About the Post

Author Information

Lidhja e Kombeve: “Ndaloni dhunën dhe shpërnguljen e çamëve”

Lidhja e Kombeve: “Ndaloni dhunën dhe shpërnguljen e çamëve”
Në vazhdim, nga studiuesi Hajredin Isufi, jepen dëshmi e dokumenteve arkivore lidhur me qëndresën çame për të mos lënë trojet nga dhuna shtetërore greke, reprezaljet në Çamëri, memorandumin e çamëve drejtuar kryeministrit grek, Pangallos, si dhe presioni i së Kombeve ndaj grekëve.
Arkivat 1945-1947
Shqipëria ndërkombëtarizon çështjen çame
Në kalvarin biblik të shpërnguljes së dhunshme të popullsisë çame, mohimi i të drejtës së ligjshme për rikthim në trojet autoktone (njohja e pasurisë) vazhdon të mbetet edhe pas më shumë se 6 dekadash, një problem tepër i mprehtë.
Në këtë kuadër, referuar dokumenteve arkivore, konstatohet se përpjekjet serioze të shtetit në mbrojtje të problemit çam nisin menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Veçanërisht, periudha 1945-1948, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, është një periudhë që karakterizohet nga përpjekjet e vazhdueshme të shtetit të ri për problemin e Çamërisë. Kështu, mes të tjerave, me interesimin e porosinë e drejtuesve të kohës së shtetit , në gusht 1945, jepet porosi e nis hartimi i një libri të veçantë për problemin çam, me synim sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për tragjedinë e një populli të pambrojtur. Ja si thuhet në një nga zyrtare të kohës: “Drejtoria e Shtypit dhe e Propagandës u vu menjëherë në lëvizje. Më 22 gusht 1945 u thirr në zyrat e saj, Musa Demi. Atij iu bë e njohur kërkesa e Qeverisë Shqiptare (porosi direkte e Hoxhës) dhe e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për përgatitjen e librit të lartpërmendur për Çamërinë. Ky lajm e gëzoi shumë Kryetarin e Komunitetit Çam. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të shokëve të vet, për të përmbushur të gjitha kërkesat.
Musa Demi, së bashku me personin e ngarkuar nga Ministria e Propagandës hartuan një Plan Tematik të detajuar, për mënyrën se si do të grumbulloheshin materialet, kriteret bazë për përzgjedhjen e tyre, etj.
…Drejtoria e Shtypit dhe Propagandës, më 31 gusht 1945, njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme se ishin marrë të gjitha masat dhe kishte filluar puna për përgatitjen e librit.
…Enver Hoxha, më 29 dhjetor 1945 thirri në zyrë Musa Demin, me qëllim që të merrte një informacion më të plotë rreth punës që po bëhej për përgatitjen e librit… Ndërkohë, Sekretari i Frontit Demokratik të Shqipërisë, vuri në dispozicion të Komitetit Çam për përgatitjen e librit, 3000 Franga Ari shqiptare.
…Libri pa dritën e botimit më 1947, me titullin: “Actes agressifs du gouvernement monarco-fasciste Grece contre L’Albanie”, Tiranë 1947.
(Arkiva e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dosja 17-18, viti 1945 / Dosje 53, viti 1947, f.37 e në vazhdim)
Kujtim Boriçi
Çamëria Nr. 14-4
Ekskluzive/ Në vazhdim, nga studiuesi Hajredin Isufi, jepen dëshmi e dokumenteve arkivore lidhur me qëndresën çame për të mos lënë trojet nga dhuna shtetërore greke, reprezaljet në Çamëri, memorandumin e çamëve drejtuar kryeministrit grek, Pangallos, si dhe presioni i Lidhjes së Kombeve ndaj grekëve.
Lidhja e Kombeve: “Ndaloni dhunën dhe shpërnguljen e çamëve”
Nga Hajredin Isufi
Gjenocidi ndaj popullsisë së pambrojtur çame nëpërmjet shpërnguljes së dhunshme nga trojet e tyre, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, solli reagimin e qarqeve përparimtare europiane, personaliteteve të kohës, si dhe të Lidhjes së Kombeve.
Në këtë kohë, Lidhja e Kombeve dhe Roma i bënë presion qeverisë greke, duke i kërkuar asaj:
-Të ndërpriste menjëherë dëbimin me dhunë të çamëve
-Të hapeshin shkolla shqipe në Çamëri
-Shqiptarëve t’u ktheheshin pronat që ua kishin zaptuar refugjatët grekë
-Të respektoheshin të drejtat e myslimanëve .
