Rreth Artikullit

Autori

Ju tregoj për çamët

 

Është zakon i shqipëtarit që kur njihen me njerëz të tjerë bisedojnë për rrethin apo krahinën e origjinës. Janë ato biseda të sinqerta ndërmjet shqiptarësh që të japin më tepër informacion mbi dikë apo grupin shoqëror që përfaqëson ai. Por ç'ndoth në bisedë kur mendimet e besimet e një prej shqipëtarëve janë jo të verteta?!

Për shqipëtarët çam, shtysa që të bën të revoltohesh por dhe të mendohesh është pikërisht besimi gabuar i një shqipëtari të mashtruar nga intriga e të sëmurë nga helmi i qarqeve antishqiptare. mund të thuhet më plotë gojë se çamët, këta burra e gra, janë shqiptarët më fatkeq ndër shqipëtarë.

Pse e mendoj kështu? Jo sepse mbi ta janë kryer masakra, vrasje dhe krime ç'njerëzore nga udhëheqësit e pashpirt grek. Këto janë ushtruar mbi mbarë kombin shqiptar gjatë shekujve, së fundmi më krahinën e Kosovës nga Millosheviçi dhe gjeneralët e tij katallanas. Nuk do të prek këtë pikpamje. Jo se nuk është e rëdësishme për historinë e çamëve. Jo se viktimat nuk do të mbahen mend nga të afërmit e tyre, por ka dhe çëshje të tjera me peshë të rëndë në jetën e çamëve.

I quaj çamët shqiptarët më fatkeq për një arsye tjetër sepse një çëshje ka disa këndvëshrtime.

Shumë, mund të thonë sot se çamët jetojnë të lumtur, se janë integruar mirë në shtetin ëmë apo gjetkë në diasprë, por kjo është veç maja e aisbergut. Në historinë e çamëve ka plaçkitje barbare nga ligesia e shovinistëve grek. Prej marjes së jetës, tokës e deri në marjen e identitetit. Plaçkitje prej gjithëçkaje. Po të kërkojmë një krahasim mbi mijrat familje çame, mund t'i shkojë fare mirë për shtat “siç shkul lisin prej dheut apo siç pret degët e ullirit”. Për mos t'i mëshuar më tej metaforës po bëj të ditur se çamët u shperngulen prej qyteteve të tyre tregëtare, prej shtëpive buzë detit Jon, prej kodrave me agrume e prej kullotave me bagëti shumë. Por jo vetëm kjo. Gjithë këto vite çamëve u rrembyen një e nga një të gjitha vlerat kulturore, arti, dhe fatkeqësia më e madhe është se iu grabit dhe iu shtrembërua identiteti i tyre. Çamëve u zhveshën nga armiqëve të tyre prej gjithëçka që e dallon njeriun nga hiçi: identiteti i njeriut. Tamam siç u hiqet lëkura deshëve për kurban, veç me një dallim: se ky kurban nuk ishte për perëndinë por për antishqipëtarët e betuar. Disa mund të mendojnë se këto janë opinione pasionante dhe pa baza. Përkundrazi! Shqipëtari i mençur e di si është historia. Ai e di të vërtetën e nuk është i infektuar nga “viruse” shpifjesh e nga “të sëmurë” të tillë që e përcjellin atë ndër shqipëtar. Shpifja ka qënë arma më e suksesshme e armiqtë të kombit shqipëtar dhe me gjakatarja për popullsinë çame. Që të quhet një luftë “legjitime”, një komb paqësorë mund të sulmohet nga një komb tjetër vetëm duke trilluar një gënjeshtër nga ana e këtij të fundit.

Mjafton të mos harrojmë këtë parim për të mos u besuar shpifjeve se gjithë çamët na paskën qënë bashkëpuntorë me gjemanët në Luftën II Botërore. Gjithashtu, na paskan qenë madje hajdutë e kriminelë. Madje kur greket luftonin (gjate L2B), çamët: burra, gra e fëmijë braktisnin shtëpitë e tyre e shkonin deri ne Peloponez për të plaçkitur shtëpitë e grekëve. Gjepura! Veç një i marrë mund të besojë të tilla gjepura. Ishte kjo që dëgjova nga ai shqipëtar “i infektuar” që më fliste me forcë por jo me llogjikë për këtë fakt. Edhe nese do te kishte pasur ndonje plaçkites, përse pas mbarimit të luftës shteti i Sokratit, Platonit dhe Homerit nuk tregoi madheshtine e vetë duke i vënë të akuzuarit para drejtësisë e t'u jepte dënimin e merituar. Pse me kulturë mijvjeçare nuk tregoi karakter fisnik por zgjodhi rrugë barbare. Nuk kishte se si të ndodhte ndyshe! Përndryshe nuk do t'ja niste genocidin mizor kundër çamëve. Përndryshe nuk do të luftonin që t'u hiqej çamëve gjithçka. E pra, nuk do të ekzistonte “Ligji i Luftës” në fuqi nga Greqia nese do të veprohej ndryshe. Kjo, së bashku me të tjera veprime të tjera keqdashëse ka qënë plani i politikës shoviniste të qarqeve antishqipëtare greke.

E me gjithë këto padrejtësi çamët durojnë. Ndaj dhimbjes shqipëtarët kanë duruar më tepër së shkëmbi. Historia e ka treguar këtë gjë. Ata kurrë nuk janë thyer ndaj dënimeve të padrejta. Këtë gjë po përjetonë çamët dhe krahina më jugore të shqipërisë.

Çamëria dhe çamët duhet të njihen, duhet të mos harrohen sepse pa këtë shpirt të pastër thesprotian, kurrë nuk do të mund të plotësohet fytyra e vërtetë e kombit shqipëtar.

Nga:Andi SELMANI

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.