Rreth Artikullit

Autori

Anglo-amerikanet ishin ne dijeni per masakren Çame

Gjithçka qe do te pesonin çamerit myslimane qe do te kapeshin ishte parapare dhe percaktuar hollesisht nga Sulioti Napolon Zerva qe me kohe.

 

: Abedin Rakipi
Gjithçka qe do te pesonin çamerit myslimane qe do te kapeshin ishte parapare dhe percaktuar hollesisht nga Sulioti Napolon Zerva qe me kohe. Kjo e vertete ra ne vesh edhe te Riza Nexhip Kalit dhe Din Met Merit nga Paramithia. Aty nga 10.06.1944, kur ata po merreshin me mallerat e tyre ne Janine, nje nga te njohurit, hanxhiu Harallamb Kallojeropulli nga nje fshat i Janines, i kishte ftuar per darke. Pasi i kishte vene ne be se nuk do ta zinin ne goje, “se vihem ne rrezik jo vetem u po dhe tere familja ime e fare e fisi”, u kishte kallezuar se nje mbremje vone kishte shkuar ne fshatin e vet. Ne te hyre te fshatit e kishin ndaluar nje grup njerezish te armatosur, po si u tha qe ishte nga ai fshat dy prej tyre e shpune ne qender ku qene mbledhur tere fshataret dhe po degjonin folesin. Ishte gjenerali me origjine Suliote Napolon Zerva (shqipfoles qe beri karriere ne qarqet shoviniste greke). Ky, si me tallje e
kercenim i kishte thene: “He ku je ti miku i çamerve? Te kerkonim naten e te gjetem diten. Pa me trego si i ke miqte e tu ?” Si e kishte mbledhur pak veten Harallambi i ishte pergjigjur: “ Une jam grek, po si familjar qe jam, puna me lidh edhe me ata. Tregti bej e asgje tjeter.” Gjeneral Napolon Zerva duke shtrenguar nofullat kishte vazhduar: “Po dolen te verteta ato qe me thene se ti u shet arme çamerve ta dish se jo vetem ti qe po se po, por edhe tere fare e fisin tend do ta djeg me benzine se gjalli ne mes te fshatit, qe te lemerisen te gjithe.” Pastaj ai ju drejtua tere te pranishmeve: “Çamerve tu afrohemi dhe ti marrim me te mire, qe te mos na ikin nga duart derisa te zeme kufirin. Pasi ti kemi mbyllur si ne vathe, jo vetem nga njerezit qe nuk do leme kembe shtruar po do shkojme ne thike edhe macet e tyre”. Ne mbyllje Harallambi duke psheretire thelle u tha: “E merrni me mend se ç'e zeze u prêt po ju kapen dhe
ç'pesoj une po me zute gjekundi ne goje. Ikni! Kam ngrene buke me çamerit, me keni ndihmuar te rris femijet. Nuk e shoh dot llahtarin qe do pesoni.”

Me koke ne traste Rizai vrapoi nxitimthi ne Paramithi, po krere si myftiu Hasan Abdullah Seiti, Sali hafez Muhedini, hafez Abdullah Himi, Abedin e Gani Bako, Esad Husejn Harifi, hoxhe Husejn Bako, Nuh Bego e disa te tjere fjaleve te tij: “Greket u afruan tek dera dhe kane vendosur te na shuajne me maç e me kuç; te ikim sa jane akoma udhet hapur!”, iu pergjigjen: “Qeveria greke nuk mund te lejoje te behen ketu gjera te tilla, se turperon veten e saj dhe njollos perjete historine e kombit te vet” – perfundoi myftiu Hasan Abdullahu. “Ato qe thua ti jane profka e pallavra te atyre qe duan te na trembin qe te ikim e tu leme pasurite tona.”- tha Sali hafez Muhedini.

