Rreth Artikullit

Autori

Çamët krishterë shpëtojnë nga pushkatimi 500 gra e fëmijë myslimanë

Përballë masakrës, çamët në krah të njëri-tjetrit- Çamët krishterë shpëtojnë nga pushkatimi 500 gra e fëmijë myslimanë

 

Shpërngulja e myslimanëve, forcon lidhjet e komunitetit çam

Një ndjenjë e fuqishme e lidhjeve të çamëve me fatet e Çamërisë dhe të vëllezërve të tyre çamë, u shpreh fuqishëm në vitet '20-'30 të shekullit të kaluar. Qeveria greke, pas Traktatit të Lozanës (janar 1923), përhapi lajme se do të dëbonte nga krahina e Prevezës dhe e Janinës aq myslimanë, sa i nevojiteshin për të sistemuar refugjatët grekë që vazhdonin të vinin nga Azia e Vogël. Në këtë kuadër qeveria greke planifikoi me anën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shpërnguljen, fillimisht të dhjetëra-mijëra myslimanëve shqiptarë çamë, dhe në shtëpitë e tyre do të vendoseshin po aq refugjatë grekë.

 

Ndërkohë nga ana e autoriteteve lokale greke kishte filluar një fushatë propagandistike, veçanërisht në kazatë e Paramithisë, Margëlliçit, Filatit e Gumenicës, për t'i myslimanët shqiptarë të linin trojet e tyre dhe të shkonin në stepat e thata të Anadollit…

 

Çamët krishterë shpëtojnë nga pushkatimi 500 gra e fëmijë myslimanë

 

 

Arkivat për masakrën ndaj çamërisë

 

Internimet që paraprin spastrimin etnik

Qarqet shoviniste greke, para se të fillonin shpërnguljen e dhunshme të çamëve nga tokat e tyre autoktone, piku i së cilës u realizua në vitin 1944, sipas arkivave, ndërmorrën një sërë masash të tjera ndaj popullsisë së pa mbrojtur e krerëve të rezistencës çame. Sipas dokumentave arkivore dhe kujtimeve të të mbijetuarve çamë nga kjo masakër, krahas dhunës, mohimit të të shkollimit e gjuhës shqipe, nxitjes së armiqësisë mes besimetarëve myslimanë e ortodoksë, u përdorën pasivisht edhe internimet. Ja një nga dëshmitë e arkivave: “…Grekët e mençur nuk u pajtuan me veprimet shoviniste që ndërmerrte qeveria e Metaksait kundër popullsisë çame. Kristo Pituli, një nga personalitetet më në zë në Çamëri, mik dhe bamirës i shumë fshatarëve çamë, kur pa se komandanti i korofillaqisë i mblidhte burrat eparisësë Grikohorit për ti i internuar, i tha:”Ju jeni i huaj. Sot ju kemi këtu, nesër do të shkoni. Ne do të rrojmë së bashku me këta dhe ne do ti paguajmë pjatat e thyera… Internimi i parë u pasua më 4 gusht 1940, nganjë valë tjetër më e madhe, që përfshinte meshkujt çamë të moshës 17-70 vjeç.(Arkivat e Ministrisë së Punëve të Jshtëme të Shqipërisë. Dos.38, viti 1944, f.20; Nik.G.Ziagkos, “Anglikos”, vepra e përmb. Vëllimi I, f.138).

 

Njëkohësisht, referuar arkivave, internimet rnimet parapriheshin nga masakra çnjerëzore. “Në qendrat kryesore të Çamërisë si në Filat, Paramithi, Gumenicë, Pargë e Margëllëç, u krijuan komisione të posaçme nga administrata greke, të cilat hartonin listat e çamëve që do të shfaroseshin si dhe të çamëve të tjerë që do të grumbulloheshin nëqendra të veçanta larg territorit çam. Operacionin për ekzekutimet dhe interniminçamëve e drejtonte prefekti i Gumenicës, Vasil Llakos. Shembull domethënës është rasti i vrasjes së Bido Dules me dy djemtë e tij 22 dhe 25 vjeç. Para se ta vrisnin, xhelatët e detyruan Idrizin të hapte një gropë të përbashkët për djetë e masakruar para e në sy të tij… Ndërkohë, shtëpitë e pronat e çamëve vazhdonin të vidheshin e digjeshin…(J. Sarros, Vepra e përmb… faqe 631-632)

 

Çamët krishterë shpëtojnë nga pushkatimi 500 gra e fëmijë myslimanë

Ekskluzive/ Në vazhdim, nga studiuesi Hajredin Isufi jepen dëshmi e dokumente arkivore lidhur me besëlidhjen çame, për të mos lënë trojet nga dhuna shtetërore greke, solidaritetin fetar mes komunitetit çam, nisjen masive të spastrimit etnik, mbështetjen e qarqeve përparimtare , si dhe mbrojtjen e 500 grave e vajzave të Filatit nga pushkatimi i bandave të Napolon Zervës.

