Rreth Artikullit

Autori

Gjyqtari shqiptar ndalohet në kufirin grek, ishte me origjinë çame

Një bashkë me familjen e tij nuk është lejuar të kalojë kufirin në drejtim të Greqisë sepse ishte me origjinë çame. Rasti është sot nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të ësisë. Zoti Kreshnik Spahiu shprehu “shqetësimin e madh” për ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare të Kakavijës më datë 10 qershor 2011 ora 20:00.

 

“Gjyqtari i gjykatës së rrethit gjyqësor Skënder Damini është nga autoritetet policore greke për të hyrë në territorin grek me pretendimin se ai shoqërohej nga babai i tij dhe bashkëshortja.”- denoncoi sot ngjarjen nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

Sipas zotit Spahiu “gjyqtari Skënder Damini dispononte pasaportë shërbimi biometrike të vlefshme për të udhëtuar jashtë ërisë.”  “Nga autoritetet greke është vendosur shënimi se refuzohet me motivacionin se është i rrezikshëm për rendin për të hyrë në territorin grek sepse është konsideruar taksist i të atit të njeri i padëshiruar në territorin grek”- sqaroi Spahiu.

 

Nënkyetari i KLD-së tha se me të njëjtin motivacion nuk është lejuar të hyjë në territorin grek as bashkëshortja e zotit Damini. Ndërsa babai i tij është penguar pasi konsiderohet se nuk disponon një dokument të vlefshmë udhëtimi, ndërkohë që mijëra shqiptarë disponojnë të njëjtin pasaportë biometrike si i atij i zotit Damini dhe lejohen të kalojnë”

 

“I vetmi krim që ka kryer, i ati i zotit Skënder Damini është se ka lindur në fshatin Mazrek, i cili ndodhet në krahinën e Çamërisë”- nënvizoi nënkryetari i KLD-së duke e cilësuar rastin si “diskriminim” dhe theksoi se do të kërkohen sqarime nga ministria e Jashtme greke për këtë rast. Ky nuk është rasti i parë policia greke nuk ka lejuar kalimin në kufi të shtetasve shqiptarë me origjinë çame.

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.