Mjaftojnë edhe këto pak informacione që dhamë, për të kuptuar se sa ishte shkalla e lirive e të drejtave që gëzonin shqiptarët myslimanë në Çamëri . Qeveria greke, në vend që të kërkonte ndjesë e t’i vinte gishtin kokës e të ndjente një pendim të thellë për krimet çnjerëzore dhe mohimin e të drejtave që i kishte bërë minoritetit shqiptar në Çamëri, shpifte e trillonte sajesa të paqena për të mbuluar një njollë të turpit, që do ta shoqëronte Greqinë në tërë historinë e saj.
Kur zihen në gojë martirët në Çamëri, pavarësisht se ishin myslimanë apo të krishterë që u masakruan nga dora e xhelatëve, duhet të shkruhet drejt historia dhe shkaktarët që u morën jetën këtyre viktimave të pafajshme, eshtrat e të cilëve sot heshtin nën dheun që i mbulon. Ata kërkojnë që të shkruhet për ta dhe të zbardhet e vërteta edhe për 49 martirët e krishterë në Paramithi, edhe për Tefik Qemalin e Jahja Kasemin, edhe për Jasin Sadikun, edhe për që u kryen ndaj çamëve në Paramithi, Margëlliç, Pargë dhe Filat. Duhet zbardhur e vërteta nga historianët, që të mos përsëriten më drama të tilla.
E bëra këtë histori të shkurtër për Jasin Sadikun, jo me synimin për të bërë biografinë e tij, por për të evidentuar vlerat që ai ka në Lëvizjen Kombëtare në Çamëri, deri tani të lëna në harresë dhe shpesh i akuzuar pa të drejtë nga qarqe të caktuara greke.
1947. Memorandumi çam drejtuar kryeministrit grek, Teodor Pangallos
Shkëlqesisë së Tij, Gjeneral Theodhor Pangallos, i Këshillit të Ministrave, Athinë!
Zoti President!
…Duke pasur kënaqësi për zhvillimin e urtë të administratës tuaj dhe ju në krye të saj keni një detyrë të vetme, të përmbushni të drejtat e popullit mbi të cilën bazohet mbarëvajtja e shtetit dhe shembull i qeverisë, morëm guximin të parashtrojmë një memorandum për padrejtësitë që na janë bërë nga aplikimi i keq i ligjeve të shtetit dhe për më tepër, e reformës agrare nga organet inferiore të administratës dhe t’ju lutemi juve zoti President, që të keni mirësinë të bëni personalisht hetime që të bindeni për ankimet tona mbi realitetin.
1. Me gjithë instalimin e ligjshëm dhe të drejtë të viktimave të mjera të katastrofës mikro-aziatike, vëmë re se shumë familje të refugjatëve u instaluan, veçanërisht vetëm në katundet e myslimanëve dhe bile në ato fshatra të cilat, tokat dhe arat, mezi plotësonin nevojat e banorëve të tyre të parë. Për instalimin e refugjatëve u morën shtëpitë tona modeste, nga të cilat na dëbuan me forcë dhe u shtrënguam të strehohemi në kasollet e këqija, ku banonin më parë kafshët e pakta ose nën tenda.
2. Në kundërshtim me çdo të drejtë, u aplikua Reforma Agrare e imponuar; shpronësimi i mallrave tona të vogla, të cilat jemi me origjinë shqiptare, myslimane nga feja, vetëm e vetëm që të instalonin refugjatët dhe për e banorëve të krishterë që kemi rreth e rrotull. Në këtë mënyrë, duke humbur qysh prej tre vjetësh pasurinë tonë të pakët që kishim për të jetuar, prej të cilave merrnim disa të ardhura të pakta për jetesë, jemi të dënuar ne dhe familjet, të vdesim urie. Ky shpronësim u bë në të gjitha fshatrat e Çamërisë, që banohen prej shqiptarëve myslimanë dhe kryesisht në fshatin Njihor, Mininë, Koriqan, Gurrëz, Pjadhul, Picar, Petrovicë, Dhragomi, Karbunar dhe në fshatra e kryeqendrës së Paramithisë.
3. Në shpronësimet e detyrueshme të pronave tona, që jemi shqiptarë, kjo reformë është pa vend. Çmimi për vleftën e caktuar për të na shpërblyer për pronat e marra ishte i padrejtë dhe shtypës. Në pronat tona, të cilat në fshatrat e prefekturës së Prevezës: Kravari, Koçinopullo, Shin Dielli etj., të ardhurat e të cilave llogariteshin në 120 Dhrahmi për streme, ndërsa si çmim shpronësimi u caktua 7 Dhrahmi për streme.
4. Po sikur të mos mjaftonte ky çmim i ulët për pronat tona, që u shitën legalisht dhe me matjen e gjatësisë dhe gjerësisë, përsëri sipërfaqja e tyre në përllogaritje u qeth jo me qindra streme, siç mund të mendohej ndonjë gabim dhe të ishte i justifikuar, por në një mënyrë që tregon një vullnet të keq të organeve lokale, në dorën e të cilëve qeveria greke, me anën e Ligjit Nr.5521, caktimin e çmimit të vleftës së tokës nga këta. Kështu për shembull, fshati Gorrica, sipërfaqja e tokës që kishte llogaritet në 7000 streme, komisioni atë sipërfaqe e përllogariti sikur ishte 1400 streme. Fshati Jonuz, që kishte një sipërfaqe prej 5000 streme, u llogarit vetëm për 1500 streme. Fshati Tukopalluk, që kishte 5500 streme, u llogarit për 1500 streme; fshati Koronopullo, me 3000 streme, u llogarit për 1200 streme. Një fshat tjetër, Kanallaqi, me ara gëzonte ndonjë sipërfaqe prej 8000 streme, u llogarit në 1800 streme.
