Rreth Artikullit

Autori

BEKRIU POEZI CAME SHEK 19

Bismil-lah, zura të nis, Bejtetë t'i flas

për qitapet do bashlladis, dhe i nisa me një tertip,
dica bejte di të ujdis, zhdo bekriu bëra nijet.
ja Rab, amë hidajet! me zëmërë bëra nijet.

Perëndija si urdhëroi, Pa digjo ti, more bekri,
pejgamberi na e dëftoi që pin verë, pin dhe raki,
dhe hoxha im si ma këndoi, Perëndija jote të di
kundr' asaj e bi rivajet. që je në besë hijanet.

Allahu e bëri , Ndose vera, ndo rakija
kush pin verë e ka dushman, harram janë që të dija,
e dëftoi brënda në Kuran, s'ishtë razi Perëndija
themelosurë me ajet. t'i pinjë turku për lezet.

Allahu e dha haberrë Vera ishtë zati murdar,
në Kuran kush e sa herë, turkunë e bën gjunahqar,
turku të mos pinjë verë, s'ishtë fajde, veçë zarar,
nd'ishtë që kërkon selamet. ndo në dunja, ndo n'ahiret.

Vera edhe prej derri Se ti kur pin verë, dehej,
edhe nexhaset prej njeri, kur shkon, posi derri ngrehej,
kundrë na u dha haberi, së gëzonej, lehej,
m'e ligë ishtë vera, në piet. për hiç gjë njerinë e vret.

Vera një edhe kumari, Ti bekri, mos u bën gafil,
putetë dhe lotozari, se ishtë haram me delil,
gjithë do t'i djegë zjarri, kush pin verë e bën rezil
kush i punon q'i bën adet. Allahu dej në kijamet.

Silloisu e bën figan, E ti, bekri, verën e pin
Perëndisë kërkoi derman, dhe me golë flet se ç'arrin,
që të bëri me iman. vetëhesë i bëneni hain,
Ku e gjen të tilë ? q'e kllet në të tile ezijet.

Kur pin verë, të del frika, Pin verë, bënej sarhosh,
hidhej mbi gjithë të liga, zhdo së lige i thua “hosh”,
atëherë të ra pika ngaha dini it bije bosh,
e ti nuk' e ke për haxhet! nat' e ditë mbi masijet.

Ki bekriu djal' i mihanesë Vjen shejtani e të gënjen,
që punon hata në besë, e pin verën me lagjen,
shum' i varfërë do vdesë, jargëtë të venë si qen,
pun' e ti s'i ka beriqet. kur lëpihej edhe bërtet.

Po që dehej, gjumi të merr, Kur vë këmbënë mbi këmbë,
bije, shtrihej si nonjë derr, qelqin' e rrëmben me dhëmbë,
vjen shejtani e të përmjerr, frima të qelbetë kërmë,
hej melun, gjidi xhenabet! dike pirë atë nexhaset.

Heq festenë e vë mbi si, Meleqëtë binë ferjat,
thua: “U bëçë tirjaqi, vallë çish thotë ki murtat,
do pimë një pikë raki, kuranit s'i ka itikat,
të na ketë buka lezet”. ja Allah, epi një musibet!

Meleqetë i helmove, Ki bekriu kur të vdesë,
shejtanëtë i gëzove, mihanexhiut do t'i thërresë,
xhehenemit ju afrove, t'i sjellë qelqin e mihanesë,
u nise ta biç zijaret. s'kujtonetë për shehadet.

Me të shpejtë vjen shejtani, I thotë: “Mbëlidh fiqirrë,
gëzonetë dindushmani, se të kam verë të mirë,
i qepetë prej imani, mos të vjen qejf për të pirë,
me hilera e bën davet. të të shkonjë aj hararet”.
Pa ngreu si ke adetnë, Dhe bekriu kur e digjon,
ta piç taze musallënë, verë të pinjë kërkon,
po bën inqar Muhammednë, meadhemall-llah pa iman shkon,
thuaj: “Zoti s'ishtë vërtetë!” në xhehnem vete për ebed.