Me kot e lodhi frymen Rizai me arsyetime te gjithfarshme per t'u mbushur mendjen: “Qeverite greke qe nga 1912-ta e ketej as kane pertuar e as jane turperuar per te liga ndaj nesh. S'u ka ardhur hiç rende as per nderin e tyre e as te kombit. Perkundrazi, çdo here e kane ngrene turpin me buke. Qe te mos vemi me tej, kur dhe si e harruat kaq shpejt internimin aq te eger e aq poshterues qe na bene me 1940-1941? Me Italine luftonin ne na u versulen. Perse? Se donin te na shfarosnin. Perse se paten per gje turpin? Perse su bene merak per njollat? Dijeni si buken qe keni ngrene se, me tu rivendosur pushteti i meparshem, grekerit do te vene dore jo vetem mbi pasurite tona, po edhe mbi koken tone. Kush ua zuri dot doren per ne Turqi me shume se gjysmen tone? Kush u tha dot “Jo” kur na grabiten edhe kopshtet?”. Si e pa qe su mbushej koka, mori familjen e vet dhe u nis per ne Shqiperi; ate qe bene edhe tere familjet qe shpetuan pa u demtuar.
Edhe pse shumica derrmuese s'po levizte nga vendi, gjendja erdhi duke u ashpersuar, jo vetem per dite e me shume, por edhe per ore. Njerezia ne mbremje s'ishin te nese do te gdhiheshin te gjalle. Kjo gjendje beri qe populli te mblidhej ne xhamine e madhe te . U ndeshen 2 kundershtaret kryesore: Myftiu nga nje ane, qe ngulmonte per te mos u shperngulur dhe Mazar Dinua qe keshillonte zhvendosjen he per he te pakten ne fshatrat me ne thellesi e me te mbrojtur si, Mazrreke, Kurtes etj. Meqe askush nuk leshoi pe Mazari i tha: “Ti ben haptazi punen e grekut, po nje pune edhe me te rrezikshme qe se bejne dot as vete grekerit.” Myftiu iu pergjigj: “Ti po e pe keq kercet e iken, po populli s'ka nga vete. Une jam i biri i mulazim Abdullahut, qe i ka derrmuar greket nga Moreja ne Konice. Edhe une nuk dua ti shoh as me sy grekerit, po une mbaj nje qendrim: Hiq nje fill e mos e keput, per te ruajtur njerezit e vendin nga humbja. Kam 30
vjet qe kam vazhduar kete udhe vetem e vetem qe te shpetoj njerezit nga therja e zhdukja. Kete udhe do te mbaj sa te shohim se ç'do te behet.” Me sjelljen dhe qendrimin e vet dhe te atyre qe mendonin si ai, Hasan Abdullahu besonte se mund ti zbuste qofte edhe disi pushtetaret dhe kr. e tjere a-f. Keshtu ja harronte, ja donte te harronte fjalen e urte greke: “Fisin poniran me ta vallun u rodhjon”(per te ndryshuar nje natyre dinake nuk eshte gje e lehte). KESHILLI I LARTE ÇAM e arrestoi myftine dhe disa nga mbeshtetesit e tij me te rendesishem ne tere Çamerine, si: Qazim Rexhep Kasimin nga Paramithia, Isuf Izetin nga Varfanji, Shuaip Mete Çanon e Xhafer Xorxin nga Filati etj.
Disa muaj me pare ne gjimnazin e Paramithise nga Korfuzi kishin derguar Andon Rodhitin, mesues per frengjishten, po qe zoteronte edhe gjermanishten. Ai u afrua shpejt e shpejt me disa nga paresia Paramithite. Ky nderhyri tek komandanti gjerman,i cili e detyroi Keshillin ti leshonte te burgosurit.
Mungesa thuajse e gjithçkaje mbrojtese ne kushte kur armata eoeasite tanime kishte zene skajin Jug-Lindor te Çamerise se mesme, bente gjithkend te qendronte i mbi gjemba. Keshtu qe, pavaresisht nga ndikimi i madh i fjaleve te myftiut dhe disa te tjereve, pavaresisht nga ndjenja e mosleshimit te kamjes, te vendit dhe marrja e rrugeve te vuajtjeve dhe mjerimit, frika e kokes bente qe njerezia te rrinin gjithmone e me shume mendjengritur, te prire nga zhvendosja. Çdo dite qe kalonte mendimi per te ikur shtohej ne menyre algjebrike. Nga sa dukej gracka kryqtaro-athino-fanarite edhesite s'do te mund te zinte kend. Per te mos u shkuar parapergatitjet huq kryqtaret-athino-fanarite vune ne perdorim te gjithe dinakerine e tyre greko-suliote; nje to ishte edhe ftesa per takim qe u bene Myftiut te Paramithise, Hasan Abdullahut, Sali hafez Muhedinit, dhe Qazim Rexhep Kasimit. Takimi u be ne fshatin Popove qe gjendet ne pjesen veriore te Sulit. Pala greke,
dhe grekofile edhesito-eoeasite kryesohej nga shqiptari ortodoks Lefter Shtrungari; NE TE BENIN PJESE EDHE DY NGA OFICERET ANGLEZE QE BASHKEVEPRONIN ME LUKUNINE EOEASITE. Se ç'u tha ne te su be e njohur asgje. Vetem me kalimin e diteve zune te perperiten vesh me vesh disa nga parashtresat e pales greke si: “Ne Çameri se shpejti do te behemi fuqiplote…Njerezia te mos ike….Ju japim fjalen e nderit se nuk do te ngitet kush as edhe me nje lule”etj. Po se sa peshe kishte pasur dhe pari fjala e nderit te kr.a-f dhe se sa vlejten zotimet e asokoshme edhesito-eoasite, u vertetuan edhe nje here katerciptesisht pa kaluar as dy jave. Se ç'do te pesonin edhe vete ata te tre e gjithkush tjeter qe do te mbante vesh fjalet e tyre, u be e njohur sheshit qe gjate takimit. Dikush me qellim te mire apo te keq preu pergjysem bishtat e kuajve udhetues te atyre treve. Kjo do te thoshte: “Pergjysem do te shkurtoheni edhe ju vete. Qarkulluan edhe fjalet se u
paskeshin dhene edhe 3000 sterlina: “Jepuani, se atje do ti gjejme tok me kreret e tyre”- pas kishte thene Napoleon Zerva.