 

 

Historia e marrëdhënieve të çamëve myslimanë me të krishterët gjatë pushtimit fashist të Greqisë, duhet parë, gjykuar dhe vlerësuar mbi bazën e dokumentacionit të gjerë të kohës si dhe të vërtetave të pamohueshme. Është fakt i njohur se në këtë kohë çamët myslimanë dhe të krishterët u gjendën në krah të njeri-tjetrit për t'u mbrojtur nga elementët keqbërës dhe të pandërgjegjshëm. Masat e para të parisë së fshatrave myslimanë e të krishterë filluan që në vitin 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Duke u mbështetur në traditat e hershme shqiptare, midis tyre u krijuan besëlidhje.

 

1940, besëlidhja myslimano-krishtere e çamëve

Besëlidhja e parë midis myslimanëve e të krishterëve ishte që u krijua në kazanë e Margëlliçit, në vitin 1940. Sipas kësaj besëlidhjeje, fshatrat myslimane të Margëlliçit dhe fshatrat e krishtera të Frarit, Shenicës, Livadhiasë, Llurit etj., do të zinin pozicione të përbashkëta, për të sprapsur çdo kërcënim që do t'u vinte fshatrave të tyre. Madje u caktuan dhe pikat ku do të ziheshin pozicionet. Vijat mbrojtëse do të ishin në vendin e quajtur Fuzjat, një pikë strategjike që kontrollonte çdo hyrje e dalje ne atë zonë, si dhe vijën Arpice-Aji.

 

Besëlidhja u shtri edhe në mes të fshatrave të kazasë së Paramithisë, si dhe në mes të fshatit Kurtes dhe fshatit të krishterë Draganj.

 

Një besëlidhje e fuqishme ishte edhe ajo e krijuar në kazanë e Filatit; madje që në kohën e sundimit osman. Në lindje të qytetit të Filatit kishte katër fshatra të krishtere: Fanasomeri, Finiqi, Jeromeri dhe Sidheri, që njiheshin me emrin KALLOHOR (fshatra të mira). Banorët e krishterë të këtyre katër fshatrave dalloheshin si njerëz punëtorë e të ndershëm, bujarë e mikpritës dhe shumë korrektë me myslimanët. Në vitin 1940, kur qeveria bëri internimin e parë të parisë së myslimanëve të Çamërisë, disa të krishterë të fshatrave të thella të Filatit menduan se u erdhi çasti i volitshëm për të plaçkitur pasurinë e familjeve çame të pambrojtura. Ishin fshatarët e krishterë ata që i morën në mbrojtje fshatrat myslimane të Filatit dhe me ndërhyrjen e tyre, u arrit që të mbroheshin shumë familje myslimane

 

Dhimbja e të krishterëve për bashkëkombësit myslimanë

Nga mesi i muajit maj të vitit 1944 tensionet politike në Çamëri u rritën. Forcat e EDES-it ishin afruar në rrethinat e Paramithisë dhe përbënin një kërcënim serioz për popullsinë myslimane shqiptare të Çamërisë. Në këto rrethana, shumë familje shqiptare të fshatrave në rrethinat e Paramithisë, Gardhiqit, Dhragomisë, Skupicës, Karbunarit, Nihorit, Mininës, Vratilës etj., u detyruan të lenë fshatrat e tyre dhe të shkonin për t'u strehuar në zonat çame, që ishin pranë kufirit shqiptaro-grek. Komanda e lartë e EDES-it, më 24 dhe 25 qershor 1944, i bëri thirrje popullsisë myslimane të qytetit, që të mos lëvizte nga qyteti se “pas largimit të pushtuesve, popullsia, pa dallim feje e kombësie do të jetonte në paqe e në qetësi” . Në atë deklaratë Napolon Zerva u premtonte shqiptarëve, se “nuk do t'u prekej as jeta, as dhe as pasuria”, ( Krapsites, “Oi moussulmanci tsamides tes Thesprotias”, Athinë, 1986, f.128 e tutje).

