Rreth Artikullit

Autori

Haxhinasto: Pengimi i çamëve ne kufirin Grek

 

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka pasur një reagim të vakët në lidhje me refuzimin nga Greqia, të qytetarëve shqiptarë që kanë lindur në qytetet dhe fshatrat e krahinës shqiptare të Çamërisë, e cila gjendet brenda territorit grek. Në konferencën e djeshme të shtypit, Haxhinasto, i pyetur nga gazetarët, tha se “reagimi i Ministrisë së Jashtme ka qenë i menjëhershëm. Kemi kontaktuar përkatëse greke, kemi kërkuar sqarime. Sipas greke, toponimia e përdorur në dokumentet zyrtare, ka ndryshuar me anë të ligjeve, nga ligjet greke. Ne jemi duke vlerësuar këtë shpjegim të palës greke dhe më pas do të mbajmë një qëndrim përkatës për sa i përket kësaj çështjeje”

 

Ministri i Jashtëm sqaron se Greqia ka ndryshuar toponimet në Çamëri

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, thotë se pengimi i shqiptarëve të lindur në Çamëri për të kaluar kufirin grek është i bazuar në ligjet greke. I pyetur për çështjen mbrëmë, në emisionin “Tonight”, në televizionin “Ora News”, ministri tha se kishte kontaktuar me homologun grek dhe se ai i kishte bazën ligjore mbi të cilën është mbështetur ndalimi i çamëve për të hyrë në Greqi. Haxhinasto sqaroi se në zbatim të ligjeve të tyre, grekët kanë bërë ndryshimin e toponimeve në zona dhe këtë vendim të tyren e kanë paraqitur edhe në OKB, duke lënë afat për të gjitha që të marrin masat për të ndryshuar këto toponime në dokumentet e tyre. Duke e trajtuar këtë si një procedurë tërësisht normale dhe ligjore të një shteti , Haxhinasto tha se qeveria shqiptare po sheh mundësitë për të marrë masat e nevojshme për të tejkaluar këtë ngërç dhe për të çliruar të lindurit në Çamëri nga pengesat që po hasin në kufirin grek. Ministri nuk sqaroi më tej nëse zgjidhja do të vijë nëpërmjet ndryshimit të toponimeve në dokumentet shqiptare, apo do të ketë negociata me palën greke.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.