Rreth Artikullit

Autori

Aga Prronjua- Heroi cam i Paramithise dhe perkrahja e tij per suliotet.

Kryengritjet e shumta te Epirit si kunder Pashait te Janines por edhe kunder Otomanve, kane patur si promotore te tyre agallaret e Camerise. Nje nga figurat me karrizmatike dhe me te ndritura qe ka bere emer rreth viteve 1790-1822 ka qene dhe heroi came Aga Islam Prronjua i Paramithise. Ja se si e pershkruan filloheleni William Plomer ne librin e tij “The Diamond of Janina” portretin e heroit came, Aga Islam Prronjon e Paramithise:
“85 vjece, nje trup gjigand, me nje mjeker te gjate dhe te bardhe, mbante mbas vetes se tij 11 djeme, me i vogli 30 vjece dhe me i madhi 60 vjece, te gjithe gjigande dhe te forte si Aty i tyre” A ka pershkrim me te bukur se ky portretizim i Aga Islam Prronjos, gjeneralit 85 vjece?

Aga Prronjua ishte nje nga udheheqesit me ne ze te Camerise, ishte mbrojtesi dhe shpetimtari i suliotve kur ata ishin ne ditet e tyre me te veshtira. Pa mbeshtetien, miqesine dhe besen e agallareve te Camerise, heroizmi i sulioteve nuk do te ishte ky heroizem qe pershkruhet sot ne tekstet e historise. Islam Prronjua ishte miku familjar i dy fiseve me ne ze te Sulit, Xhavellave dhe Bocarajve, ishte gjenerali me i moshuar i Ali Pashes, nje mga mbeshtetesit dhe perkrahesit kryesor te Aliut. Por zoteruesi i Janines dhe Epirit, i haroi shpejte miqte dhe mbeshtetesit e tij te dikurshem dhe hodhi syte nga pronat dhe kamia e cameve, ketu filloi dhe ndaria e madhe mes agallarve came dhe Pashait te Janines

Cameria dhe Suli prej kohesh gezonin nje fare autonomie nga Porta e Larte. Administrimi i Camerise behej nga vete camet dhe suliotet dhe Portes se Larte i paguhej vetem nje takse e vogel vjetore qe ishte sa 1/10 e prodhimit te vendit. Si nje krahine bregdetare autonome e begate, ne Cameri tregetia me Perendimin zinte nje vende te rendesishem. Sipas Pwkuvile ambasadorit Franceze prane Ali Pashes, tregetia e bulmetrave, djathit, gjalpit, mishit, lekurve, peshkut, vait dhe agrumeve, zinin vendin kryesore ne ekonomin e vendit dhe sillnin te ardhura te mira. Edhe Suli me rethinat e tij administrohej nga vete suliotet. Pushteti i sulioteve shtrihej edhe mbi 23 fshatra te krishtera rrotull Sulit qe ishin nen administrimin dhe mbrojtien e sulioteve, te gjitha keto fshatra i paguanin Sulit nje takse vjetore per mbrojtien qe u jepnin suliotet. Armiqesia e Pashait te janines me agallaret came dhe kapedanet suliotet erdhi si rezultat i taksimit te ri qe vendosi Ali Pasha mbi krahinen e Camerise dhe perpjekjen per te kaluar gjithe administrimin e vendit ne dore te tij. Ali Pasha deshironte qe krahinen e Camerise ta kthente ne nje ciflig te tij personal.

Per realizimin e qellimi te tij, Ali Pasha ndoqi rrugen me te gabuar; armiqesine me camet dhe suliotet si zoterit e vertete te Camerise. Pashai i Janines e dinte forte mire; me lufte nuk munde ti perulte dote kollai agallaret e Camerise, keshtu ai zgjodhi rrugen me te shkurter dhe me te preferuar, percarjen. Shume shpejte ne Cameri u cfaqen shenjat e para te nderhyrjes se Ali Pashes. Disa agallar te vegjel e te rene nga vahkti, te shtyre nga Ali Pasha, filluan te ngrynin krye kunder fiseve Prronjo e Caparaj qe sundonin Camerine, por ata duke mos patur mbeshtetien e popullsise came deshtuan ne synimin e tyre.
Pashai i Janines nuk u ndale, nepermjet forces vendosi taksa te renda, te papagueshme mbi krahinen e Camerise dhe kushdo qe nuk paguante detyrimet i konfiskohej . E gjithe kjo padrejtesi dhe prerje ne bese qe ju be agallarve came nga Pashai i Janines, ndezi tek te gjithe camet dhe reagimin e tyre. Agallaret came dhe kapedanet suliote i derguan disa peticione Portes se Larte ku ankoheshin per Ali Pashen dhe politikat e tij shtrenguse dhe percarse, por Porta e Larte e beri veshin e shurrdher kunder ankesave te shumta te sulioteve dhe cameve. Sulltanit i kishte ardhur koha te hakmerrej kunder kesaj krahine qe i kishte hapur telashe te shumta me miqesite e tyre me Anglezet dhe Francezet. Ali Pasha fitoi perkrahjen me pashe te Stambollit, por humbi mbeshtetjen e gjeneralve te tij came si Aga Islam Pronjua dhe Hasan Capari.

