Ushtarët zervista hynë në paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme.
Delvinë më 26 shkurt 1947
Fatime Prenjo
A E DËGJOJMË KAMBANËN
Në qershor 1944
Rezervisti Dhimo Pasko
Me djalin e tij Sotir Pasko
Ma vranë djalin brenda në shtëpi
Në Paramithi
Lëkurën e kokës së djalit
E mbaj në jetë për kujtim
Kur të vdes varrosmëni
Bashkë me lëkurën e djalit tim
Të mos e hanë qentë sërish
Ky rrëfim në mos u bëftë libër
U bëftë Kambanë
Të mos e harrojnë njerëzit tragjedinë
Të mos e harrojnë shqiptarët Çamërinë
(Vargje që nuk u shkruan nga Fatime Prenjo
në Paramithi, në qershor 1944)