Rreth Artikullit

Autori

Gratë çame, letër bashkëshortes së presidentit Uillson

Lejla Dino, e bija e Rasih Dinos, që në atë kohë ishte Kryetare e Grave Shqiptare Jashtë Vendit, duke shfrytëzuar njohjen personale me zonjën e presidentit Uillson, i drejtoi një letër gjatë qëndrimit të çiftit presidencial në Paris. Lejla Dino, e para grua çame që njohim deri sot u më në zë të politikës botërore, për mbrojtjen e çështjes shqiptare në përgjithësi e të asaj të Kosovës e të Çamërisë në veçanti. Bija e Çamërisë, në atë letër, ndër të tjera shkruante: “…Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhimshurve të tyre të rrekullohet nën zgjedhën e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t'na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur. Në këto çaste, shtetet fqinje të Shqipërisë duan t'i aneksojnë vende të tokës sonë të dashur ose që të prej nesh indipendencën tonë politike, por jemi të sigurt se lavdia e ndjenjave të larta dhe njerëzore të shoqit tuaj, dhe me ndihmën tuaj, këto gjëra nuk do të bëhen dot dhe se do të kemi për së afërmi Indipendencën tonë, me anën e së cilës do të marrin fund vuajtjet tona”. Dhe më tej, vazhdonte: “Qindra-mijëra prej punëtorëve shqiptarë, të cilët u shtrënguan të lenë shtëpitë e tyre dhe të refugohen në Amerikën tuaj të lirë, shpresojmë nxehtësisht se atdheu i parë i tyre, provinca e Kosovës dhe e Çamërisë, të cilat u ndanë padrejtësisht nga Shqipëria, më 1913… do të lirohen…, (ASH, Publikuar në “Albania”, 1 janar 1919).

 

Ide të njëjta si ato të letrës së Lejla Dinos, përcillte edhe një memorandum i hartuar nga figurat më të spikatura të mbrojtjes së çështjes çame, që iu dërgua Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Punëve të Jashtme të të katër fuqive fituese: SHBA, Anglisë, Francës dhe Italisë.

 

E veçanta e këtij memorandumi, ishte se ai bënte edhe një histori të shkurtër të Çamërisë: shtrirjen, kufijtë, si dhe popullsinë autoktone të asaj krahine shqiptare. Memorandumi nënshkruhej nga Dr.Asaf Çami, Mazar Dino nga Paramithia, Rexhep Plaku dhe Aqif Plaku nga Konispoli, nga Koska e , Mehmet Sejko dhe nga Filati. Ky memorandum u përcoll më 25 tetor 1919, (po aty).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.