Këto qethje pa asnjë kuptim të pronave myslimane, i denoncuan edhe pronarët e tyre shqiptarë në Frar në zyrat greke dhe njëkohësisht dhanë se cilat ishin sipërfaqet e vërteta.
5. Përveç shkeljeve në matje dhe përllogaritjen e vleftës së pronave të shpronësuara, u bënë edhe të tjera shkelje. Sipas Komisionit të Administratës Lokale, vlefta e grurit llogaritej në një çmim qesharak, me 30 lepta oka, ndërsa oka e misrit mezi arrinte në 1/3 e çmimit të grurit, në 10 lepta.
6. Me të ashtuquajturën Reformë u përfshinë në shpronësim, pronat e myslimanëve shqiptarë në 20 fshatrat e Frarit në prefekturën e Prevezës. Në pjesën më të madhe, pronarët shqiptarë në këto fshatra nuk kanë më shumë se 300 streme. Pronarët e tyre janë shqiptarët e Margëlliçit. Pronat e këtyre fshatrave i zotëronin 60-70 familje shqiptare dhe nuk kishin toka më tepër se sa parashikonte ligja, megjithatë ata u konsideruan si çifligarë dhe u përfshinë në shpronësim arbitrarisht dhe pronat e tyre ua shpërndanë të krishterëve, që ishin rreth e rrotull.
Pronarët e rinj që i morën këto prona, ishin rreth 1000 familje. Ata u bënë çifligarë të rinj me 120-140 streme secila familje, të cilat pasi i morën, i lanë pa i punuar, ndërsa pronarët e vërtetë përfunduan keq e më keq, argatë dhe shërbëtorë të ish-shërbëtorëve të tyre.
7. Në vlerësimin e vleftës së pronës së shpronësuar dhe sasinë e të ardhurave që detyrohej t’i jepeshin pronarit nga prona e tij, pronarët e rinj, në deklarimin e të ardhurave nga tokat, deklaronin sa të dëshironin vetë dhe mbi atë masë caktohej masa që do të merrte i shpronësuari. Nga këto deklarata pohohej vetëm 1/5 e prodhimit që merrej, dhe nga deklarimet e më të ndershmit nuk e kalonte ¼. Shembulli i këtyre padrejtësive u vërejt në mënyrë flagrante në fshatrat e Gorricës, Zaravuci, Vllahori, Sheniku, Qeverose, Zallongo, Selamini, Mazi, Vojniku dhe në pronat e vogla të Paramithisë.
8. Me dëmshpërblimet që na u dhanë nga shpronësimet, ne nuk plotësojmë dot as nevojat për ushqimin tonë të përditshëm. Megjithatë, shteti kohët e fundit nxori edhe një ligj tjetër, i cili qindra vjet nuk ishte vënë në zbatim as nga qeveria turke. Sipas këtij ligji 1/5 e pronave të tona quhej pronë shteti dhe nuk shpërblehej, ¼ që mbetej prej saj për dëmshpërblim shkonte në favor të arkës për stabilizimin e vendit, një formë e re kjo që ishte krijuar kohët e fundit, në periudhën e shpronësimeve të pronave të shqiptarëve myslimanë.
9. Pothuajse në të gjitha fshatrat e krishtera rreth e rrotull, zaptuan pronat e myslimanëve shqiptarë, megjithëse ne posedojmë tapi që dëshmojnë se ato prej shekujsh kanë qenë pronat tona. Por gjyqi nuk i merr parasysh ato kur shkojnë pronarët dhe ua tregojnë.
10. Zbatimi më i keq i aplikimit të Reformës u zbatua në Paramithi dhe në Parakalama. Zbatimi i saj tregoi shtypje dhe padrejtësi. Shpronësimi tek shqiptarët përfshiu dhe kopshtet e shtëpive. Shqiptarët myslimanë u kthyen në njerëz pa prona, pa punë, pa pasuri dhe duke mos përfituar asnjë cent nga dëmshpërblimi. Të njëjtin fat patën dhe vakëfet.
Me një Ligj tjetër edhe më të tmerrshëm, siç ishte ai me Nr.1703, qeveria greke zaptoi pronat e përbashkëta të fshatit.
Në shpronësimin e pasurive të shqiptarëve u përfshinë dhe 16 fshatrat e Filatit, të cilët u morën nga bujqit e krishterë rreth e rrotull. Qeveria greke nxori një ligj, sipas të cilit, do të shpërblente: më 1920, secilin pronar me 100.000 Dhrahmi; më 1921, me 150.000 Dhrahmi dhe në vitin 1922, me 100.000 dhrahmi.

Nga Hajredin Isufi

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Comments are closed.