Rreth Artikullit

Autori

GJUHA SHQIPE NËPËR SHEKUJ


 

Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin e sotëm grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin
familjar. Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e
flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë
popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë
arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet. Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:

Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.

…. ….. ….. …..
Vepra më e rëndësishme nga pikëpamja gjuhësore është fjalori greqisht-shqip i Kostandin Kristoforidhit. Në këtë fjalor pasqyrohen vetëm idiomat gjuhësore nga deri në Shqipërinë e Veriut. Një fjalor i gjuhës shqipe, në kuptimin e mirëfilltë, domethënë pasqyrimit të gjuhës shqipe që flasin arvanitasit, banorë që jetojnë masovikisht në Greqinë që në kohën antike, mungon edhe sot e kësaj dite. Në shekullin XIX, një tjetër shkencëtar, Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare” (1878)5, kishte hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të , ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë ku më vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi “Abetare të gjuhës shqipe” dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Aug. Dozan6. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndërrmjarja Historike dhe Etnologjike të Greqis. Më tej fati i fjalorit të Panajot Kupitorit nuk dihet. Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë që ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, G.Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet “Albanesich Studien V” faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht7.

Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi gazetën Zëri i Shqipërisë. Ai botoi më 1882 dy libra në gjuhën greke “Ankimet shqiptare” dhe “Klumësht për foshnjat”. Veprimtaria e këtij arvanitasi të shquar u ndërpre mbasi qeveria greke e arrestoi dhe e burgosi në Athinë. Në vitin 1887 Anastas Kullurioti vdiq i helmuar në burgun e Athinës. Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut titulluar “Meshari”.
Ai, u përfundua dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon N. Kazazi. Më vonë
“Meshari” shkoi në Bibliotekën e Vatikanit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e
para. Ky libër, ishte shkruar me shkronja latine ku ishin shtuar dhe pesë shkronja të tjera9. Dhe u botua më 1968, nën përkujdesjen e gjuhëtarit të
madh shqiptar, Eqrem Çabej, në gjuhën e sotme letrare shqipe.
……. …….. ….. ……….. …….. …….

Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Bile në flotën detare,
ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip. Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të
gjuhës shqipe, në ato vite ka përdorur shkronja greke dhe mendoj se mund të ketë përdorur alfabetin e mëposhtëm që unë e kam ndërtuar në bazë të fjalëve të shprehura në vargje. Për, plotësimin e alfabetit shqip me 36 shkronja, poeti duhet të ketë përdorur disa lidhje midis 24 shkronjave të alfabetit grek. Shkronjat që janë përdorur në poemë janë 38:

NDE PËR TË PARËN
EPARA VASILLOPUVA JONE PRINCIPESHËN
TONË
LEKSANDRA LEKSANDRA

Të këndonnë ndë arbërishte, ( Të këndojmë në shqip,)
Ç' ishtë gluhë trimmërishte, ( që është gjuhë trimërie,)
Ç' eflit nafarhu Miauli, (që e fliste admiral Miauli,)
Bocari, dhe gjithë Suli. (Boçari, dhe gjithë Suli.)

