Rreth Artikullit

Autori

Hoxha Hasan Tahsini

“Do të kërkoj dituri, atë që e bëri njeriun njeri”
– Hoxha Hasan Tahsini

Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu lindi në vitin 1812. Është djali i Osman Efendi Rushit Ahmedit, i cili ka qenë një dijetar i shquar; ishte kadi, myfti dhe kryesisht myderriz, nga katundi Ninat, rrethi i Filatit të Konispolit, në Çamëri.
Hoxha, para emrit Hasan, nuk është emër, por një titull i lartë, shumë i nderuar i kohës, që do të thotë: Dijetar mbi dijetarët, ose në gjuhë të sotme: Akademik…Kurse mbiemri Tahsin, pas emrit Hasan, nuk është mbiemër, por është një cilësi dalluese, shquese, vlerësuese, që i ishte dhënë qysh ishte student në Stamboll, sepse ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari…

Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu mësimet e para i filloi në Prevezë, kurse të mesme i filloi në Shkodër, i vazhdoi në Berat, ku i ati, Osman Efendiu, ishte caktue myfti, myderriz, (profesor)…
Në Stamboll, qysh si student, meqë ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari i dhënë titullin: Tahsin, të cilin e gëzoj si “mbiemër” tërë jetën…
Me një vendi mbretëror, jo vetëm që i dhanë këtë titull, por, Hasan Tahsin Efendiun e dërguan në Francë për të studiuar. U regjishtrue në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në Universitetin e Sorbones, në Paris, ku studioj me përkushtim, me vullnet, me shumë dashuri, sa që u befasonte secili…! Më në fund, ky student shqiptar i vyeshëm i përfundoi studimet me sukses të shkëlqyeshëm… Menjëherë e punësuan, me vendim mbretëror, e emëruan Imam në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Paris, ku, me gjithë , qëndroi afër 16 vjet…!
Kur u kthye në Stamboll e themeloi Universitetin Modern të Stambollit, ku ishte edhe profesor i psikologjisë dhe Rektor i parë i këtij Universiteti…
Hoxhë Hasan – Tasin Efendiu, jo vetëm që nuk e harroj asnjë herë se ishte shqiptar, por meqë ishte ndër shqiptarët më i formuari, më i dituri, më i ngrituri, gjithnjë printe në çështjen shqiptare-kombëtare…
Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçant për gjuhën shqipe…Ishte ndër të parët, nga nismëtarët, për themelimin e Shoqërisë Kulturore Shqiptare të Stambollit (1879)… Ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)…
Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarët të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetëm nxënësit e tij, plotë besnikëri, por edhe bashkëpuntorë
Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu, përveç që ishte atdhetar, një nga figurat më kryesore, më madhore, ishte motorri i Rilindjes Kombëtare Shqiptare…
Nuk ishte vetëm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte më i pari astronom në tërë Perandorinë Osmane…
Nuk ishte vetëm atdhetar, por ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar, letrar…Ishte një iluminist enciklopedist…!
Ishte njohës për bukuri në astronomi, filozofi, teologji, matematikë, fizikë, histori, gjeografi, bujqësi, letërsi…
Ishte pioneri i parë i Shkollës Psikologjike…
Për të gjitha këto aftësi ka dëshmi…
burimeve turke, Hoxha Hasan Tahsini ishte njeriu më i ditur i kohës në Stamboll, jo vetëm në shkencat natyrore, por edhe në ato letrare, filologjike, filozofike, teologjike…
Hoxha Hasan Tahsini ka shkruar, botuar, më se 20 libra shkencore, astronomike, psikologjike, pedagogjike…
Studimet e tij, fillimisht i botoi në revistën shkencore:”Mexhmual-i-Ulum” , që vet ishte themelues…
Këtu, tani, vlen të përmenden disa nga veprat e tij:

1. e krijimit
2. Themeli i Gjithësisë
3. Psikologjia apo Dituria e shpirtit
4. Të fshehtat e ajrit dhe ujit
5. Rruzullimi i përbotshëm
6. Pasqyra qiellore, etj. etj.

Më në fund, nëse ndonjë lexues mendon se e kam tepruar, duke e lavdëruar, Hoxhë Hasanin, ai ka gabuar…! Pse? Sepse ka shumë të tjerë studiues, në Lindje, në Perëndim, që kanë shkrue për te me plotë frymëzim, pa i hye në hak-aspak!
Turkologu i njohur rus, Smirnov, në veprën e tij :
“Përshkrimi i Historisë së Letërsisë Turke”, botuar në Petrograd, me 1891, e cilëson Hoxhë Hasanin si “Lomonosovin e Turqisë”.
Kurse, historiani perëndimor, Rodrig Davidson, në veprër e tij “Reformat në Perandorinë Osmane” (1856-1876), thotë se: “Hoxha Hasan Tahsini ishte dijetari më i mirë i asaj kohe në tërë Perandorinë Osmane”.
Hoxha Hasan Tahsini ndrroi jetë me 4 korrik 1881, në Stamboll, në moshën 69 vjeçare…

Tags: , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.