Tani, në ka mënd në krije, Ti bekri, mos u bën fudull,
verë kurrë do mos pijë, po me tovbe bënu meshgul,
tovbe halis do të bijë, isht' umidh që t'e bën kabull
Allahu t'e bën magfiret. Allahu që është xhumerd.

Ti, bekri, mos rri në shubhe Se kur të të vinj' exheli,
se iman' e ke në tehluqe, do të dridheç posi teli,
po me të shpejtë bën tovbe, vera do bënetë beli,
sot për sot që je me shëndet. tovbeja të vjen me zahmet.

Se vera bënetë sebep Allahu t'e bëri harram,
që të merr Zoti në gazep, mënd në krije të dha tamam,
po hiq dorë e mos ju qep, ti nat' e ditë pin mudam,
se s'të lë të veç në xhenet! dehej, bënej, ja Allah, medet!

Gjezdis nëpër panairë Një turk që pin ashtu meshhur,
dhe konushtis me qafirë, kam frikë se ishtë kaur,
ku të gjeç verë të mirë, se me kaurë bën huzur,
atë ke për bash zijafet. turkunë s'e ka ragbet.

Kur të jetë i tili zëndik, Mahalla edhe gjitonë
që e pin verën me shirk, emër turk të mos t'i thonë,
kush ishtë turk edhe , në mos e lëftë zakonë,
atit nuk' i bën muhabet. mos i venë në zijaret!

Gjithë ta dini bekrinë, ërinë e zë iqrah,
që pin verën e rakinë, dike punuarë gjunah,
në qafirë e ka sinë, z'bën tovbe të bënetë islah,
se m'ata ishtë një rufet. as që kurrë s'bën ibadet!
Bekritë pinë, dehenë, Në këtë trapezi të rrimë,
me qafirë mbëlidhenë, miqësisht ahengj të bimë,
shoq me shoq hertisenë: këtë verë do të pimë,
“Verën e pifç me shëndet! në vuxhut të n'apë kuvvet!”

Qirasinë shoqi-shojnë, Dale-dale u bin vera,
miqësinë e dëftojnë, i prish mënt, u ep të tjera,
zënë këngën' e këndojnë egërsonenë si derra,
me terbije, me marifet. këcenjënë posi soldet.

Me të tilë miq në dunja Kërkojnë fai të mira
mos konushtis, se gjen bela që të jenë të kërpira,
edhe të tilë në sofra flasënë qafirësira,
Zoti mos na bëftë kismet! thonë mëndija ç'u pret.

Perëndija s'e sheh xhais, Nd'atë mexhlis kush të rrinjë,
me gazep meleqët' i nis, në të madh gazep do hinjë,
për një të tilinë mexhlis, prej Allahut, le ta dinjë,
gjithënjë u dërgon lanet. s'ka razillëk, veç àdavet.

Natë, ditë i pa sheriat, Mal' e fushatë
dridhenë,
verën' e bëre tabiat, gjithë t'apënë lanetnë,
pejgamberi s't'ep shefat, që bëre inqar ajetnë,
se s'punon si turk në umet. prej gjunahut bije tërmet.

Gur e drunjë më s'qëndrojnë, T'ep lanet dheu e qielli,
nat' e ditë hiç s'pushojnë, t'ep bela hën' e dielli,
ti, bekri, të mallëkojnë, vetëtima së kthielli
prej Allahut kanë ixhazet. mbi krije vjen e të pëlset!

Lumëratë që po shkojnë Sa jaradisma që janë,
dhe kronjetë që pikojnë, prej Allahut izën kanë,
detëratë që gjëmojnë, gjithë t'apënë belanë,
ti, bekri, t'apënë lanet! asnjë nukë t'ep rahmet.
Barërat që mbihenë, Ti s'të vjen meleq në derë,
gjithë t'apënë lanet t'apënë lanet ngaherë
dhe sa të gjalla gjëndenë dhe buka që pin me verë,
në stere, bërnda në det. ndo pse isht edhe nimet.

