About the Post

Author Information

Legjenda e zogut Gjon!

Cdo krahine shqiptare ka legendat e saje te bukura, por “Legjenda e Zogut Gjon” qe po tregoi ne vargje me poshte, eshte nje e vacante, e ka shtratin ne Cameri, ne Epirin Homerik, ku legjendat marin jete dhe behen njesh me realitetin dhe historine e vendit.

Ne qofte se ju bie rruga dhe shkoni ne Cameri
Ne kohen kur pranvera mbush vendin me gjelberim
Mania frutin e saje leshone
Mos harroni te gjeni kohe e te uleni ne pragun e avllise
E te shijoni ne qetesi te papriturat qe darka e erret ju sjelle.

Viani mire veshin eresires se thelle.
Atje nata eshte e magjishme, ka goje e flete
Tregon nje , nje legjende
Dhe si gjithmone, papritur
Nje shpirt i pavdekshem cfaqet si nga here.

Gjon…Gjon, Gjon…Gjon……!
Kjo klithme perendie do te oshetije e marri dhene
Mes darkes se erret qe tulatet dhe heshte.
Ankthi i te papritures zot do te behet gjithandej
E drejte ne zemren tuaj do te zbrese si ngahere.

Heshteni, mos beni ze, mos u frikesoni.
Flatrat e nje zogu mbi kryet tuaja do te degjoni
Dhe me mbrapa, si nga here
Emri i Gjonit do te perhapet e marre dhene
Bashke me jehonen e zerit te tij
Qe do te zbrese ne cdo skute e cepe

Gjon…Gjon, Gjon…Gjon…..!
Vece kete emer ajo therrete
E mbas zerit te saj si nje e marre do te rrende
Njesh do te behet me darken e thelle
Dhe me agimin e dites, do te zhduket si nga here
Per tu shfaqur perseri te nesermen ne muzgun e erret

Ju tani do te me pyesni
Kush do te jete valle
Ky ze kaqe i magjishem e fuqiplote
Qe mbi naten e eret mbikqyr e sundon
E pa pushim nje emer therret e kerkone?

“Zogu Gjon” emrin ja thone.
Mbi Camerine martire per shekuj te tere
Askush se di, nga vjene e ku shkone
Mos valle atje ne Dodonen e tone
Qe per shekuj te tere e okupuar lengon e rrenkone?

Eshte moter qe qane e ulerete
Ne zoge te padukshem eshte kthyer perjete
Per shekuj te tere kerkon e therrete
Mbi Camerine e ne cdo cepe
Kerkone , vellane e saj te vogel
Qe ja rrembyen te pabeset

Mos u cudisni ndonje nate
Kur mbi avlline tuaj ajo te zbrese, te ndale
Dhe per Gjonin e saje tu pyiese
Ne qofte se dini dicka, nje lajm, nje haber
Ne te pa vdekshem perjete do t’ju ktheje

Kjo eshte legjenda e Zogut Gjon
Qe mbi Camerine martire per shekuj te tere sundon
Kerkon e vigjelone
Me e madhe, se nje dite, nje mote
Vellane e vetem ne krahet e saje do te shtrengoje

Tani, nje per te gjithe ju kame
Kur ta degjoni zerin vajtues te zogut Gjon
E mbi kryet tuaja te ndjeni flatrat e saj
Heshteni, mos beni ze, tregoni respekt
Mos u perpiqni ta shihni, ose lendoni

Kush guxon dhe perpiqet ta shofe
I verber ka per te ngele per jete e mote
Kush guxon dhe kerkon ta lendoj
Per jete te jeteve i sakatuar do te mbese.
Kush guxone dhe kerkone ta vrase
Nje vdekje te llahtarshme ka per te pase.

Nga Arber Thesproti

=Fakt:- In 1337 the new Emperor, Andronikos III Palaiologos, arrived in northern Epirus with an army partly composed of 2,000 Turks contributed by his ally Umur of Aydin. Andronikos first dealt with unrest due to attacks by Albanians and then turned his interest to the Despotate

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Comments are closed.