I
Duav diev ndë mal,( Doli dielli në mal,)
si të pa siprë ndë kal,( si të pa sipër në kalë,)
ufsheh bërdha ndë në re, (u fsheh brenda në re,)
të ndritonjësh ti ndë dhe. (të ndriçohesh ti në dhe.)
——
Kur ti vinje ka Tatojë, (Kur ti vije nga Tatoi,)
Hëna dil ka Jmitojë, (Hëna dilte nga Imitos,)
tuke shtif sit' e te pa,( duke hedhur sytë e të pa,)
ndrito për mua ti të tha.( ndriço për mua ty të tha.)
—–
Drita je çë sperëndon, (Drita je që s'perëndon,)
lulea e lulevet çë mblon (lulja e luleve që mbulon,)
ë ka merudhi, (vendet nga kundërmimi,)
kado vete e kado rri. (nga do vete e nga do rrish.)
—–
Parnithi një krino nxuar, (Parnis një zambak nxori,)
e ka marudhia e hovë, (e nga aroma e hollë,)
erdh një Dhuk' e na emuar, (erdhi një duk dhe na e mori,)
e ekev ndë Peterhovë. (dhe e çoi në Petërburg.)
—–
Lulea e lulevet me fletë (Lule e luleve me fletë)
bërdha ndë pallat jë vetë,( brenda në pallat je vetë,)
kur hin bërdha ndë një gardh,( kur hyn brenda në një gardh,)
ka gjithë luletë ti sbardh. (nga gjithë lulet ti zbardh.)
—–
Drita luan ndë diamant, (Drita luan në diamant,)
çel e shqep ndë një perlandë,( çel e shqep në një perlandë,)
bërdha ndë si tënd çë luan; (brenda në sy tënd që luan?)
edi vetëm' aj çë ruan, (E di vetëm ai që ruan,)
të sglidh më të mirën' vajzë (të zgjedhë më të mirën vajzë)
për ti shkon ndë glisht' unazë.( për ty shkon në gisht unazë.)
—–
Ketu e tri milë vjet, (Këtu e tremijë vjet,)
vasillopuv nëk' uvjet,( princeshë nuk u gjet,)
të mos ngjitej ati lart,( të mos ngjitej atje lart,)
të shih Lenënë ndë Spart. (të shihnin Lenën në Spartë.)
—–
Lenënë çë njer pastaij (Lenën që njeh pastaj)
ka të bukurit' e saij, (nga të bukurit e saj,)
një çë dh' asajë i pëlqev (një që asaj i pëlqeu)
vasillopuv e rrëmbev. ( e rrëmbeu.)
—–
Pastaij ka tri milë vjet, (Pas tremijë vjetësh,)
na uleshe ti ç' i glet (na uleshe ti që i ngjan)
Lenesë, ndë kurm ndë si,( Lenës, në trup, në sy,)
ndë t' ecurë ndë bukuri. (në të ecur në bukuri.)

—–
Ndai menate del një ifth, (Ndaj me natë del një yll,)
çë strros natën' e embif, (që shtron natën e mbyll,)
për posh dheft' e sjell ditë,( për poshtë dheut e sjell ditë,)
pra ja thonë ‘Afrëditë. (pra ja thonë Afërditë.)
—–
Ti je aij ifthi çë na sjell (Ti je ai yll që na sjell)
ditënë kur del si diell, (ditën kur del si diell,)
ka pallati, e na rruse (nga pallati, e na zbret)
ndë në horë, si një nuse, (në qytet si një nuse,)
me të tëmë me të tatë, (me të tëmë me të tatë,)
e të mblonmë me uratë. (e të mbulojmë me uratë.)
…….. …… …… …….

Shkruajta ndë 26 E shkruajta në Marsit 1889 ndë Pire. 26 Mars 1889 në Pire.
(POEMA KA 430 RRESHTA, Kjo eshte e shkurtuar)

NJË FJALIM PARAZGJEDHOR I BOTUAR NË GJUHËN SHQIPE NË GAZETËN GREKE “TO ME”
NË VITIN 1860
….. …. ……
Tekstin po e paraqes ashtu siç është botuar në gazetën “E ARDHMJA E ATDHEUT” në gjuhën shqipe, të shkruar me shkronja greke dhe me disa kombinime për të plotësuar alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë transkriptimit vërejta se shkruesi i fjalimit parazgjedhor të vitit 1860, ka përdorur shumë fjalë greke. Po i njëjti fjalim është botuar në gazetën e kohës edhe në gjuhën greke. Për transkriptimin e fjalimit parazgjedhor të vitit 1860, kam përdorur alfabetin e mëposhtëm me 38 shkronja. Aty ku ka pikëpresje ka kuptimin e pikëpyetjes.