Pemëtë që binë hije, Retë që shtienë shinë,
t'apënë lanet mbi krije, lutenë në Perëndinë:
u largove prej Turqije “Bekriut epi rrupinë,
i pagusël, i pateharet. ja Allah, me qemal-i kudret!”

Dhe mbi krehe që të rrinë Bekriu nukë merr haber,
di qeramen qatibë vera i duketë sheqer,
të madhe rixha të binë: se ç'punon, ja ngrinë defter,
“Mos bën gjunah me iradet!” për xhehenem ja binë huxhxhet.

Në mahsher do jetë surgjun, As e shihni që në dunja
gjithë do t'i thonë “melun”, që çehren' e turkut s'e ka,
ki àjni posi majmun veç rrobat bëjnë ixhra
do të dalë në një suret. që i mban në turk-
kijafet!

Ndo ta blenjë, ndo ta shesë, Kush punonetë me verë,
në gjunah të madh ka pjesë, kështu ta ketë haberrë,
në mos beson, le të piesë do të qelbi një mahsherrë,
ulemanë ehli-sunnet. alemi do marrënë ibret.

Dej në mahsherr, nd'atë ditë, “Ja Rab”, do thonë alemi,
kur të dalënë bekritë, “Këtë vrromë as xhehenemi,
do qelbinë xhehenemlitë, me këtë azap që kemi,
që do të binë shiqajet. s'e heqëmë këtë siklet”.

Vjen një zë prej Perëndije: Shohënë dhe zebanitë,
“Hall' i asaj qelburije rrëmbenjënë bukaitë
vjen prej vere, prej rakije që të shtijejnë bekritë,
që i pitën ata murtet”. t'u binë azap me
shiddet.
Dhe shejtani do të flasë: Bekritë, kur të digjojnë,
“Dua bekrit' e dunjasë, hapënë sitë, vështojnë,
të rrinë në këtë dërrasë, shejtanë e mallkojnë
të pinë ngaha ki sherbet.” që i fton nd'atë zijafet.

Dhe shejtani thotë: “Zh'doni, Ku janë ato musallëra
me gazep që më vështoni? që pinjëm nëpër mihanëra?
Miqt' e mi, mos më marroni, Tani kshu na zuri hera,
që u keshë kaqë muddet! po eni të bimë gajret!”

Dhe bekritë atëherë Tani çish do të durojmë?
umidh' e kanë të prerë: Gjithënjë nukë qëndrojmë:
“Në dunja që pinjëm verë, këtë zahmet zh'do t'e shkojmë
nuk' e keshëm për kasavet. natë, ditë me ukubet?

Në këtë zjarr që digjemi, Kush ishtë turk me të drejtë,
ku të vemi të lutemi? ngaha vera të ruhetë,
Perëndisë zh'do t'i themi se vera sebep bënetë
që më irz në faqe s'na mbet!” që të shpije në dalalet.

Ju, bekri, kur t'i digjoni, Se këto fjalë që thaçë,
këto bejte t'i kujtoni, në qitap shkruar i paçë,
në daçi mos i harroni, shqip mananë ua dhaçë,
që të gjëndeni në gaflet! në daçi amëni rahmet!

Në më shafçinë bekritë, Gjene ju, bekri, në pifçi,
që të zënë kanositë, me tovbe në mos u kthefçi,
u plaçinë të di sitë, ngaha Perëndi e gjeçi,
se u kurrë s'u bi minnet! mua në më bëfçi gibet!

Për riza të Perëndisë Kundrë erdhi zemaneja,
dhe me anë të sherisë iktiza bën meseleja,
thaçë bejtet e rakisë, një mij' e diqind seneja
nuk' i fola për husumet. edhe tridhjet' e nëndë vjet.
Iptida hëna muharrem, Ndonjë fjalë ndë lathita
bejtet' i shkrova me kalem, në këto bejte që qita,
gjithë bekrit' i bëra zem, belqinda në mos e ,
me të mira m'u bëftë uxhret! Allahu bëftë merhamet!

Bejtet' i fola me sheriat,
saqë munda, paçë takat,
jam dhe brënda konispolit,
emërin' e kam Muhamet.

Tags: , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.