Rreth Artikullit

Autori

Arvanitët dhe prejardhja e grekëve

Titulli: Arvanitët dhe prejardhja e grekëve
Vështrim Historik – Folklorik – Politik – Gjuhësor
Autori: Aristidh P. Kola
Përktheu nga origjinali: Aldior Agora, Leonard Agora
Shtëpia botuese:  Toena
Viti: 2008
f. 512
Pesha: 0.80 Kg.

Mbi librin
Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse “arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re”. “Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e ëpërdrëjtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen”, shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se “u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t'i pranonin si greke, arvanitasit kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të e mundur të arsyetonin shumë gjëra si p.sh. që gjysma e tyre u shndërruan në mysilmanë gjatë turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare”.

Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se “brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi”.

Libri ndahet në pesë pjesë në të cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbëreshëve në Greqi, krahasimi gjuhësor greqisht-shqip, arbëreshët e neohelenizmit, vitet e para të okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese të arvanitasve.

Mbi autorin
Aristidh Kola lindi në greqi më 1944 në fshatin Kaskaveli të qytetit të Fivës në rrethin e Tebës. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Athinës (fakulteti juridik) dhe punoi për shumë kohë si avokat. Më 1985 u detyrua të linte profesionin e avokatit për t'u arrë me studimin e Arvanitasve, ku në të njejtën kohë iu besua detyra e Kryetarit të së Arvanitasve të Greqisë.
Bëri të mundur me përpjekjet e tij personale rizgjimin e lëvizjes dhe kombëtare të traditës arvanitase.

Më 1995 nis botimin e revistës “Besa” dhe të revistës 2 mujore “Arvanon”.

Tags: , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.