About the Post

Author Information

Çamëria, përse kanë frikë grekët?- Dokumentar

Dokumentar nga Top Channel

 

 

Historia e marrëdhënieve shqiptaro-greke është e tejmbushur me momente delikate, përplasje diplomatike e deri ushtarake.
E gjendur përballë një pozicioni historikisht tolerant nga ana e Tiranës zyrtare, politika greke dhe grupime të mbështetura prej saj kanë ushtruar të vazhdueshëm për e ëndrrave me Vorio Epirin.

Ndërkohë, Shqipëria është drojtur deri më sot të hedhë në tryezë problemin e vetëm real mes dy : Çamërinë.

Udhëtimi ynë shkel përmes të njëjtave gjurmë të lëna në 1944 nga mijëra e mijëra çame të masakruar e të përzënë me dhunë nga e tyre, gjurmë të cilat nuk janë shuar plotësisht edhe sot, 67 më pas.

Igumenicë, Filat e kështu me rradhë, ndër qytetet e zhurmshme është e vështirë të dallosh shenja të një periudhe të cilën e rinj janë kujdesur mirë që ta fshehin. Edhe ndonjë shqiptar i mbetur druhet të flasë e fshihet menjëherë sa sheh praninë e kamerës.

Pas rreth dy orësh mbërrijmë në Margëlliç, fshatin me rreth 1200 banorë, ngritur diku mes kodrave të buta e të gjelbëruara të Thesprotisë. Mjaftojnë vetëm pak metra të përshkuara në rrugicat e tij për të dalluar menjëherë ndoshta simbolin më të fortë e kuptimplotë të një historie tjetër, të një historie të shkuar të cilën në këtë tokë nuk kanë mundur ta çrrënjosin.

Minarja, e mbetur jetime pa xhaminë e saj në një fshat ku nuk ka qoftë edhe një , është sot e rrethuar nga kishat ortodokse të cilat bëjnë hije në këtë vend që dikur ka folur ndryshe.

Në pjesën e sipërme të fshatit dallohen gërmadhat e dhjetra e dhjetra shtëpive që flasin më mirë se gjithçka për atë që ka ndodhur këtu me çamët 67 vjet më parë.

Pronarët e rinj shumicën e tyre i kanë kthyer në haure për bagëtinë, ndërsa rrënoja të tjera shtëpish mezi ngrenë krye nga toka.

Prania jonë në Margëlliç nuk mirëpritet, liria për të xhiruar zgjat vetëm pak pasi menjëherë kamera e Top Channel bllokohet nga banorë të irrituar, mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit. Nën presion, kamera e fshehtë mbetet e vetmja zgjidhje.

Kryeplaku, i mbështetur nga punonjës të postës policore të fshatit, na detyron ta ndjekim në zyrën e tij. Telefonatat e shumta na bëjnë të kuptojmë se vizita jonë ka shkaktuar shqetësim edhe përtej Margëlliçit.

“Duhet të kishit bërë një letër tek bashkia dhe një tek policia. Nëqoftëse nuk do të kishit kamera në dorë nuk do të ndodhte asgjë, as me policine, as me asnjë”, thotë kryeplaku.

Drejtuesit e fshatit, pas direktivave të marra nga autoritetet në Igumenicë, na thonë se në Margëlliç jetojnë vetëm 6 familje e me këtë rast, jo pa qëllim na ofrojnë intervistë me njërin prej tyre. Sigurisht, emigranti nga Karbunara e Lushnjes është i detyruar të pohojë atë që i kërkohet.

« Familjet shqiptare kanë ardhur këtu në vitin 2001, atëherë i solla dhe unë se më parë kam qenë vetëm. Të gjitha familjet shqiptare kanë ardhur pas viteve 90 », thotë një emigrant para kamerës.

Përmes emigrantit, tentohet të propagandohet dhe manipulohet një tjetër histori, që lidh shqiptarët me Margëlliçin vetëm pas viteve 90.

Pas intervistës lejohemi të filmojmë sërish. Por, edhe këtë herë gjithçka zgjat vetëm pak minuta, pasi grupi i Top Channel vihet nën vëzhgimin e rreptë e të paktën tre makinave të policisë greke.

vazhdon edhe pse makina e Top Channel del nga fshati Margëlliç. 2 nga autoveturat greke mbajnë distancë, ndërsa njëra prej tyre, me ngjyre blu, qëndron gjatë gjithë kohës më afër.

Shpesh herë gjatë rrugës automjetet e mbushura me civilë ndërrojnë vendet me njëra-tjetrën, por pa hequr dorë nga ndjekja e makinës së Top Channel.

Në kufi afrohet vetëm njëra prej tyre nga ku dalin dy persona të veshur civil, të cilët, siç duket edhe nga pamjet, i kërkojnë policisë kufitare të vonojë procedurat e lejim-kalimit të grupit të Top Channel për në Shqipëri.

Pas rreth 40 minutash largohemi drejt Shqipërisë duke lënë pas jo vetëm imazhet e një krimi masiv që kërkon drejtësi, por mbi të gjitha të një fqinji që nën ethet e nacionalizmit I trembet edhe një kamere televizive duke ekspozuar kështu anën më të shëmtuar.

Kjo ndodh në një kohë kur dërgatat greke të politikanëve, emigrantëve greko-amerikanë, nacionalistëve të të gjitha markave, jashtë apo nën kontrollin e Athinës zyrtare, gazetarë, diplomatë e deputetë, vijnë në Shqipëri e shtrojnë bash mu në mes të shqiptarëve e u mbajnë fjalime për tu kujtuar se tani së fundmi janë bërë grekë.

Këta njerëz lejohen t’i bëjnë këto, jo vetëm për shkak të përulësisë së politikës sonë, por mbi të gjitha sepse Shqipëria nuk ka çfarë t’i fshehë Greqisë, përveçse t’i kërkojë me zë të lartë të drejtat e çamëve.

Pikërisht këtu buron frika e grekëve, të cilët na ndjekin pas tërë panik sepse e dinë që ne jemi në vendin e krimit, i cili për fat të keq ende nuk është hetuar.

Ndërsa altoparlantët grekë të politikës e kishës janë angazhuar në thirrje që banorët e Korçës dhe zonave të tjera të jugut të deklarohen grekë, këtu në fshatrat e Çamërisë të gjithë i tremben një dokumentari që nuk synon të mbjellë nacionalizëm dhe urrejtje, por thjesht të risjellë në kujtesë krimet dhe genocidin grek.

Shtëpitë e rrënuara, minarja e mbetur e vetmuar që prej dëbimit të popullsisë vendase dhe mijëra dëshmi të njerëzve që janë ende gjallë janë fakte më të forta se pensionet e Athinës për fukarenjtë të cilëve u kërkohet të shesin edhe identitetin për ca para më shumë.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Comments are closed.