Rreth Artikullit

Autori

Dera e Dematëve


D era e Dematëve është një familje shumëdegëshe nga Filati i Çamërisë. Familja ka të njëjten prejardhje me  dhe përveç farës kryesore Demi përbëhet dhe nga familjet Çafi, Çami, Dauti, Dojaka, Memko, Resuli, Zejneli dhe Zeqiri. Dera u dokumentua për herë të parë më të 18të dhe banonte e mbizotëronte 32 fshatrat e malesisë lindore të Filatit. Familja përmbanë heronjë dhe dëshmorë të popullit si Ali dhe Ballkëze Demi, firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë si Rexhep Demi, ministra të qeverivë të Shqipërisë si Niazi Demi dhe anëtarë të kryesisë së degës jugore së Lidhjes së Prizrenit.

 

Paraardhësit e Dematëve dhe Sejkatëve ishin dy vëllëzer ndoshta nga Çamofshatrat  e Prevezës.  Ky fakt dokumentohet dhe në vargjet të Qamil Çamit “Demi e Sejkua”: “Dem e Sejkua në Filat,/kishin ardhur nga një fshat/ në një gravë kishin lërë/dy vëllezërit e mjerë…”. Në fillim të shekullit të 19të dy derat kishin fuqi të barabartë por më pas fuqia e Dematëve u shtua, kurse filloi dhe gjakmarrja midis dy derave. Gjakmarrja filloi kur më 1851-3 Xhafer Demi vrau kushuririn e tij Abdurrahman Demin(në atë kohë 24-5 vjeç), i cili ishte djal i motrës së Hasan Sejkos. Më pas Sejkatët vranë djalin të vetëm të Xhafer Demit, Eminin duke shperthyer depozitën e municionëve kur ai po i kontrollonte. Gjakmarrja mbaroi në fillim të shekullit të 20të pasi u vranë rreth 119 anëtarë nga të 2 familjet.

Kjo gjëndje ndau gjithë zonën dhe pasqyrohet akoma dhe gjatë krijimit të shoqatës Vëllazëria të Filatit, që u përfaqësua ne kongreset e Manastirit dhe Elbasanit. Shoqata u krijua kryesisht nga Sejkatët dhe për shkak të këtij fakti vetëm Musa dhe Rexhep Demi morrën pjesë nga Dematët. Pas vdekjes së trashgimtarit të fundit të familjes së Xhafer Demit, prona e tij kaloi te një nga nipërit e familjes, Abdul Kokën nga Delvina. Trashgimtari i tij Ymer Koka shiti pronat te degat e tjera të Dematëve dhe vdiq në Tiranë gjatë 1930. Nga pronat e Dematëve pas shpërnguljes të Çamëve nga Greqia një pjesë u dhanë te ë nga Azia e Vogël kurse familja humbi të drejtat e pronësisë së pjesës tjetër.

 

Qazim Demi

 

Anëtarë të njohur të Dematëve:

  • Ali Ahmet Demi, Hero i Popullit, lindi më 28 janar të vitit 1918 në Filat. Ishte anëtar i njësitit gueril të Tiranës, u vra në Vlorë më 20 dhjetor të vitit 1943. Lagjia dhe rruga Ali Demi në Tiranë janë emëruar sipas tij.
  • Ballkëze Demi (1928-1944), Dëshmore e Atdheut, lindi më Filat dhe morri pjesë në luftimet të LNÇ-së. Vdiq më 13/6/1944 në fshatin Pandeleimon në Çamëri gjatë betejave.
  • Mahmut Musa Demi lindi në Filat dhe ishtë anëtar i kryesisë të degës jugore së Ligës së Prizrenit. Kishte rol qendror në e 1902-së në Filat. Më 1992 u nderua nga Republika e Shqipërisë me medaljen “Për Veprimtari Patriotike”.
  • Musa Hamit Demi (1878-1971) lindi në Filat dhe ishte redaktori i parë të Zgjimit të Shqipërisë, gazetës shqipe të Janinës. Përpara luftës së dytë boterore ishte dhe drejtor i doganave të shtetit . Gjatë luftës u zgjodh kryetar i këshillit të LNÇ-së për Çamërinë. Më 1945 u dekorua me medaljen “Patriot i Rilindjes Kombëtare” kurse më 1978-81 me medaljen “Për Veprimtari Patriotike”. Vajza e tij Ballkëze Demi është Dëshmore e Atdheut.
  • Niazi Rustem Demi (1919-1977) lindi në Filat. Më 1943 iu ngarkua detyra e komisarit të komandës së qarkut të Beratit. Pas luftës shërbeu si këshilltar i ambasadorit shqiptar në Moskë dhe zv. ministër i tregtisë.
  • Qazim Mahmut Demi (1892-1943) lindi në Janinë. Në moshë 14 vjeçare morri pjesë kundër ushtrive greke gjatë luftave ballkanike në Shqipërinë jugore. Më 1920 morri pjesë në luftën e Vlorës, kurse gjatë  luftës së dytë boterore ishte krahinar i LNÇ-së në Konispol. U vra më 1943 në Konispol.
  • Rexhep Demi (1864-1929) lindi në Filat. Ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë dhe ministër i qeverisë të parë.
  • Tahir Abdi Demi (1919–1961) lindi në Filat. Ishte reprezantuesi i Shqipërisë në KOMEKON dhe kryetar i komitetit ekzekutiv së PSSH-së në Sarandë e më pas në . U dënua dhe ekzekutua më 1960 si anëtar i një grupi anti-hoxhist.
  • Vejsel Shaban Demi lindi në Filat. U dallua më 1897 kundër ushtrisë greke, kurse më 1902 pas kryengritjes të Filatit u burgos nga Osmanët në Janinë. Më 1914 gjatë luftës së parë botërore u burgos në kalanë e Gjirokastrës nga greke.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.