Ne vitin 1792 Ali Pasha sulmoi Sulin. Ai nisi drejt Sulit gjithe ushtrine e tij ku nje pjese te saj e drejtonte djali i tij i madhe Muhktari, kurse pjesa tjeter drejtohej nga gjenerali i mocem Aga Prronjua i Paramithise. Suli u rrethua si ne dare, 1.500 suliote te udhehequr nga kapedan Xhavella, babai i Foto Xhavelles, filluan rezistencen kunder trupave ushtarake te Pashait te Janines. Fillimet e para te ekspedites te Muhktarit paten disa suksese, por me mbrapa kjo ekspedit u thye e tera nga suliotet. Arsyeja e deshtimit te sulmit te Pashait kunder sulioteve, ishte mosemaria pjese ne sulme e Aga Prronjos dhe perkrahesve te tij, duke i dhene keshtu mundesi sulioteve qe gjithe forcen e tyre goditese ta drejtonin vetem kunder trupave te Muhktarit. Islam Prronjua nuk mund te sulmonte miqte e tij, ai e dinte shume mire, mbas mposhties se Sulit rradha do ti vinte dhe vete atij dhe agallarve te tjere came. Keshtu u thye dhe perpjekja e pare e Pashait te Janines kunder Sulit.

Ne vitin 1800 Aliu filloi perseri perpjekjen tjeter kunder Sulit. Sulmi i II-te kunder sulioteve filloi nen komanden e gjeneralit me te besuar te Aliut, Mustafa Zigurit qe u thye keqas nga suliotet dhe vete ai humbi jeten nga dora e Foto Xhavelles. I terrbuar nga humbja e radhes, Ali Pasha urdheroi tjeter sulme te menjehershem kunder sulioteve, por kete here sulmi i radhes do te udhehiqej nga vete Aga Prronjua dhe do te fillonte qe heret ne mengjeze me agimin e dites. Ali Pasha per ta detyruar Aga Prronjon qe te futej ne lufte kunder miqeve te tij suliote i mere penge djalin e vogel Agon dhe se me Noti Bocarin i izolon ne bodrumet e Janines. I mencuri Islam Prronjua, i zene ngushte, i dergon lajme mikut te tij Foto Xhavelles dhe i sugjeron Fotos te sulmoi tre ore perpara se te sulmonin forcat e tij. Heret ne mengjese, tri ore perpara sulmit, Foto Xhavella me kapedan Dhimo Dragon sulmuan te paret dhe keshtu mori fund dhe perpjekja e dyte e Aliut per te mposhtur Sulin. Por perpjekjet e Pashait te Janines per te thyer rezistencen e sulioteve nuk shteruan me kaqe.. Aliu e rrethoi perseri Sulin ne nje dare te hekurt ku nuk mund te hynte dhe dilte njeri. Ne Sule shume shpejt u c'faqe uria, e vetmia shprese e sulioteve per ti bere balle urise, ishte ndihma qe mund tu vinte nga Agai i Paramithise dhe Parga. Suli filloi te merte ndihmat e mbledhura nga Islam Prronjua i Paramithise dhe keshtu suliotet i bene balle dhe ketij rrethimi te eger. E gjithe ndihma dhe perkrahja e Agait te Paramithise per suliotet, nuk mund te kalonte pa rene ne sy te Pashait te Janines, por dhe Prronjua e kishte kuptuar qe veprimet e tij ne mbeshtetje te sulioteve kishin rene ne sy te Pashait te Janines. Per t'ju shmangur konfrontimit direkte me te plotefuqishmin e Janines, Aga Prronjua i dergon lajme Ali Pashes dhe i sugjeron atij se vete ai (Prronjua) do te kthehej ne vendin e tij ne Paramithi me justifikimin per te bere nje ispektim te hollesishem te trupave te tij qe mbanin akoma te rrethuar nje pjese te Sulit. Kjo ishte nje tjeter manever e Islam Prronjos per t'ju shmangur perplasjes direkte me Ali Pashen qe po i mbante penge ne bodrumet e Janines djalin e tij te vogel, Agon. Me vajtien e tij ne Paramithi, Islam Prronjua pa trupat e tij te garnizonit qe ishin zevendesuar te gjitha nga trupat besnike te Ali Pashes. Me kete ndryshim te situates, Islam Prronjua kuptoi qarte se nuk i kishte ngelur rruge tjeter vecese te pregatitej per nje lufte te gjate kunder Pashait te Janines.