(Zoti Ibrahim Hoxha ne shume nga librat e tij historike bazuar edhe ne shume arkiva shteterore dhe deshmi okulare te çameve qe perjetuan gjenocidin sjell fakte te shumta historike qe tregojne qarte se oficeret aleate anglo-amerikane ishin ne dijeni te planeve te Zerves per masakrimin e çameve, por prapese prape e lejuan ate sepse interesa me madhore sesa jeta e çameve ishin ne loje per ta. Pas debatit me pro dhe anti amerikanet qe po zhvillohet keto dite ne forumin çameria denjova qe te sjell shkrimin e meposhtem te shkeputur nga libri “Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek.” Ne shkrimin e meposhtem tregohet sesi pala greke edhesito-eoeasite ne takimin e Popoves ne Sul kryesohej nga nje shqiptar ortodoks grekofil Lefter Shtrungari, por fakti kulminant qe e kam hasur edhe ne libra te tjere eshte se anetare te kesaj pale ishin edhe oficere angleze qe bashkepunonin me ta, ndersa pala shqiptare-çame perfaqesohej nga tre çame muslimane nder ta
edhe Myftiu i Paramithise. Keto fakte tregojne qarte se si gjermanet ne krahun e tyre si aleatet anglo-amerikane ne bashkepunim te ngushte, ishin ne dijeni te plote te planeve te Zerves por nuk ju dhimbsen çamet dhe nuk bene asgje per ti ndihmuar ata, ndaj perfundoj se AMERIKANIZMI i terbuar por i verbuar i disa shqiptareve apo çameve duhet qe para se te jete euforik dhe i lajthitur te bazohet me pare ne faqet e historise sone te pervuajtur çame. Sikur çamet te dinin vertete historine e tyre(qe shumica nuk e kane haberin fare ndaj kane qendrime jo llogjike) nuk do te dilnin kurre me moton GOD BLESS AMERICA por me moton GOD BLESS ÇAMERIA. Sepse sikur Amerikanet qe per disa vite e bene Taiwanin duke pasur Kinen gjigande kunder, Amerikanet qe jane vellai i madh i Izraelit duke i shpallur lufte gjithe botes Arabe, Amerika qe shembi Bllokun Sovjetik te superfuqishem, Amerika qe pasi e shkaterroi Japonine e beri ate serish fuqi opozitare kunder Kines
fqinje, Amerika qe sepse donte te shkaterronte aleatin e perjetshem te Rusise Serbine, e beri Kosoven shtet te pavarur, perse Amerika nuk denjoi te degjoje lutjet dhe kerkesat e Keshillave perfaqesues te çameve qe kane 100 vjet qe skane lene vit e vend pa i derguar Amerikes dhe shteteve te tjera, dhe ta bente çamerine siç beri vendet e tjera, po na le edhe sot e kesaj dite ne çameve ne meshire te fatit? Perse Amerika, vendi i lirive dhe te drejtave te njeriut nuk denjon te levizi asnje gur per te vene ne vend padrejtesine qe sadistet Zervisto-Suliote-Grek na bene ne çameve edhe pse ne kemi 100 vjet qe i dergojme peticione Amerikes?
Pergjigja per nje njeri qe ka pak instruim politik, qe azhornohet me politiken nderkombetare, dhe qe e njeh disi pak historine e politikes nderkombetare Amerikane e ka shume te qarte se
Amerika popujt e tjere i perdor si vegla apo shkaqe per te arritur objektivat e saj ekonomike apo politike, ashtu siç e ben edhe Rusia apo edhe çdo Perandori tjeter Imperiale. Ajo qe ne sot duhet ta kemi te qarte eshte fakti se nqs Amerika ska bere asgje per ti kthyer çamet ne vendin e tyre te dashur ne çameri eshte, sepse Amerika nuk ka ndonje interes deri tani atje. Diten qe Amerika do te kete ndonje interes (si psh konflikte ideologjike, lufte, konflikte rajonale, me Greqine dhe aleatet e saj) Amerika do ta perdori edhe çeshtjen çame per interesat e saj dhe do ta ngreje ate ne arenen nderkombetare, gjithmone nen masken e te drejtave te njeriut; ato te drejta qe ne kemi 100 vjet qe po ja kerkojme Amerikes dhe botes por qe spo na i jep vetem per faktin se ne çamet jemi muslimane dhe se ata skane asnje interes qe te na ndihmojne (te pakten momentalisht).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.