 

Kjo thirrje mbushi me shpresa zemrat e zhuritura të popullsisë çame e për pasojë, një pjesë e mirë e tyre nuk u largua nga shtëpitë e tyre. Madje shumë banorë myslimanë, bashkë me të krishterët, bashkëqytetarë të tyre, të prirë nga dhespoti i Paramithisë dhe myftiu i qytetit, Sali Afuzi, i pritën në hyrje të qytetit forcat e EDES-it me këngë e vallë, më 27 qershor 1944.(J.Sarras, vep.e përm., f.661).

 

Aristidh Kranja, komandanti i Regjimentit XVI të EDES-it, në pasditen e 27 qershorit, ftoi në një mbledhje në shkollën e qytetit myftiun e Paramithisë dhe gjithë myslimanët e qytetit, për t'iu përcjellë “një mesazh paqësor”. Ftesa u prit me kënaqësi nga banorët e komunitetit mysliman dhe përfaqësuesit e saj. Shkolla ishte mbushur plot e përplot. Në fytyrat e shqiptarëve lexohej gëzim dhe kënaqësi, se më në fund kishte ardhur dita e shumëpritur për të jetuar në paqe e harmoni me të krishterët dhe të çliruar nga pushtuesit e huaj. Ishte kjo arsyeja, që kur hyri Aristidh Kranja në sallën e madhe të mbledhjes, u prit ngrohtë dhe me duartrokitje të gjata. Ai, në këtë tubim u deklaroi të pranishmëve se për myslimanët e të krishterët e Çamërisë do të niste një jetë e re, ku do të mbretëronte paqja dhe harmonia dhe se çamët do të gëzonin të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare.

ët e krishterë, strehë për të mbijetuarit myslimanë

Në vazhdim të fakteve që flasin për dashurinë dhe respektin reciprok që kishin dy komunitetet në Çamëri dhe dhembjen që ndjenë ata të krishterë të ndershëm për vrasjet, plaçkitjet e fshatrave e shtëpive të myslimanëve, që po e kthenin Çamërinë në një shkretëtirë të vërtetë, arkivat dhe dëshmitë veçojnë dhe aktin e lartë të fisit të madh e të respektuar të Vrisëve nga Grikohori. …Hizdar Ahmeti i përket një familjeje të njohur çame nga myslimanë e të krishterë në Grikohor dhe në të gjithë Çamërinë, si derë e madhe dhe njeri fisnik e me besë. Kur nisën shpërnguljet e familjeve çame nga trojet e tyre, ai dhe të afërmit e tij, vendosën të kalojnë në Shqipëri nëpërmjet Janinës, si një rrugë që paraqiste më rreziqe nga bandat greke. Në Janinë ai ra në kontakt edhe me shumë të krishterë të zonës së Çamërisë, që ishin strehuarkohët e fundit në Janinë.

 

Aty takoi edhe bashkëfshatarin e tij Strati Vrisin, me familjen e të cilit e lidhte një miqësi e vjetër. Ata të dy kalonin orë të tëra bashkë në kafenetë e Janinës dhe bisedonin për kaosin, që kishte përfshirë Çamërinë dhe gjithë Greqinë. Një natë, (sipas dëshmive të të mbijetuarit Hizdar Ahmeti), erdhi një i krishterë në shtëpinë dhe në emër te Strati Vrisit, më ftonte në një darkë, ku sipas fjalëve të tij, ishin edhe miq të tjerë të krishterë nga fshatrat e Çamërisë që i njihja dhe më njihnin. Më tej ai rrëfen: “Vendosa të shkoja me kënaqësi. Prisja të nisesha rreth orës 20. Ndërkohë që çami nga Grikohori qëndronte në shtëpinë e tij, shkon Eleni, e shoqja e Strati Vrisit dhe i thotë Hizdar Ahmetit: “Aga! Ke të fala shumë nga Stratiu. Sonte mos lëviz nga shtëpia ti dhe të afërmit e tu, se kundër jush është përgatitur një plan i keq që rrezikon jetë njerëzish”. Qëndrimi i Strati Vrisit dhe përpjekja e tij për të shpëtuar myslimanët, nuk ishte rasti i vetëm. Kështu hoxha i fshatit Kuç me të afërmit e tij që ishin larguar në Janinë, kur kishte filluar dhuna e terrori grek në Çamëri, u morën në mbrojtje nga të krishterët dhe më pas, kur u qetësua gjendja, u kthyen në fshatin Kuç… Kështu, sipas arkivave e dëshmive të të mbijetuarve, edhe në fshatin Mavrudh, i krishteri Gaqo Sholiu, shpëtoi nga thonjtë e vdekjes Nusret Sulon nga fshati Shulash, si dhe shumë familje të tjera myslimane në fshatin Lopës, që më pas u stabilizuan në Sajadhë, ku jetojnë edhe sot.

