Rreth Artikullit

Autori

Çamëria është tokë etnike shqiptare e pa tjetërsueshme

 

Qëndrimi i politikës shqiptare ndaj çështjes çame mbetet i paqartë. Kur filozofia nuk përputhet me përfundimet historike edhe me realitetin, atëherë teorikisht qëndrimi politik në mbështetje të saj ka vlerat e demagogjisë.Ky fenomen politik dhe tipik shqiptar, sot ndikon fuqishëm në programet partiake e qeverisëse të Republikës së Shqipërisë, duke krijuar kushte të favorshme, që kjo politikë shpesh të ndodhet në udhëkryq dhe e pazonja të mbrojë interesat shqiptarëve.

 

Edhe konkretisht, në lidhje me zgjidhjen e problemit të Çamërisë, roli i takon Republikës së Shqipërisë.

Duke analizuar qëndrimet politike të subjekteve politike që kanë drejtuar Republikën e Shqipërisë në këto 18-vjet, lehtësisht konstatohet kontradikta e brendshme, e shprehur në vendimmarrjen e gabuar në interes të çështjes së Çamërisë.

Pika më e prekshme e këtyre marrëdhë mbetet; miratimi nga pala greke i akteve juridike për shfuqizimin e “Ligjit të luftës” me Nr.2636 të vitit 1940, edhe nga ngrirja e Ligjit Nr.2664 datë 03 dhjetor 1998 “Mbi Kadastrën Kombëtare dhe rregulla të tjera”, i cili në brendinë e tij përmban akte nënligjore për çregjistrimin e pronave të nënshtetasve grek me kombësi shqiptare të krahinës së Çamërisë dhe të shqiptarëve të tjerë në të gjithë Greqinë.

Kjo situatë e ndier politike e ka të nevojshme parashtrimin e problemit, çam në zgjidhje e tij afatgjatë dhe në rrugë demokratike.

Në strategjinë politike të shtetit shqiptar është e nevojshme realizohet akti fillestar i rivlerësimit të Aktit të Imponimit të “shtetësisë shqiptare” refugjatët çamë të vitit 1953, duke rrugën e ligjshme të ndërhyrjes së politikës shqiptare pranë autoriteteve ballkano-greke dhe atyre ndërkombëtare, mbi rivendosjen e të drejtave të mohuara të popullsisë shqiptare të krahinës së Çamërisë.

Shurdhëria politike e institucioneve shqiptare dhe pavendosmëria e tyre, vlen të analizohet thellë në sfondin e mosvlerësimeve që i janë bërë sistematikisht, interesave kombëtare të popullit shqiptar.

Është e turpshme, për politikën shqiptare që çështjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë ta kufizojë, vetëm në zgjidhjen e çështjes së pronave, sepse çështja e pronave është e një trajtimit të veçantë, sepse nga të dhëna aktuale, shteti ballkano-grek, e shqiptarëve të krahinës së Çamërisë i ka dhënë me qera, por me qera, në zbatimin e përqindjeve nga ata persona që i kanë marrë, ku shumica e tyre nuk janë qytetar autokton.

Qeraja me kuptimin e dhënies së përqindjes është sepse në shumicën e rasteve qiraxhinj kanë marre me qera edhe shtëpinë edhe pronën, e shqiptarëve, prandaj shteti shqiptar po të flas me shtetin ballkano-grek vetëm për pronat, që në filli, duhet shumë bojë edhe shumë flet, sepse është shumë e zorshme të gjenden në “Eladhë”, kaq shumë letra dhe bojë për të bërë këto “llogari”.

Por,që, nga politikanët e Tiranës Zyrtare duhet të kërkohet zgjidhje në bazë të ligjeve ndërkombëtare, edhe të shtrohet çështja, si çështje kombëtare shqiptare, sepse po u ngrit vetëm prona, si pronë ne e dimë që duhet një qëndrim qytetar, sepse ne e dimë ekonomin greke, e cila e ka fuqinë e “saltës me uli”, janë të ditura edhe mashtrimet greke në Komunitetin Evropian,ku grekët, japin, shpesh, vetëm bilance mashtrim.

Shqiptarët autokton që banojnë në krahinën e Çamërisë, së bashku me qytetarë grek, si psh anëtarët nga familjet Kacimanis, Janaqis, Kaqitis, Papatis edhe shumë tjerë, e kanë shprehur edhe vazhdojnë ta shprehin, që, politika greke nuk duhet të bjerë në nivelin e politikës së Milloshevicit, sepse çdo fillim e ka edhe një fund.

Por një të vërtetë politika ballkano-greke duhet ta dijë,kurse populli grek e ka ditur dhe e dij,që fati i shqiptarëve në rajonin e ballkanit nuk vendoset as në Athinë dhe as në Beograd.

Ka pasur qëndrime dhe reagime nga demokratike si psh: në seancën dëgjimore në Komitetin Amerikan të Helisinkit, në lidhje me të drejtat e njeriut në Greqi, është folur edhe për të drejtat e shqiptarëve të Krahinës së Çamërisë. Senatori Smith, ka zhvilluar një debat shumë të gjatë, në mbrojtësve të të drejtave të shqiptarëve të krahinës së Çamërisë.

Kurse Këshilltari i stafit të Komitetit Amerikanë të Helsinkit Chadeick R.Gore, pyeti tre herë përfaqësuesit grek për problemin çam.

Gjenocidi grek mbi shqiptarët e krahinës së Çamërisë është një diabolik edhe i përbindshëm që nuk mund të mbulohet më me shoshën,pa shohë, të politikës ballkano-greke.

Çamët janë një popullsi vitale me kohezionin e tyre historik dhe shpirtëror, edhe,sido që të bëhet,nga politika e shtetit ballkano-grek,çamët kurrë nuk do të gjunjëzohen,sepse kombi shqiptar nuk është gjunjëzuar kur. Edhe çamët që i përkasin ortodoks që jetojnë në Greqi, përball represionit shtetëror,brenda në familjet e tyre flasin gjuhën shqipe edhe nuk kanë për ta harruar kur gjuhën e tyre amtare.

Sepse aq sa mund të mbaroj uji i detit, po aq mund të shuhet gjuha jonë shqipe. Çdo gjë që mund të bëjë sot politika ballkano-greke, kundra këtyre zhvillimeve,do të ngelet një tentativë mjerane.

Por duhet ta dijë edhe një herë politika e “arabcinjëve” të Athinës Zyrtare, se Çamëria është tokë etnike shqiptare e patjetërsueshme, dhe çfarëdo vendimi që të merret në mënyrë shoviniste në dëm të interesave të saj, do të mbetet një problem i hapur edhe i mprehtë i kohës.

 

Nga:Bujar SHURDHI

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.