Pr' polit të katundevet t' ‘Athinësë

Vllezer!
Dheu ist i ljagëtë akoma ga gjakëratë të tatrevet edhe vllezrevet tuai˙ progjismë tiragnonë, apoktismë elleftherinë, ist sjum' e madhe lipon
vllastimi ndë kai gjaku të mos jemi ikano pr' ellefteri. Tuti ata sitëtë çë ranë ndë ljuftë do të na jjapënë nemë edhe mallëkime. Na çë sindagmë.
Çë do thetë sindagmë; Do thetë çë gjithë polit ka to dhikioma të frondisnjë vetëmë të dhiokisetë mirë patridha, të mos ketë të rëndë foro, to bënjë të mire nome, të mos ibenjënë konaqe, të mos ibjerë korofilaqi me vurdhulë ëdhe të tjeratë. Epedhi çë nuk boresnjënë tuti politë të mblidhenë, pse janë alargu njeri ga njatri dhiorisnjënë antiprosopë ëdhë ata thujenë vuleftai. Ata bënjënë atë çë do të bëinë politë ndë mblidhesinë, ëdhe çë do bënjënë ata ist i mirë bënë.

Donni të sihnni çë vëljen dhikiomai jjuai; vëzdonni kuvernisinë pr' të petiqjënjë papsën dhimarhotë ëdhe dhiorisën dhimarho të tretën paredhro, ëno nomi thotë çë preps të dhiopisetë i pari paredhro tërgon psalidhoqerëtë e dhimarqisë edhe Nomarqisë pr' tu pllanepsënjënë i tu foverisënjënë. Polit!
Sindagmai thotë çë istë paranomi Kuvernnisi t' anakatosetë me dhinami të sajja edhe ëpirroi nd' ëklogi, nuk' istë pune e sajja, eklogjia iste
dhikioma i lait. E sihnni fort mirë Kuvernisi pr' simfero të sajja anakatosetë, nuk preps lipon të stinni psifo ndë ata çë u protinën, pse do
ti kenni tauljetë.

Për qytetarët të katundeve të Athinës

Vëllezër!
Dheu është i lagët akoma nga gjakrat të tatëve edhe vëllezërve tuaj; dëbuam tiranin, fituam lirinë. Është shumë e madhe, pra, vëllazërimi ndaj këtij gjaku të mos jemi të denjë për lirinë. Të gjithë ata syt që ranë në luftë do të na japin nam dhe mallkime. Ne që kemi kushtetutë. Ç'do thotë kushtetutë?
Do thotë që gjithë qytetarët kanë të drejtë të përkujdesen vetëm, të qeverisë mirë atdheu, të mos ketë të rënda taksa, të bëhen të mira ligje, të
mos i bëjnë konak, të mos bjerë xhandarin me kërbaç edhe të tjera. Meqenëse që nuk mundin të gjithë qytetarët të mblidhen, sepse janë larg njeri nga tjetri, caktojnë përfaqësues edhe ata quhen deputetë. Ata bëjnë atë që do të bënin qytetarët në mbledhje, edhe çfarë do bëjnë ata është e mirë të bëhet.
Nëse kuptuat mirë që po të kujdeseni të caktoni të mirë njerëz ata që do vështrojnë interesin tuaj, njerëz që nuk mund t'i mashtrojë, mos t'i tërheqë nga vetja e tij, do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. . Por, nëse caktoni njerëz tuaj që i dinë vuajtjet tuaja edhe një e rrahur e xhandarit,
vjen, edhe një e vogël shkelje do të jetë një e madhe fyerje për qytetarin, sepse qytetari atëherë do vejë në të vërtetin përfaqësues të tij
edhe nuk do t'i thotë “mos ki merak, do të kujdesem … çfarë bëhet për një të rrahur … ashtu ishte koha…”, por do të vejë në Kuvend të thotë edhe
deputetët do të thërrasin ministrin të pyesin çfarë u bë do t'i kërkojnë pakënaqësinë edhe do të gjykohet ai që është fajtor, në mos gjykohet,
atëherë prishet ministri me Kuvendin, edhe e dini çfarë pëson ministri? Pushohet. Ashtu do të ndreqen punët edhe nuk do të bëhen padrejtësi.

