libri “Lufta e Fundit”, e shqiptarëve në Greqi, zë fill një ese kërkimore për herë të parë në Universitetin e Perugias. Studimi fillestar i udhëhequr nga një eksperte e njohur italiane si profesoresha Paola Anna Pillitu, është riplotësuar me arsyetime të reja, dokumente ekskluzive, fryt i një pune kërkimore në arkivat italiane, shqiptare, por dhe të vendeve të tjera. Për t'u veçuar, fakti që shumica e autorëve të cituar janë grekë.

I konceptuar në formën e një mbrojtjeje juridike nga një avokat që synon të zgjidhë çështjen e pronave shqiptare në Greqi (600 mijë hektarë në vlerësimet më optimiste dhe mbi 100 mijë hektarë në vlerësimin grek), libri ka dhe elementë të tjerë publicistikë që e bëjnë më të tretshëm për e gjerë.

Libri, studimi i parë serioz nga ky këndvështrim, rrok një fushë të rëndësishme të mardhënieve shqiptaro-greke. Ai synon të japë një udhëzues ndihmës për politikën shqiptare që të dijë të kërkojë borxhet që na kanë, dhe jo vetëm të lypë borxhe të përdorura keq. Ai synon gjithashtu të ndërgjegjësojë individët e tjerë të ndjeshëm për statusin e kombit dhe problemet e tij. Atyre u thuhet me kompetencë se ka një problem të madh të pazgjidhur, zgjidhja e të cilit ka armiq të pamëshirshëm kohën, harresën dhe përuljen ndaj më të madhit. Ai është problemi i pasurive të konsiderueshme shqiptare në Greqi, borxhin e madh që mbetet edhe për kohë në sirtar dhe që “nuk keni ditur ta kërkoni”, siç thotë gazetari i madh dhe eksperti grek Tasos Teloglu. Për këtë borxh, na nevojitet një “luftë e fundit”. Juridike dhe .

Tags: , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.