 

Si shpëtuan të krishterët familjen e njohur Gerra të Çamërisë

Tahir Gërra nga Vrohonai, ishte një derë e madhe patriotike. Njeri nga pjesëtarët e fisit të tij, Veli Gerra, ishte delegate i Çamërisë në Kuvendin historik të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Familja e Gerrave ishte edhe pronare e madhe tokash në Pllataredhe në Vris. Tahir Gërra, kur bashkë me çamët e tjerë mori rrugën e emigrimit për në Shqipëri, ka treguar një episod, që meriton të vihet në dukje. Ai në atë kohë ishte një burrë i moshuar, që i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Kështu plakun e mençur dhe të mirë Tahir Gërra, ndërsa largohej duke lënë pas Vrohonain e tij të dashur, krahas pafuqisë që ndiente në atë rrugëtim të dhembshëm dhe pasurisë së madhe, që i linte pas, e brengoste edhe diçka tjetër e madhe. Herë-herë kërkonte të ndalej dhe duke u ulur, kthente kokën pas. Buza i dridhej dhe sytë i përloteshin. Pas mbetej si ëndërr Vrohonai, varret e të parëve. Por pas mbeteshin edhe miqtë e tij të krishterë. “O Zot! O Zot, – pëshpëriste me vete plaku. Ç`është kjo hata! Mallkuar qofshin ata që na bënë këtë gjëmë!

 

Mallkuar qoftë ai Zervë qeni! Edhe në varr mos pastë derman !”- pëshpëriste ai gjatë gjithë rrugëtimit dhe më vonë. Dhe pjesëtarët e familjes Gërra, pas dekadash, tregojnë se kur ishin larguar nga shtëpitë e tyre, tërë gjënë e pasurinë ia kishin lënë në përkujdesje e në kujdestari mikut të tyre të krishterë Kozma Zoit, nga fshati Vris. Kur familja e Tahir Gërrës gjendej në fshatin Spatar, bashkë me shumë familje çame, Kozmai ishte nisur nga Vrisi me dy vetë të fisit të tij, për të takuar e parë Tahir Gërrën dhe familjen e tij kudo që të ishin. Ai i gjeti në fshatin Spatar, nën një tendë të madhe të sajuar të një çadre. “Na gjeti aty, na përqafoi si vëllai-vëllanë dhe derdhi lot dhembjeje, duke i thënë babait tim dhe neve sa ishim atje, burra gra, fëmijë. Na prishi lufta, or vëlla. Zoti na shpëtoftë ju dhe ne”, – tregon Nuri Gerra, djali i Tahir Gerrës. Atë natë, tregon Nuriu, miku i shtëpisë sonë, i krishteri nga Vrisi, e gdhiu natën bashkë me ne, në atë çadër. Të nesërmen, kur gdhiu dita dhe miqtë e krishterë do të ndaheshin, Tahir Gërra, duke iu hedhur në qafë, i tha Kozma Zoit: “Kam marrë nga tufa e lopëve të mia 7-8 lopë me vete, për të ushqyer fëmijët rrugës, por tani e shoh që as unë jam për to dhe as ato për mua. Duan kullotë e përkujdesje, qënuk mund t`ua siguroj, prandaj me gjithë zemër merri me vete dhe i paç hallall”! Pastaj iu drejtua të birit, Ruhiut: “Merri lopët dhe silli t`i marrë Kozmai”. Kozmai me njerëzit e tij dhe tufën e lopëve përpara, u kthye në Vris, ndërsa të nesërmen Tahir Gerra me fisin e tij kaloi kufirin. Fundviti '44.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.