Doni të shihni sa i madh është e drejta juaj? Vështroni sa të mira premton qeveria që do të bëjë në gjithë bashkitë; premton shkolla, premton gjyqe paqësore, premton ura, ju premton të gjitha të mirat, arën**, të jepni votën tuaj ministrit Simo edhe në kryebashktiakut Skufo, edhe pastaj i harron të gjitha, arën, të dalin deputetë njerëz që nuk dinë nga mot edhe brengat që vuan shpirti juaj nga kalimtarët edhe konduktorët. Ata nuk dinë me ç'punë edhe djersë nxirrni bukën, ju ngarkojnë me të tjera taksa!
Doni të shihni sa vlen e drejta juaj? Vështroni qeverinë për të arritur qëllimin pushon kryebakëtiakët edhe emëron kryebashtjak të tretë zëvendës, dhe ligji thotë që duhet të caktojë i pari zëvendës dërgon të prerin me gërshërë*** të Bashkisë edhe të Prefekturës për t'u mashtruar ose t'u frikësojë.

(KY FJALIM PO JU DERGOHET I SHKURTUAR. AI ESHTE PREJ 3 FAQESH)

……. ……….

KËRSHËNDELLAT ARVANITASE

Kërshëndellat janë këngë gëzimi, që u këndohen ardhjes së Vitit të Ri dhe shpërndarjes së dhuratave nga plaku i Vitit të Vjetër, ose siç njihet në
fenë Ortodokse, Shën Vasili. Këto këngë gëzimi, këndohen nga grup fëmijësh që trokasin derë më derë për të treguar ardhjen e Vitit të Ri. Mbas këndimit të këngës fëmijëve u dhurohet nga të zotët e shtëpisë nga një lek ose dhuratë tjetër simbolike. Populli shqiptar, kishte dhe ka kërshëndellat e veta, që këndohen në prag të ardhjes së Vitit të Ri. Edhe pjesa e popullit shqiptar që jeton në territorin e Greqisë ka kërshëndellat e veta të cilat në masën e gjerë të tyre njihen me emrin Kalanda. Me kalimin e viteve shumë pak kërshëndella mbetën në kujtesën e arvanitasve në fund të shekullit XX.
Të moshuarit e fundshekullit XX, kujtojnë që këndonin kërshëndella kur vinin Krishtlindjet ose Vitit i Ri, por me kalimin e kohës këto këngë gëzimi kanë filluar të harrohen. Ata kujtojnë që kërshëndellat i këndonin në gjuhën shqipe. Disa nga këto këngë gëzimi arvanitase janë botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” në vitet 1983-1995.
Kështu, një pjesë e kërshëndellave që këndonte populli arvanitas me rastin e Krishtlindjeve, janë shpëtuar duke u shkruar nga mbledhës të ndryshëm arvanitas në faqet e revistës “BESA”, që tashmë nuk qarkullon.

Sipas kërshëndellave, ndërimi i viteve shoqërohej me kërkimin e fatit. Pra, Shën Vasili ose plaku i Vitit të Ri, thirret si pasues në kërkimin e fatit,
i cili cilësohet “njeri” që vjen nga “toka e premtuar”, me shumë të mira dhe sjell mbarësi. Ditët e Krishtlindjeve janë ditë ndjeshmërie, pendese për
mëkatarët, përzemërsie e mirësie. Në kërshëndellat e zonës së Menidhit  mbledhësi Dhimitër Jota shënon: “Me rëndësi në kërshëndellat e Menidhit është miti i njohur i lëshimit të bisqeve të reja nga druri i thatë”1. Por, këtë mit e ndeshim edhe në vise të ndryshme të Greqisë jugore nga Rumelia e deri në More, që njihen në histori e deri më sot si zona të banuara me popullsi shumicë arvanitase. Nga arkivi i revistës arvanitase “BESA”, kam shkëputur disa kërshëndella që kanë vlera të larta gjuhësore, historike dhe folklorike.

Nga Arben Lalla

Tags: ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.