Prej kohesh Aga Islam Prronjua bashke me Hasan Caparin dhe agallare e tjere te Camerise kishte filluar tentativat per nje bashkim te pergjithshem per nje lufte te perbashket kunder Ali Pashes. Pjestare te ketej bashkimi nuk u bene vetem camet dhe suliotet, ne kete bashkim moren pjese dhe dy pashallaret e tjere te kercenuar nga Aliu, Mustafai i Beratit dhe Ibrahimi i Delvines.

Ne Korrik te 1804 kunder Pashait te Janines u formua nje Lige e fuqishme e udhehequr nga agallaret came me ne krye Islam Prronjon dhe Hasan Caparin. Kete bashkim e tregojne dhe fjalet e kesaj kenge came qe na ka ardhur deri ne ditet tona.

“Teteqind e kater viti
Çameria krie ngriti.
………………….
C'ishte mbushur Parga plot,
Me filaqot e suliote,
prevezane e paramithiote.
Te gjithe fjalen e dhane
Margelliç e gumeniciot
te luftojne Ali Pashane!”

Lindia e kesaj Lige tregoi dhe njehere se mes Pashait te Janines dhe agallarve came kishte filluar . Goditjen e pare kunder Liges, Ali Pasha e filloi me dy pashallaret kundershtar te hershem te tij. Aliu ngriti kunder Ibrahimit te Delvines dhe Mustafait te Beratit gjithe vasalet e tyre dhe te dy keta pashallare kur e pane se ju rrezikoheshin cifligjet dhe harremet e tyre e braktisen marveshjen dhe u bashkuan me Aliun, te vetmit qe i qendruan besnike marveshjes, ishin suliotet dhe agallaret came. Aga Islam Prronjua, pamvarsisht se Aliu po i mbante penge djalin e vogel, nuk i braktisi suliotet dhe i qendroi besnike deri ne funde marveshjes. Ali Pasha duke pare qendrimin e pa lekundur te Islam Prronjos dhe mbeshtetesve te tij per suliotet, urdheroi trupat e tij qe te sulmonin Paramithine.
Camet nen udheheqien e Ago Prronjos dhe Hasan Caparit te mbeshtetur dhe nga 300 suliote te udhehequr nga kapedanet Foto Xhavella dhe Dhimo Drakua i thyen sulmet e njepasnjeshme te Pashait te Janines. Pas18 muajsh lufte te ashper e intrigash te shumta, Pashai i Janines arriti ti mposhte agallaret e Camerise. Ketu mori funde dhe rezistenca e fundit e agallarve te Camerise kunder Ali Pashes. Cameria dhe Suli perfundimisht rane nen sundimin e Aliut.

Jo shume kohe me vone, kur Sulltani zbuloi qarte qellimin finale te Ali Tepelenes qe luftonte per nje -Epir te pavarur dhe Shqiptar- i shpalli lufte Vezirit te Janines. Ne luften e tij kunder otomaneve Ali Tepelenes i duhej mbeshtetja dhe trimeria e cameve dhe sulioteve, per te fituar perkrahjen e tyre, Aliu ju ktheu te gjitha zoterimet sulioteve qe u kthyen perseri ne Sule, kurse agallaret came u bene perseri zoterit dhe sunduesit e Camerise se tyre. Agallaret came dhe nje pjese e kapedaneve suliote, bashkuan armet me Luanin e Janines dhe mbeshteten fuqimishte luften e tij kunder otomaneve. Aga Islam Prronjua u be perseri Gjeneral i Aliut dhe me 11 djemte e tij mbeshteti luften e Ali Pashes kunder otomaneve . Gjenerali tjeter i mencuri dhe trimi Hasan Capari u be dipllomat per mardheniet me jashte i Ali Tepelenes. Mencuria dhe besnikeria e ketij Cami e ngriti larte ne syte e te huajve Ali Pashain e Janines. Kurse suliotet me ne krye Marko Bocarin, Noti Bocarin dhe Foto Xhavellen u lidhen fuqimishte me Ali Tepelenen deri diten e fundit te rezistences se tij. Kjo miqesi e re dhe e fuqishme mes Ali Pashait dhe sulioteve u celebrua ne Janine dhe me martesen e dyte te mamase se Foto Xhavelles, Moskos, ku dore-zenes u be Luani i Janines. Kjo eshte e verteta e heroizmin te Aga Islam Prronjos se Paramithise dhe perkrahjes se tij per suliotet.
—————-
1)- Fakt: Pershkrimi I Aga Pronjos se Paramithise gjendet ne librin
“The Diamond of Janina” me autor William Plomer, Botimi i vitit 1970, USA.
Kpitulli VI-te “The sage of Suli:1, fq- 65, rrj 11-14.-

Arber Thesproti

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Nje Koment per “Aga Prronjua- Heroi cam i Paramithise dhe perkrahja e tij per suliotet.”