Rreth Artikullit

Autori

Çamët, përsëri përballë dinakërisë greke

Referuar dokumenteve arkivore të AQSH, të shteteve të ndryshme europiane, përfshirë dhe atyre greke (të cilave do u referohemi në vazhdim), pohimet që u përhapën në atë kohë nga qarqe të caktuara greke e që kanë ardhur deri në ditët tona, nëpërmjet shkrimeve të papërgjegjshme greke në librat e shkrimet e tyre, për bashkëpunimin e çamëve me pushtuesin, shtrembërojnë në mënyrë flagrante të vërtetat historike.
Në këtë përfundim ka arritur edhe historiani grek, Niko Ziagkos (Zhanga), nënvizon: “Sikur shqiptarët çamë të ishin vrasës e kriminelë, do të ishin të zhdukur gjithë fshatrat e krishtere të Çamërisë, që ishin rreth fshatrave myslimanë”, ( Niko G.Ziagkos, Anglikos…, Vëll.I, f.146).
Por grekët u hakmorën barbarisht, duke masakruar çamë të pafajshëm. Arkivat shqiptare kanë mjaft dëshmi që e faktojnë këtë. Ja një prej tyre: ” Ky qëndrim objektiv nuk ka asgjë të përbashkët me deklaratat publike të Stavridhit, oficer i Xhandarmërisë së Filatit, që në korrik të vitit 1940 i rrihte shqiptarët në mes të pazarit të Filatit, duke i akuzuar si agjentë të italianëve dhe i kërcënonte se nuk do të linte këmbë çami të gjallë”, (AMPJ, Tiranë, dosja nr.42, viti 1944, f.87).
Akuzat dhe motivet e arrestimit të parisë çame, bien ndesh me traditën historike të çamëve dhe besnikërinë që treguan ata në mbrojtje të krishterëve, si dhe renditjen e qindra djemve çamë në Luftën Antifashiste.
Kështu, Demi, Petri Musa Demi, Dervish Dajaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hamiti, Gani Demi, Taho Sejkon, Teme Sejkon, Hilmi Seitin, Tahir Demin, Vehip Demin, Heroin e Popullit, Ali Demi, dëshmorin Bido Sejko etj., u inkuadruan që në fillim në batalionin miks (greko-shqiptar).

Tags: ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.